Basha- Ramës: Mos fabriko kauza se s'futem në lojën tënde! Kam anëtarë të familjes të shtruar te spitalet Covid, shkulu nga Instagrami e merr urgjentisht masa

Situata e Covid në vendin tonë ka qenë kryefjalë e takimit të kreut demokrat Lulzim Basha me gazetarët.

Mungesa e informacionit dhe transparencës sa i përket pacientëve të shtruar në spitale, Basha tha se është një problematikë që krijon panik. Teksa ka hedhur akuza se po mashtrohet me shifrat ditore të të infektuarve dhe viktimave nga Covid, Basha ka deklaruar se ka dy anë tarë të afërt të familjes të shtruar në spitalet Covid, njëri te Infektivi dhe tjetri te Shefqet Ndroqi.

Duke nënkuptuar akuzat e Ramës për përfshirjen në njollosjen e UçK dhe në raportin e Dick Marty, Basha i përgjigjet edhe në këtë takim duke thënë se kryeministri po fabrikon kauza për të larguar vëmendjen nga pandemia, por shton se ai nuk do të bjerë në lojën e tij. Në vijim të kësaj përgjigje ai i kërkon Ramës të shkulet nga ekranet dhe Instagrami e të bëjë atë që i kërkon ligji.

Rama prej ditësh pyet Berishën, Metën e Bashën se pse votuan pro raportit të Dick Marty në Këshillin e Europës, teksa sot ka akuzuar liderin opozitar se ka qenë pjesë si hetues e lojës për njollosjen e UÇK.

"Mungesa e informacionit dhe transparencës krijon panik. As unë dhe as përfaqësues të opozitës nuk kanë akses në atë që ndodh në spitale. Ju jeni burimi i vetëm i informacionit rreth asaj që po ndodh në spitalet COVID. Trajtimi i pacientëve në shtëpi sjell kosto shumë të larta. Përqendrimi  në Tiranë ka sjellë kolaps në spitale", tha Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:23
Basha: Po të isha sot kryeministër do bëja 5 mijë testime në ditë, karantina s'do kishte asnjë efekt pa masa të tjera (VIDEO)

Kreu demokrat Lulzim Basha teksa është pyetur nga gazetarja e Report Tv Doris Sallaku, se çfarë masash do të merrte për të mbajtur në kontroll situatën e Covid nëse do të ishte kryeministër, ka thënë se si fillim do të bënte 5000 testime në ditë. 

"E para do shtoja testimet. Do kisha bërë 5 mijë testime në ditë. Do kisha urdhëruar të merreshin masa për kaq testime. vendimi i parë prej kohësh por edhe sot, do të ishte rritja e numrit të testimeve. Do fusja në këtë betejë të gjitha kapacitete mjekësore. Unë sjam ekspert. Të sëmurët nuk do të doja ti sillnin në Tiranë.

Bonusi për mjekët dhe infermierët do të ishte hapi tjeter. Do të ishin paratë më të mirë shpenzuara. Do rrisim pagat e mjekëve. Që të merren vendime për mbylljen duhen bërë hapa, ne skemi bërë asnjë hap si mund të shkosh në mbyllje. Nëse nuk ndërmerr asnjë masë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin, mbyllja nuk do të kishte asnjë efekt.

Vendimet që do merrje unë sot nëse do kisha autoritet janë ato që thashë. Do rimbursoja paketën Covid, vaksinim masiv... do të shikoja efektet e këtyre, nëse efektet e këtyre do të zbusnin situatën do të bëja vlerësime nëse duhet të mbyllemi ose jo. Nëse e lë situatën të shpërthejë e pastaj thua do ta mbyll", tha Basha.

Ora 13:13
Basha ultimatum Ramës: Shkulu nga 'Instagrami' dhe merr masa kundër Covid! Mos fabriko kauza se s'futem në lojën tënde (VIDEO)

Kreu demokrat Lulzim Basha i ka dhënë ultimatum kryeministrit Edi Rama duke i thënë të heqë dorë nga lajmet sipas tij të fabrikuara dhe të qëndrojë në rolin që i takon duke marrë masa të tjera për mbajtjen e situatës së Covid në kontroll.

"Të gjithë po shkojnë drejt mbytjes drejt falimentit. Ku i gjejnë paratë për të bërë paketë të tretë vendet e tjera, per shembull Maqedonia e Veriut.

Unë e di se çfarë stresi po kalojnë mjekët tanë. Një infermier për 15 pacientë. Të kujdesemi për ta e ti mbrojmë. Për të gjitha këto vendimet i merr qeveria. Unë ditë për ditë kam kërkuar që vëmendja të jetë te pandemia. Ata po mundohen me çdo kusht që ta heqin vëmendjen nga pandemia.

Kjo po u kushton jetë njerëzish. Kam refuzuar dhe do të refuzoj të futem në atë lojë. Më shqetëson jashtë mase gjendja e një kryeministri që refuzon të shohë realitetin. Ti vërë gishtin kokës. Smund të fshihesh dhe as të bësh sikur nuk ekziston apo të krijosh e fabrikosh vetëm e vetëm për të mos bërë detyrën. Unë sot e ftoj të ngrihet në nivelin e detyrës që mban.

Ai se ka humbur kontrollin ndaj pandemisë. I kërkoj urgjentish të shkulet nga ekranet, nga instagrami dhe të bëjë atë që i kërkon ligji dhe që i kërkon detyre. Ju jap fjalën se do të vazhdoj ta bëj ditë për ditë. E di se e keni shumë më të vështrië se kolegët tuaj në vende të tjera por edhe ia keni dalë. Por e vërteta prap se prap ka dalë në pah. Lutem për shëndetin tuaj, u kërkoj të keni kujdes. E keni parë që unë e mbaj maskën e bëj për tu dhënë një mesazh edhe qytetarëve e për tu thënë se kjo nuk është një lojë, por edhe për tu mbrojtur ju. Të marrë masa për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e njerëzve, ska gjë më të çmuar, është detyra e parë e një qeverie është arsyeja e ekzistencës së tyre", thotë Basha

Ora 12:59
Basha thirrje gazetarëve: T'i bëjmë presion Ramës, s'bëhet fjalë për cic-mice por për jetë njerëzish

1604922522_Screenshot3.jpg

Kreu demokrat Lulzim Basha ka qëndruar te situata e Cpovid në vendin tonë. Ai ka ftuar gazetarët të të shtohet presioni ndaj Ramës, në mënyrë që të merren më shumë masa. Teksa shton se nuk bëhet fjalë për cic mice politike, Basha thotë se shifrat e fundit janë mashtrime.

"Ti bëjmë presion Ramës, nuk bëhet më fjalë për cic mice politike por çdo orë që po kalon na kushton humbje jetësh.Edhe kjo shifra e 2 humbjeve të jetëëve dje është gënjeshtër shifrat janë të tjera unë i di me emra se i kam të afërt të të afërmve. i njoh. Mund të bëhet shumë më shumë nga çfarë është bërë. Ka paguar ditën e premte për inceneratorët. për inceneratorin e elbasanit. Imagjino çfarë mund të ishte bërë me këto lekë për të infektuarit. 800 milion lekë janë paguar në nëtor. Ja ku i keni pratë. I km denoncuar në lidhje me inceneratorët. Kjo  e inceneratorëve është më e tmerrshmja në këto vite.", tha Basha.

Ora 12:58
Basha: Kam dy anëtarë të afërt të familjes të shtruar, një te Infektivi dhe një te Senatoriumi

Kreu i PD Lulzim Basha ka deklarur se ka dytë afërt të infektuar me Covid që janë të shtruar një te spitali Infetiv dhe një te Senatoriumi.

"Që prej marsit ne nuk jemi mjaftuar me konstatutimin e situatës. I kemi vënë në dispoziion se çfarë mund të bëhet. është e pafalshme që dikush të rezulojë me Covid dhe çfarë mund të bëhet.

Është mungesa e testimeve që ka sjellë këtë shpërhapje jashtë kontrollit. Se kam shifrat këtu. Ju e dini fare mirë se këto janë shifrat reale. unë kam dy të shtruar një te infektivi dhe një te senatoriumi, anëtarë të afërt të familjes.

Sot ka ndërruar jetë njeri shumë i afër i  një bashkëpunëtori dhe ka ndërrruar jetë pas 4 ditësh", tha Basha.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pelioni: 09/11/2020 21:06

    Lulush e di që e ke mirë t'i, ç të duhet ty te futesh në lojën e Ramës,mirë je aty ku ke qenë dhe je,vazhdo bëj lojën e Sërbisë,sipas porosisë të salisë ,ajo është me interes për ty bacën e tërë sojin tuaj o tradhëtarë e të shitur,që nuk ju numurohen gjëmat që i keni shkaktuar këtij kombi.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 09/11/2020 15:45

    O qen zorresh ke fytyre me fol o vrases ktiminel qe ke punuar kunder interesave te Shqiprids e Kosoves

    Përgjigju
  • kasem gahinji: 09/11/2020 14:15

    ke te tute me kovid?si gjithe te tjeret

    Përgjigju
  • Turi: 09/11/2020 14:11

    O idjoter nuk e kuptoni qe testimi eshte kot pa vlere ? Mund ta besh testin tani dhe del negativ pi nje kafe pas nje ore infektohesh dhe mendon se je ok pasi bere testin vk , prandaj me mire distancimi dhe izolimi jane te efektshem dhe mos beni politike me jeten e popullit o politikan kurva mbase i lexoni ndonjehere keto komente

    Përgjigju
  • Sara: 09/11/2020 14:03

    Ne ket moment te veahtir per gjith kryeministri duhet te merret me shum me shendetin e popullit se me debate politike.Ne vend qe te ndertoj lungomare duhet te ndertoj spitale dhe ilace falas.Ti leri debatet politike se njerzit po vdesin e askush nuk e rru per to.

    Përgjigju
  • Pa lidhje: 09/11/2020 13:54

    Po ti mor debil njeri që të dhimbset populli, të marrim për të mirëqenë dokrrat e tua se ke njeriun tënd në spital, prandaj ngre zërin kaq shumë tani.....se vetëm kur të prek sojin tënd shkapërdridhesh??? C'të bësh virusi është me të vërtetë i keq por i drejtë nuk pyet për pasanik a të varfër por do uroj që të gjothë juve që i keni pirë gjakun këtij populli t'iu futet deri në qelizën e fundit ta shihni me sytë tuaj vuajtjet e pafundme të këtij populli ka 30 vjet. Vetëm në shtratin e spitalit fillon të punojë truri në regres juve shushunjave!

    Përgjigju
  • O teje: 09/11/2020 13:39

    Po kur i shkon per Karminister ketij debil Bashes

    Përgjigju
  • XX: 09/11/2020 13:07

    Lulzim pyete pak Monen ekziston apo jo Kovid Sars 19?????????????

    Përgjigju
  • Qytetar i ndershem: 09/11/2020 13:02

    Terheqshin kemben zvarre edhe per ty zhgarravine e spiun i serbit,nje palo mashtrues qe ka luftuar UCK-ne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen