Basha-Glover: Rama përdor gjuhë
fyese ndaj kandidatëve të opozitës

Basha-Glover: Rama përdor gjuhë<br />fyese ndaj kandidatëve të opozitës
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me kryesuesen e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri, Audrey Glover, është ankuar për gjuhën e përdorur nga kryeministri në takimet elektorale.

Sipas kreut të PD-së është e dënueshme dhe e papranueshme gjuha fyese e Edi Ramës ndaj kandidatëve të opozitës, dhe presioni e kërcënimet që ai u bën qytetarëve kur thotë se do të bllokojë fondet nëse nuk votojnë kandidatët e tij.

Basha gjithashtu është ndalur dhe tek procesi i dekriminalizimit ku ndau shqetësimin për mungesën e vullnetit të mazhorancës për të miratuar aktet ligjore që do të ndalonin personat me precedentë kriminalë të garonin në zgjedhjet e 21 qershorit.

Basha, pasi shprehur dhe shqetësimin lidhur me përpjekjen siç e quajti ai të mazhorancës për eliminimin në tryezë kandidatin e opozitës për Kurbinin duke mos lejuar regjistrimin e tij, Glover u angazhua për monitorim të thellë e serioz të situatës./shekulli/

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?



×

Lajmi i fundit

Kanosi punonjësin e policisë në ambientin e Komisariatit dhe më pas tentoi të largohej, vihet në pranga i riu nga Kolonja

Kanosi punonjësin e policisë në ambientin e Komisariatit dhe më pas tentoi të largohej, vihet në pranga i riu nga Kolonja