Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të turit elektoral u ndal në qytetin e Lezhës dhe bashkëbisedoi me qytetarë për situatën e rëndë ekonomike në vend.
Dyshja Rama-Meta, tha ai, jo vetëm nuk kanë mbajtur asnjë premtim, por e kanë zhytur vendin në varfëri, papunësi dhe mjerim. Në dy vite kanë bërë të kundërtën e asaj që premtuan për të ardhur në pushtet, rritën taksat, çmimin e energjisë, naftën etj. Pasi nuk mbajtën asnjë premtim, tha Basha, refuzuan dhe amendamentet e PD për ulje taksash, ulje të çmimit të energjisë etj.
Nga Lezha, kryetari i PD-së Lulzim Basha shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me qeverinë, nëse ajo do të pranojë ofertën e demokratëve për ulje taksash, ulje të çmimit të energjisë dhe naftës, investime që hapin vende pune dhe përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve. Këto, tha Basha janë interesat jetike të qytetarëve të cilat do i konfirmojnë dhe me votën e tyre të 21 qershorit, ky është prioriteti i PD.
Gjithashtu, kreu i PD-së u takua dhe me banorë të Shënkollit, ku u njoh me shqetësimin e banorëve për faturat e larta dhe abuzive të energjisë elektrike, mungesën e subvencioneve, rritjen e çmimit të naftës, etj./atsh/
/Shqiptarja.com