Basha zbaton vendimin e qeverisë për maskën! Kritika SPAK-ut: S'ngre as gishtin për inceneratorët! Rama: Qytetarët nuk i kthehen plehrave, kështu do bëhesh kryeministër? (VIDEO)

TIRANË - Në një kohë ndërkombëtarët vlerësojnë punën e bërë nga SPAK për hetimin ndaj krimit të organizuar, kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur me kritika. Në një deklaratë për mediat, të cilat duken se kanë zëvendësuar ato të Presidentit Meta, kreu i PD-së i bën thirrje prokurorisë së posaçme që të hetojë çështjen e inceneratorëve, të cilën Basha e konsideron si një prej aferave korruptive më të mëdha të qeverisë.

Sipas tij, SPAK nuk ngre as gishtin për të hetuar, ndaj ai i bën thirrje dhe prokurorëve që të justifikojnë punën dhe postin e tyre ose në të kundërt të japin dorëheqje. Ai tha se kryeministri jep miliona euro për 'mafian e plehrave' dhe një pjesë shumë të vogël për qytetarët shqiptarë. Ndërkohë kur jemi vetëm pak muaj nga zgjedhjet parlamentare, Basha thotë se anulimi i kontratave me inceneratorët është synimi i qeverisë së tij nëse do të vijë në pushtet.

I pyetur për një debat të mundshëm televiziv mes tij dhe kryeministrit Rama, kryedemokrati u shpreh se ai ka qenë i gatshëm që prej vitit 2006, por sipas tij, kryeministri ka frikë nga fjalët e Bashës. Prononcimet e Bashës me gazetarët kanë prodhuar replika dhe në rrjetet sociale mes tij dhe kryeministrit. Rama ironizon takimet e Bashës duke e thërritur "o mik" dhe duke i thënë se qytetarët nuk duan të kthehen më tek plehrat. Ai shkruan se Basha nuk mund të bëhet kryeministër në këtë mënyrë. Ndërsa kryedemokrati shkruan se 'dhimbjet e shqiptarëve dhe largimi i të rinjve nga vendi janë dasëm' për kryeministrin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:27
Basha-Ramës: Zbrazja e vendit nga të rinjtë është dasëm për ty o hajdut i mafias së plehrave

Ndërkohë një reagim ka pasur dhe nga Lulzim Basha i cili përmes një postimi në Twitter shkruan se zbrasja e vendit nga të rinjtë për kryeministrin është dasëm.

Postimi i plotë:

Dhimbjet e shqiptarëve që ke zhytur në skamje e nuk kanë mundësi as për ilaçe, shëndetësia në kolaps, ekonomia në krizë, zbrazja e vendit nga rinia për ty është dasëm o hajduti i mafias së plehrave. Pas çdo dhimbje dhe vuajtje të shqiptarëve qëndron një vjedhje e jotja.

Ora 13:05
Basha: Anulimi i kontratave të inceneratorëve qëllimi ynë kryesor! Agjenci të posaçme do ndjekin

Kur jemi më pak se një vit nga zgjedhjet parlamentare, Basha thotë se një prej synimeve të tij nëse do të vijë në pushtet është anulimi i kontratave për inceneratorët, të cilët ai i ka cilësuar si afera korruptive.

Ai thotë se do të ngrejë struktura të posaçme për të ndjekur, sipas tij, çdo para  që është investuar në tendera të dyshimtë.

"Anulimi i këtyre kontratave është minimumi. Është gjëja e parë dhe e sigurt. Mekanizmi antimafia ndiq paratë kudo që ta kenë çuar nga agjencitë tona që do të merren full-time me këtë punë. Duan të justifikojnë paratë e taksapaguesve shqitptarë. Nuk ka aferë më kriminale se kjo. ka shumë korrupsion në Shqipëri, këtë e thonë shumë raporte. Një krim makabër që po vret shumë shqiptarë dhe lekët që duhet të shkojë tek qytetarët por shkojnë në mafien e plehrave, SPAK duhet të fillojë menjëherë hetimet. Po mbaron durimi. Duhet të nisë urgjentisht hetimin. Është shprehja më e qartë e kapjes së shtetit shqiptar nga mafia. Unë kam respektin më të madh për gazetarët shqiptarë. Janë në presion kriminal nga qeveria. Të pendohen pronarët e mediave dhe të mos censurojnë aferat e inceneratorëve. Kemi prej 2017 që e denoncojmë. Sot është kontrasti më therës. Me ato para tetori dhe nëntorin mund të ishte zbatuar plani ynë me 5 pika" - tha Basha.

Ora 13:01
Rama-Bashës: Qytetarët nuk kthehen më tek plehrat o Lul! Kështu do të bëhesh kryeministër ti o mik?

Për konferencën e kryedemokratit Basha me gazetarët ka reaguar Rama. Ai thotë se me akuzat që bën Basha, asnjë qytetar nuk i beson askush. Me ironi, Rama e thërret "o miku im" duke i thënë s nuk mund të bëhet kryeministër me këtë mënyrë.

Postimi i plotë: 

Po ç'është ajo sallë dasmash ku i bëke konferencat o Lulëzim?!Të ndoqa pak sot e u habita, qesharake shumë salla dhe ti si dhëndërr i inatosur që klithje pse po pastrohet Shqipëria nga plehrat! Po si mund të jesh kaq nostalgjik për plehrat që i bëre mal në Tiranë e ndote dynjanë!

Po si mund t'u thuash shqiptarëve që mafia po pastron Shqipërinë nga haletë gjigande në mes të qyteteve më të mëdha të vendit e nga helmet që pushtuan ajrin me dekada në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e gjetkë?! Po pse kështu do bëhesh KM ti o miku im Artist, me plehrat në gojë?!

E ke dëgjuar mirë nga unë, se ta kam thënë shpesh, shqiptarët s'janë budallenj, po ajo që s'kupton ti kur e thua këtë është se shqiptarët s'kthehen më tek plehrat o Lul!Sa më shumë do vuash në sytë e tyre duke qarë për plehrat që po pastrohen,aq më shumë do mërzitesh në 25 prill!

Ora 12:53
Debat Rama-Basha, kryedemokrati: Ka frikë nga fjala ime! I gatshëm prej 2006! Zbato planin me 5 pika, mos u merr me lapsuset e mia

I pyetur për një debat përballë kryeministrit Rama, Basha shprehet se është i gatshëm që prej vitit 2006. Sipas demokratit, Rama ka frikë nga fjala e Bashës. Ndërkohë kreu i PD-së shprehu bindjen e plotë se kryeministri është njohur me planin me 5 pika por nuk dëshiron që ta zbatojë sepse nuk i jep mundësi të vjedhë.

"Gënjen si derr. Merret me lapsuset e mia. E ka dëgjuar planin për mua. Po të zbatojë këto plan, nuk i merr dot baulet me euro nga mafia e plehrave. Faktet janë ashiqare para syve të të gjithëve. Rama duhet të tregojë se çfarë e ka shtyrë që të paguajë 75 milionë mafias së plehrave ndërkohë që vetëm një pjesë e vogël kësaj shume është investuar. Kërkesën për debat e ka prej 2006. Nga fjala ime ka tmerr" - tha Basha.

Ora 12:36
Basha kritika SPAK: S’ngre as gishtin për korrupsionin! Prokuroria duhet të justifikojë punën e vetë

Me tone të ashpra kryedemokrati Basha ka shprehur kritika ndaj SPAK  për të cilën thotë se ka dështuar totalisht për të parandaluar krimin e organizuar. Ai thotë se SPAK duhet që të nisë menjëherë hetimet për atë që Basha e konsideron krim shtetëror mbi çështjen e inceneratorëve.

Ai thotë se duhet që Prokuroria duhet që të justifikojë punën e vetë ndërkohë që për prokurorët tha se duhet të japin dorëheqje nëse nuk fillojnë hetimet për këtë çështje.

"Mafia e inceneratorëve që ka në përbërje Edi Ramën, Arben Ahmetajn, Erion Veliajn vazhdon të marrë miliona euro. Kjo bandë, ky grup i strukturuar kriminal, ka shtrirë tentakulat në një numër të madh mediash. Refuzoni paratë e mafiave. Nuk është kurrë vonë për të refuzuar këtë mëkat, haram. Paratë e shqiptarëve në kohë pandemie janë në xhepat e tyre., Vetë Ministria e Financave në një raport të publikuar tregon qartë që vetëm një përqindje e vogël e parave që kanë marrë nga qytetarët shqiptarë është raportuar si e investuar. Në mes të pandemisë vjedhin haptazi. Dhe KLSh ka konstatuar të njëjtën gjë. Këto janë çështje për SPAK. Po i drejtohem strukturës antikorrupsion, justifikoni ekzistencën tuaj. Keni marrë miliona nga taksapaguesit shqiptarë dhe europian. I bëj thirrje të nisë urgjentisht hetimet për mafian e plehrave. Ky është raporti i KLSh-së për inceneratorët për mafian e plehrave" - tha Basha. Si mund të pranojmë që në këtë vend ka një reformë në drejtësi kur struktura e posaçme antikorrupsion nuk lëviz gishtin. Sot duhet të japin përgjegjësi përpara gjithë shqiptarëve dhe të tregojnë që SPAK ka aspak. Sot duhet të dalin të thonë shqiptarëve që se si po vijojnë hetimet. Vazhdon vjedhja. Nuk lëviz gishtin asnjë prokuror. Miliona euro vazhdojnë të vidhen nga Edi Rama. Nuk ka cirk që ta fshehë këtë" - tha Basha.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 15/10/2020 16:33

    SPAKU duhet te hape te gjitha dosjet e korrupsionit shteteror ,qofte dhe per Ramen dhe qeveritaret e tij nese kane abuzuar.Po per ty or karafil me vese ,qe ben si i virgher me ligjin kur do hapen?Kujton se kane harruar shqiptaret per vjedhjen e 230 milion dollareve ne rrugen e kombit ,dhe vrasjet makabre te 21 Janarit?Jo Lul ,koha kur Saliu te mbronte ty dhe Meten dhe veten ka mbaruar.Te gjithe ne rradhe per burg jeni

    Përgjigju
  • JamKushJam: 15/10/2020 16:19

    Lulushke, leri prokuroret e SPAK se po te kopsisin dosjen ty dhe Baces tat se po i trajnon America... ato llogarit me lapes (lapsus), 6 ne 4 biznese, 7x7=42 apo edhe inceneratoret (do te ket then ndonje qe jan duke u marr me inceneratoret qe fute zotrote ne kontrata ne kohen e CAMCAKEZLLEKUT tat) S'TI DEGJON AS familja jote e jo me ne qe s'kemi asnje benefit afatshkurter/afatgjat nga "planet 5 pikshe" te surratit tat

    Përgjigju
  • WTF: 15/10/2020 14:54

    O Lul, mire qe e pranon se Rama eshte hajdut i mafjes dhe jo shoku i mafjes si puna jote. Ta quash Ramen hajdut se po vjedh mafjen, vetem ti mund ta besh.

    Përgjigju
  • O Lulush: 15/10/2020 13:41

    O bibilush mire ben te hash nonje koqe rrush... se ti dihet qe nuk mbush

    Përgjigju
  • BBC: 15/10/2020 13:08

    Hiqeni kete klloun nga lajmet. Eshte per te ardhur keq qe ky legen qesharak perfaqeson nje opozite

    Përgjigju
  • VER LLAPS: 15/10/2020 12:31

    O LYLZIM O KARABUSH TI JE NJË QAMUSH KOMPLET I PA PAR KOMPLET GOMAR. TI PO FLET SI E ËME ZEQOS MAJ THANËS HAJ THAN E PIRTH O LULZIMI AGIRITH. PO GJITH KTO FAKTE QË KE O KARAGJOS PSE SI ÇON NË GJYKAT PO NXJER ATY LETRA HIGJENIKE E KUJTON SE POPULLI TË BESON. TI I MAT GJËRAT ME KUTRIN TËND O LYLI ZAGAR KOMPLET KAR.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë