Basha: Goditja e biznesit të vogël nga Rama, për të privatizuar mbledhjen e TVSH

Basha: Goditja e biznesit të vogël nga Rama, për të privatizuar mbledhjen e TVSH

Kryetari i PD, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas protestës një orëshe të biznesit të vogël, ku tregtarët ulën qepenat nga ora 11 deri në 12:00. 

Basha shkruan se Rama po godet sipërmarrjen e vogël për të favorizuar oligarkët dhe krijuar kushtet, sipas tij, për të privatizuar mbledhjen e TVSH-së. 

Kreu i PD ka postuar në Facebook edhe një galeri me foto nga dyqanet e mbyllura mesditën e sotme. 

Futja e biznesit të vogël në TVSH është goditje që i bëhet biznesit, ekonomisë, dhe vetë Shqipërisë. Sipërmarrësit e vegjël janë motori i çdo ekonomie dhe shoqërie: ata krijonë punësim, ata sjellin zhvillim, ata sjellin mirëqenie. Nuk ka asnjë arsye ekonomike, asnjë arsye publike për vendimin e Edi Ramës kundër biznesit të vogël. Ka vetëm dy arsye private: favorizimi i oligarkëve dhe krijimi i kushteve për koncesionin privat të TVSH-së. 

Sipërmarrësit e vegjël treguan sot në mbarë vendin se ata nuk do të heshtin para arbitraritetit, nuk do të lejojnë që bizneset dhe mundi i tyre të grabitet nga Edi Rama dhe klientët e tij.  Ata duan një Shqipëri ku ka mundësi, ku ka konkurencë të ndershme, ku ka drejtësi. 

Kjo Shqipëri do të jetë realitet vetëm kur politika të mos jetë e kapur, kur Shqipëria të çlirohet nga oligarkia politike dhe ekonomike. Ky është vizioni dhe vullneti i Partisë Demokratike. 

Kryetari i PD, Lulzim Basha

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja