5 ditë nga afati kur duhet të regjistrohen si koalicion në KQZ, Basha pret Idrizin në seli, pasdite takim edhe me Mediun
Shpëtim Idrizi dhe Lulzim Basha
TIRANË- Data 6 mars është edhe afati i fundit kur partitë politike duhet të dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë, por përpara këtij afati, më 24 shkurt, opozita e bashkuar duhet të 'kristalizojë' vendimin për koalicionin dhe të paraqesë në KQZ listën me emrat e partive që do të përbëjnë koalicionin opozitar.
Për këtë arsye, kryedemokrati Lulzim Basha ka intesifikuar takmet me 2 aleatët e tij të cilët nuk ka arritur një marrëveshje, Shpëtim Idrizin dhe Fatmir Mediun.
Në parim, palët kanë një dakordësi për të shkuar me një listë të përbashkët, por ende nuk kanë dakordësuar se sa përfaqësues të partive të vogla do futen në listat e PD, në cilat qarqe dhe në cilën renditje të listës. Report Tv mëson se kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka zhvilluar mesditën e sotme një takim me Bashën. Takimi është zhvilluar në selinë blu, teksa Idrizi i ka paraqitur listën e emrave të personave që do ta përfaqësojnë forcën e tij politike më 25 prill.
Më pas, gjatë pasdites pritet që të shkojë në seli edhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu, i cili ka qenë më "i vështiri" për t'u bindur nga Basha për mënyrën se si do dalin në 25 prill. Kjo sepse, Mediu këmbëngul që Basha duhet të respektojë peshën elektorale të PR-së në zgjedhjet e kaluara, e nuk kërkon vetëm një mandat.
Ende pa një vendim zyrtar, se në cilin qark do të garojë, është edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, i cli po ashtu si aleatët e tjerë do të futet në listat e PD. Ai pretendon Vlorës ose Korçën.
Nga ana tjetër Basha i ka mbyllur marrëveshjet me disa nga aleatët e tjerë duke u premtuar vende të sigurta në lista, Agron Dukës në Durrës, Nard Ndokës në Shkodër dhe Dashamir Shehit dhe Shpëtim Idrizit në Tiranë.
Lajmi kryesor:
Negociatat drejt fundit, Mediu pas takimit me Bashën: Programi i PD duhet të përfshijë idetë e partive të tjera! Kontribut dhe në zona ku s’pretendojmë kandidatë
B.K./E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.7%
-
Jo
49.3%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2295
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ zbulon me FOTO gabimet e diasporës! Në vend të adresës, tabela rruge, avion e kartë krediti
29 Janar, 15:26
-
Nuk shkoi në gjyqin për masakrën e Gërdecit se 'ishte sëmurë dhe po ekzaminohej në SHBA', Mediu zbulon vetë gënjeshtrën: Më ftuan për inaugurimin e Trump, fola dhe për Berishën
29 Janar, 12:09
-
Basha pret Ali Ahmetin: Çdo cenim i të drejtave të shqiptarëve përbën një kërcënim për stabilitetin rajonal! Përpjekje për ta kthyer RMV në një satelit ruso-serb
29 Janar, 10:30
-
Zgjedhjet/ SPAK zbardh strategjinë e luftës kundër krimit elektoral! Ja plani i masave, ngrihet Task Force, Dumani në krye! Platformë denoncimi për qytetarët
29 Janar, 10:05
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Zgjedhjet/ KQZ vendos si do 'ndahen' KZAZ-të! Tom Doshi merr 1 anëtar si pjesë e shumicës, 2 i merr PS, 2 PD dhe 1 PL
28 Janar, 13:12
-
Masakra e Gërdecit/ Mediu nuk shkon në GJKKO, avokatët: Ndodhet në SHBA për vizita mjekësore! 'Shpërthen' Zamira Durda: Kush i tha të priste 10 orë Trumpin?
28 Janar, 10:18
-
Ylli Pata: Pse u shpik 'aksidenti' ndaj Lulzim Bashës?
27 Janar, 21:36
-
PS me zyra në ndihmë të diasporës, Klosi injoron akuzat e opozitës: S'mjafton KQZ, duhen asistuar atje, 1 në 3 refuzohet! Në Tiranë më shumë forca për 11 majin
27 Janar, 15:42
-
KQZ pranon deri sot 50 mijë shqiptarë për votim nga diaspora! Refuzimet po kapin 30 mijë raste
27 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet/ Karabina: Demokratët Euroatlantikë s’do bëjnë koalicion me Berishën, jo aleancë me ‘non grata’! Rama i dha vulën që ta ketë përballë, Trump ftoi vetëm Bashën
27 Janar, 14:43