Kryetari i Bashkisë se Tiranes, Lulzim Basha, ka bere te ditur në rrjetin social Facebook se sonte do te jepet koncerti i parë nën dirigjimin e francezit Jean Michel Ferran, shoqëruar nga mezzo - sopranoja Enkeleda Shkoza, duke e titulluar "Ne e mbajmë premtimin, Filarmonia e Tiranës realitet" dhe ilustruar me një set fotosh.
Filarmonia e Tiranës, një premtim i kryebashkiakut Basha, është sot realitet. Në mbrëmje, kjo filarmoni do të performojë për herë të parë, ku e ftuar nderi është mezzo-sopranoja me një karrierë botërore, Enkeleida Shkoza. Filarmonia do të dirigjohet nga një prej dirigjentëve më të njohur francezë, Jean-Michel Ferran. Në këtë koncert që do të mbahet në sallën e Universitetit të Arteve, do të interpretohen vepra nga Mozart, Verdi dhe Bizet.
Mezzo -sopranoja Enkeleida Shkoza dhe dirigjenti, njëherësh drejtor artistik i Filarmonisë së Tiranës, Jean Michel Ferran, janë pritur në një takim nga kryebashkiaku Lulzim Basha.
Basha ka falënderuar zonjën Shkoza për inkurajimin që u jep me praninë e saj këtyre artistëve të rinj. "Prania juaj sot në këtë koncert të parë të Filarmonisë së Tiranës, jam i sigurt që do të jetë një ogur i mirë për vazhdimësinë dhe suksesin e saj. Asgjë nuk është mjaft për të mbështetur dhe inkurajuar talentet e shumta që ka sot Shqipëria dhe që ashtu si ju, po shkëlqejnë në skenat me prestigjioze botërore".
Ndërsa, mezzo- sopranoja Enkeleida Shkoza ka shprehur kënaqësinë që do të jetë ajo këngëtarja e parë që do të performojë me Filarmoninë e Tiranës. "Ky është një mesazh i madh për të rinjtë e talentuar shqiptarë, të cilët nuk kanë mundësi për të shfaqur në skenë talentin e tyre. Në këtë kohë kur kriza ka prekur artin, të ndërmarrësh një iniciativë të tillë si Filarmonia e Tiranës, është diçka e veçantë dhe duhet përgëzuar", theksoi Shkoza.
Dirigjenti Jean Michel Ferran, i cili është drejtor i Konservatorit në Paris, kompozitor dhe pianist, ka vlerësuar talentet e Filarmonisë së Tiranës, duke theksuar se Filarmonia e Tiranës është përzgjedhur për të performuar në Operën e Bordosë dhe në prill në Milano.
Kryebashkiaku Basha ka shprehur gatishmërinë për një bashkëpunim afatgjatë, duke e konsideruar ndihmën e artistëve shqiptarë me famë botërore, një shtysë të madhe për vazhdimësinë dhe suksesin e Filarmonisë.
ATSH
/Shqiptarja.com