Humbja në ndeshjen miqësore përballë ekipit të Gjeorgjisë ka vënë në alarm trajnerin e ekipit kombëtar të futbollit Gianni De Biazi që është në kërkim të mesfushorëve me fantazi duke parë që Blerim Kukeli është i dëmtuar dhe do të mungojë disa muaj.

Kështu De Biasi është angazhuar që të sjellë sa më shpejt në kombëtare Migjen Bashën, mesfushorin e Torinos. Lojtari ka konfirmuar interesimin e De Biasit përmes një komunikimi që kanë pasur dhe ka vënë në lëvizje edhe njëherë avokatët për të marrë dokumentacionin.

Një lajm të tillë e konfirmojnë edhe burime pranë federatës shqiptare të futbollit. Zivcra ka bllokuar kartonin e futbollistit, pasi ka luajtur me ngjyrat e helvetëve për pak minuta.


Dylber Balla