'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur

'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur me tone pesimiste për faktin se bota po shkon drejt një konflikti më të gjerë dhe si rrjedhojë Serbia duhet të forcojë ushtrinë e saj për të zmbrapsur çdo agresor.

“Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur, parashikimet e mia janë se çdo gjë që po ndodh do të dalë gjithnjë e më shumë jashtë kontrollit. Çdo deklaratë nga cilado anë të paktën nuk është shtensionuese”, tha Vuçiç për mediat serbe.

Vuçiç iu referua gjithashtu edhe situatës në Serbi dhe gatishmërisë së vendit për një situatë lufte.

“Raporti i parë që kam marrë nga kompanitë tona publike, por edhe raportet e përgjithshme nga ushtria jonë në lidhje me strehimoret dhe sa njerëz mund të kemi në çdo kohë në strehimore që mund të përballen me një sulm bërthamor apo atomik, është shkatërrues dhe ne do të duhet që sa më shpejt të jetë e mundur për të bërë gjëra të mëdha”, tha ai. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit