Basha: Do të hap PD-në për ta modernizuar

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot se do të hapë partinë për të gjithë ata që duan që të bëhen pjesë e kësaj force politike. Ai përsëriti pas takimit me përfaqësues të Institutit Ndërkombëtar Republikan se kandidatët për deputetë, por edhe kryebashkiakë do të zgjidhen me një tjetër sistem, një anëtar, një votë.

"Po avancojmë në rrugën tonë për demokratizimin dhe modernizimin e PD-së. Takova drejtorin e Institutit Demokrat Amerikan, qëllimi është i njëjti, pavarësisht sistemit që do të ketë Shqipëria, do i zgjedhim deputetët me sistemin një anëtar një votë, nuk ka ndodhur asnjëherë në Ballkan. I shërben transparencës, e fillojmë brenda PD-së, që nesër të jetë modeli ynë i qeverisjes. Kandidatët për deputetë do i nënshtrohen një procesi vlerësimi për integritetin moral dhe shkallën e përgatitjes.

Do të bëjmë një transformim të thellë të klasës politike shqiptare. Hapjes së PD-së që të përfshihen të gjithë qytetarët për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza ku ndodhet. Fiks një vit pas Kuvendit Kombëtar të PD-së kur e vendosëm këtë rregull, hodhëm këtë hap me miqtë amerikanë dhe britanikë, për ta bërë PD-në partinë e parë me stil perëndimor. Jemi në një betejë për jetë a vdekje për demokracinë" deklaroi ai.


Lajmi kryesor:

Aleatët i kërkojnë që të ulet me Ramën, Basha pranon tryezën për dialog (VIDEO)


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Nga aktorë, gazetarë dhe këngëtarë! Njihuni me 16 banorët e ‘Big Brother VIP Albania 4’

Nga aktorë, gazetarë dhe këngëtarë! Njihuni me 16 banorët e ‘Big Brother VIP Albania 4’