Arkitektët japin alarmin se kjo është një tjetër masakër që po i bëhet arkitekturës së Tiranës, pasi ndriçuesit ekzistues, të vendosur në vitin 2000 në kuadër të projektit "Kthim në identitet" respektonin arkitekturën e viteve 1930. Ndërsa ndriçuesit e rinj, janë të zakonshëm. dhe nuk kanë asnjë domethënie të veçantë për zonën ku po vendosen.
DENONCIMI
Fakti është denoncuar sot në gazetën Shqiptarja.com, nga arkitekti Artan Shkreli,firmën e të cilit mban edhe projekti i vitit 2000, ku janë vendosur këta ndriçues me dy llampa. Ai nuk nguron ta quajë këtë veprim të bashkisë së Tiranës një masakër.
"Ata ndriçues janë vendosur në vitin 2000 në kuadër të projektit "Kthim në identitet". Fillonin përpara bashkisë së Tiranës, vazhdonin deri te Galeria e Arteve dhe për t'u kthyer në trotuarin tjetër ku janë ministria e Mbrojtjes, e Bujqësisë dhe e Ekonomisë. Krijonin një ansambël të tërë dhe ishin vendosur në përputhje me arkitekturën e viteve 1930, kur edhe është ndërtuar kjo zonë, - ka shpjeguar Shkreli për gazetën.
Unë kam vënë re që këto ditë punonjësite bashkisë po kryejnë një masakër mbi këta ndriçues, të cilët po hiqen, po priten dhe po zëvendësohen me ndriçues
të zakonshëm. Dhe kjo është e pafalshme", - shpjegon arkitekti Shkreli. Ai na sqaron më tej se edhe nga ana teknike, ndriçuesit që po hiqen ishin të një cilësie shumë më të lartë dhe se ishin të kolauduar me ndriçimin natyral.Po arkitekti Shkreli ngre edhe një tjetër akuzë ndaj bashkisë së Tiranës. Atë të shpërdorimit të këtyre ndriçuesve. "Dhe jo vetëm që po hiqen, por ata po prishen, po priten pa kriter dhe po shkatërrohen, - akuzon më tej Shkreli. - Në vend që ata të hiqen me kujdes dhe të ruhen diku, ata po i copëtojë dhe po i nxjerrin jashtë funksioni. Është vërtetë për të ardhur keq, pasi ndriçuesit e mëparshëm të vendosur në atë
zonë, krijonin një ansambël të këndshëm të zgjidhur nga ana arkitekturore", - shpjegon më tej Artan Shkreli. Sipas tij fajtorët e vetëm janë drejtuesit aktualë
të bashkisë të cilët nuk e kuptojnë se çfarë dëmi po i shkaktojnë arkitekturës së kësaj zone. "Administrata aktuale se kupton se çfarë po bën dhe shumë shpejt dëmët që ata mund të shkaktojnë në arkitekturën e Tiranës mund të jenë shumë më të mëdha se sa këta ndriçues", - na thotë me tej arkitekti Shkreli.
Qendra e Tiranës është shpallur në vitin 2000 nga Ministria e Kulturës, ansambël monomental. Ky ansambël ka filluar të ndërtohet në vitet 1929-1930-1931 e
konceptuar nga arkitektektët italianë Armando Brasini dhe Florestano de Fausto. Qendra e kësaj zone Muzeale u pasurua edhe me vlera të mirëfillta kombëtare siç janë simbolet e Aleksandit të Madh dhe ato të Skënderbeut. Sheshi Skënderbej me ndërtimin e këtij ansambli u bë një shesh i mirfilltë për historinë e qytetit dhe të gjithë vendit. Vlera historike e këtij ansambli qëndron në faktin se unifikoi me harmoni vlerat ekzistuese të qytetit me vlerat e reja që po merrte Tirana si kryeqytet i vendit.
(Detajet mund ti lexoni sot ne gazeten "Shqiptarja.com")