Basha: Po të isha sot kryeministër do bëja 5 mijë testime në ditë, karantina s'do kishte asnjë efekt pa masa të tjera (VIDEO)

Kreu demokrat Lulzim Basha teksa është pyetur nga gazetarja e Report Tv Doris Sallaku, se çfarë masash do të merrte për të mbajtur në kontroll situatën e Covid nëse do të ishte kryeministër, ka thënë se si fillim do të bënte 5000 testime në ditë. 

"E para do shtoja testimet. Do kisha bërë 5 mijë testime në ditë. Do kisha urdhëruar të merreshin masa për kaq testime. vendimi i parë prej kohësh por edhe sot, do të ishte rritja e numrit të testimeve. Do fusja në këtë betejë të gjitha kapacitete mjekësore. Unë sjam ekspert. Të sëmurët nuk do të doja ti sillnin në Tiranë.

Bonusi për mjekët dhe infermierët do të ishte hapi tjeter. Do të ishin paratë më të mirë shpenzuara. Do rrisim pagat e mjekëve. Që të merren vendime për mbylljen duhen bërë hapa, ne skemi bërë asnjë hap si mund të shkosh në mbyllje. Nëse nuk ndërmerr asnjë masë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin, mbyllja nuk do të kishte asnjë efekt.

Vendimet që do merrje unë sot nëse do kisha autoritet janë ato që thashë. Do rimbursoja paketën Covid, vaksinim masiv... do të shikoja efektet e këtyre, nëse efektet e këtyre do të zbusnin situatën do të bëja vlerësime nëse duhet të mbyllemi ose jo. Nëse e lë situatën të shpërthejë e pastaj thua do ta mbyll", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha- Ramës: Mos fabriko kauza se s'futem në lojën tënde! Kam anëtarë të familjes të shtruar te spitalet Covid, shkulu nga Instagrami e merr urgjentisht masa


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen