TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi sot në statusin e tij Facebook, shkruan se ekonomia është në krizë, papunësia është rritur.
"Brenda një viti, ekonomia hyri në krizë. Papunësia dhe varfëria kane pushtuar çdo familje. Qytetarët luftojnë sot për mbijetesë, për bukën e gojës. Nuk dinë të qeverisin, por të gjobisin, nuk dinë të drejtojnë, por të dhunojnë. Nuk dinë të krijojnë pasuri kombëtare, por të rrisin taksat, borxhet, çmimin e energjisë, naftës, ushqimeve, tarifat e shkollave dhe koston e jetesës. Premtuan mirëqenie, po sjellin shkatërrim të ekonomisë, vlerave demokratike dhe shtetit ligjor. Përmes dhunës synojnë t'i mbajnë shqiptarët nën ankthin e mbijetesës, nën frikën e së nesërmes. 24 vjet më parë, ne refuzuam shtetin policor dhe kthyem sytë nga shteti ligjor. Sot, nuk mund të lejojmë kthimin pas. Kjo është fytyra e së keqes dhe këtë të keqe ne duhet ta ndalim sa nuk është vonë", shkruan Basha. /ATSH/
/Shqiptarja.com