Basha, homazhe Drita Pelingut:
Vepra, në identitetin e çdo shqiptari

Basha, homazhe Drita Pelingut:<br />Vepra, në identitetin e çdo shqiptari
TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka bërë sot homazhe për nder të Artistes së Merituar, Drita Pelingu. Basha tha se vepra që la pas artistja, regjisorja  dhe pedagogia Drita Pelingu do të frymëzojë breza të tërë artistësh edhe në të ardhmen.

“Qytetarët e Tiranës dhe mbarë shqiptarët ndahen sot nga një bashkëqytetare, e cila ka një domethënie të madhe për identitetin e shumë brezave, për kulturën dhe artin shqiptar. Sot, dua t’i shpreh ngushëllimet e mia, por edhe në emër të qytetarëve të Tiranës, familjarëve të artistes, regjisores, pedagoges së artit Drita Pelingu, si dhe komunitetit të artistëve shqiptarë, që sot ndahen nga një kontribuese e palodhur dhe që la mbresa të thella në artin skenografik shqiptar, në kujtesën e shumë brezave, të publikut dhe të artdashësve shqiptarë".

"Galeria e qindra personazheve, që ajo i bëri të dashur, të pranishëm dhe të pashlyer nga kujtesa dhe arkivi historik i artit shqiptar, nga kujtesa e qytetarëve shqiptarë do ta shoqërojnë përgjithmonë emrin dhe veprën e saj. Tek ndahemi sot fizikisht nga ajo, një gjë është e sigurt. Vepra, arti, frymëzimi që la pas do të vazhdojë të frymëzojë breza të tërë artistësh dhe të jetë pjesë e identitetit qytetar dhe artistik të çdo shqiptari” - u shpreh pas homazheve kryebashkiaku Basha.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024