Basha fajtor për mandatet, Berisha e quajti akt solemn! 18 dhjetor 2017, Berisha thirrje opozitës të djegin mandatet

'Partia Demokratike kurrë nuk mund të djegë mandate, zoti Murrizi qoftë zonja Hajdari qenë dy deputetë që nuk u pajtuan me vendimin e Partisë Demokratike për djegien e mandatave dhe unë nuk fajësoj fare Rudinen por fajësoj Bashën, është qëndrimi më tradhëtar që është bërë ndaj zgjedhësve.'- thotë Berisha.

Dy ditë më parë Sali Berisha u thotë përsëri demokratëve se Lulzim Basha i tradhtoi, pasi vendosi të djegë mandatet e deputetëve në 2017, ç’ka ndikoi në fitoren e tretë të Edi Ramës. E vërteta në fakt është ndryshe, pasi ka qenë Sali Berisha, ai që e ka artikuluar i pari djegien e mandateve në 18 dhjetor 2017.

'Në parlament me banditë të cilët ju vënë prita deputetëve mund të ketë vetëm një gjuhë, djegien soleme të mandateve!'- u shpreh Berisha.

Të tilla akuza Berisha i ka artikuluar dhe në takimet e tij të Foltores me demokratët që kur u shpall ‘non grata’ nga SHBA. Sa më shumë mohon këto të dyja si vendime të padrejta, aq më shumë zhytet në gënjeshtrat që thotë.

Edhe pse mohon dhe përbetohet se ka qenë kundër djegies së mandateve duke ia faturuar të gjithë përgjegjësin Lulzim Bashës, në 2017 Berisha artikulonte krejt të kundërtën.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • minushe: 09/05/2022 12:04

    por kur ska asgje me Rudinen dhe Murrizin pse i perjashtuan nga PD? apo Luli e beri edhe kete?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës