TIRANE- Ish-kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha njëherësh kryetari i Partisë Demokratike dhe shefi i urbanistikës në bashkinë e Tiranës, po hetohen nga prokuroria, lidhur me miratimin e 17 lejeve ndërtimi. Hetimet kanë nisur nga prokuroria për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi sipas materialit kallëzues të referuar nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, ish-kryebashkiaku Basha ka shmangur Këshillin Bashkiak, duke mos diskutuar lejet me anëtarët e këtij këshilli, por i ka kaluar vetë duke marrë vetëm mendimin e zyrës së planifikimit të territorit dhe urbanistikës së këtij qyteti.
Sipas akuzës, Basha mendohet se ka ndjekur të njëjtën skemë me atë që kishte ndjekur në Vlorë, ish-kryebashkiaku Shpëtim Gjika i marrë i pandehur nga prokuroria e Vlorës për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të Dokumentave”. Nisur nga regjistrimi i procedimit penal nr.76 të këtij viti, kryeprokurori i Tiranës Petrit Fusha ka dërguar një shkresë në 31 korrik, ku i kërkon bashkisë së Tiranës që t'i verë në dispozicion të gjitha dokumentet për 17 leje ndërtimi.

LAJMET MË TË VLERËSUARA