Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Juristi Kreshnik Spahiu, në emisionin ‘Frontline’ mbrëmjen e sotme në Report Tv, teksa foli për Ditën e Pavarësisë 28 nëntorin, ai u shpreh se kryeministri Edi Rama dhe Albin Kurti duhet që të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar.

Për Spahiun, ky duhet që të jetë vitit i fundit që dy vendet janë të ndara në dy shtete.

‘Uroj që ky të jetë nëntori i fundit të ndarë, Rama dhe Kurti duhet të marr kurajën dhe të bëjnë bashkim ndoshta jo sot por duhet të bëhet referendum popullor që njerëzit të shprehin vullnetin e tyre. Për të gjetur mundësinë e hapjes së kufinjëve. Unë mendoj se ngrirja mes dy vende do të marr fund dhe uroj që të jetë nëntori i fundit më i akullt mes dy qeverive dhe shteteve, për një shtet që meriton të ketë një flamur dhe një himn’, tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:05
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën

Juristi Kreshnik Spahiu, në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, u shpreh se Sali Berisha u lirua nga masa e arrestit në shtëpi nga gjyqtarja, pasi kjo e fundit është shantazhuar për 10 muaj.

‘Nëse kjo çështje nuk do të ishte për ish-kryeministrin dhe do të kishte një ndryshim mase ne s’do të ishim sot duke diskutuar. Por ne duhet të diskutojmë standardin dhe praktikën që hapet nga një çështje që ka pasoja procedurale në të gjitha çështjet analoge. Argumenti ligjor që ka mbrojtka për të legjetimuar lirimin është çështja kaloi për gjykim dhe ai nuk mund të prish provat. Por a e ka respektuar masën e sigurimit Berisha, nëse do të ishte një qytetarë dhe do thoshte gjyqtare kriminale altin dumani dhe do të shantazhonte gjyqtarët a do ti rëndohej masa. Të jetosh në Shqipëri dhe të shantazhosh vendimi që ka dhënë gjyqtarja është dhënë nga frika, nuk ka pasur kurajë që të jap vendim tjetër', tha ajo. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 29/11/2024 09:39

    JO! Nuk duam bashkim sepse Shqipëria bashkohet me Serbinë heret a vonë dhe pas bashkimit do shpërbëhet tërsisht!

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 29/11/2024 08:51

    Per mendimin tim eshte levizje e parakoheshme.Nje referendum mund te behet per te ditur mendimin e shqiptareve,por cdo veprim per Bashkim eshte i parakohshem.Pse? Sepse,si ne shqiperi edhe ne kosove ka nga ata qe nuk e duan kete Bashkim.Sepse do te shkaktonte nje krize ballkanin e qe do te perfundoje ne lufte ballkanin e.Dhe jo te gjithe Ballkanasit behen dakord me kete Bashkim.As Mali i di,as greqine qe do ta shfrytezonte per vorioepirizim,as maqedonia,as Bullgaria,as serbia.Do te " nderhyrje NATO? Greqi do te shfrytezonte benin 5 Te Paktit per realizimin e vorioepirizimit.Inflyenca Ruse ne Ballkan eshte e madhe.Nje krize ballkanike. do i interesonte per largimin e vemendjes nga Ukraina.Pse,besoni ne mbrojtjen nga SHBA e Trapit?Para pak ditesh doli nje deklarim ne shtyp i kandidatit Trapian per shef te Pentagonit,qe ben te pabesueshme kete hipoteze.Ndaj ,te bashkohuni se pari shpirterisht,te ndergjegjesohemi per qendrim te perbashket kombetar ,te ditemi ne Europe dhe bashkimi vjen gradualisht.Keshtu realizohet edhe deshtimi i vorioepirizimit te shqiperise nga Greqia.

    Përgjigju
    • Tito: 29/11/2024 10:12

      I ke rene pak gjate ndoshta. Ne nuk po tentojme te marrim Kosoven dhe as ata te na marrin. Jemi komplet popullsi qe flasim te njejten gjuhe dhe duam ne te rrime bashke. Jane te tjera gjera pretendimet e shteteve si Greqia apo Serbia sepse jane kombesi te ndryshme nga e jona, Kosove, Shqiperi.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Gjendet i pajetë një 82-vjeçar, ka plagë thike në fytyrë, ende nuk dihen rrethanat

Durrës/ Gjendet i pajetë një 82-vjeçar, ka plagë thike në fytyrë, ende nuk dihen rrethanat