Basha fton për iftar Pjerin Ndreun
1 ditë më parë e kallëzoi për dhunë
Një ditë pasi dorëzoi personalisht në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal për Pjerin Ndreun, Lulzim Basha e fton deputetin e mazhorancës për iftar. Deputeti i Partisë Socialiste ka bërë publike dhe ftesën që Basha i ka dërguar. Ndreu: Edhe të akuzojnë, edhe të denoncojnë, edhe të ftojnë...! Hajde merri vesht tani Lulushin me shokë...!
TIRANE – Një ditë pasi dorëzoi personalisht në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal për Pjerin Ndreun, Lulzim Basha e fton deputetin e mazhorancës për iftar.
Deputeti i Partisë Socialiste ka bërë publike dhe ftesën që Basha i ka dërguar ku shkruhet:
“Me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kryetari i bashkisë së Tiranës Zoti Lulzim Basha ka kënaqësinë të ftojë për iftar Zotin Pjerin Ndreu”
“Edhe të akuzojnë, edhe të denoncojnë, edhe të ftojnë...! Hajde merri vesht tani Lulushin me shokë...!”, me këtë mbishkrim e ka “shoqëruar” ftesën deputeti Ndreu përmes një statusi në rrjetin social Facebook.
Ftesa që Basha i ka dërguar Ndreut është për një iftar që pritet të mbahet nga Bashkia e Tiranës më 23 Korrik.
Reagon Bashkia: I kemi bërë ftesë të gjtihë deputetëve, e kuptojmë habinë e një deputeti me probleme me drejtësinëBashkia ka sqaruar se gjatë 3 viteve të fundit ka ftuar në iftar të gjithë deputetë e Tiranës.
“Bashkia nuk e ka menduar për asnjë çast që qytetarët e Tiranës mund të përfaqësoheshin në Parlament nga njerëz të tillë siç u dëshmua në seancën e së enjtes. E kuptojmë habinë e zotit Ndreu sepse në iftar nuk mund të ketë vend për njerëz të tillë. Përsa i përket problemeve me drejtësinë, kjo është çështja e tij dhe jo e Bashkisë”, theksohet ne reagimin zyrtar të Bashkisë së Tiranës.
Me 14 korrik Basha i dorezoi Llalles kallezim penal per NdreunMë 14 Korrik kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, së bashku me dy deputetët Arben Ristani dhe Eduard Halimi i dorëzuan në zyrë kryeprokurorit Adriatik Llalla kallëzim për deputetin e PS, Pjerin Ndreu për dhunën e ushtruar sipas tyre ndaj deputetit Gent Strazimiri në ambientet e Parlamentit. Po atë ditë kallëzim u dorëzua edhe për deputetin Arben Ndoka për të njëjtin argument, por ndaj Ndokës demokratët bënë kallëzim edhe për kërcënimin që të djathtët pretendojnë se i është bërë zëdhënëses së PD Laura Vorpsi, nga deputeti Ndoka.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.2%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 670
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi presidenti Trump kërcënon të vendosë tarifa
22 Janar, 20:03
-
Australian Open/ Jannik Sinner i pamposhtur, fiton kundër De Minaur dhe gjen Shelton në gjysmëfinale
22 Janar, 19:57
-
VKM/ Trajnimi i rekrutëve të rinj të Ukrainës, 8 ushtarakë shqiptarë pjesë e misionit në Mbretërinë e Bashkuar
22 Janar, 19:47
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Itali/ Zjarr në një platformë nafte në det, roja bregdetare evakuon punëtorët (VIDEO)
22 Janar, 19:29
-
Softa: 21 Janari plagë e hapur, e kthyer në betejë politike! Të pyeten ata që kishin akses te serverat dhe të analizohen bisedat në radio
22 Janar, 19:21
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Zyrtare/ Mesfushori i Tiranës firmos te Bologna, kryeqytetasit arkëtojnë 250 mijë euro
22 Janar, 19:02
-
Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni
22 Janar, 18:56
-
Fatos Çoçoli: Energjia sot dhe nesër
22 Janar, 18:53
-
VKM/ Qeveria miraton kriteret për parcelat e kultivimit dhe rritjes së kanabisit mjekësor
22 Janar, 18:41
-
VKM/ Përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit, qeveria alokon 2.5 mld lekë shtesë për KQZ
22 Janar, 18:39