Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet/ Edmond Stojku në Report Tv e mohon t'i ketë dhënë logon: Ne nuk jemi në shitje

TIRANË- Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka 'huazuar' një prej partive të vogla me qëllim që të ketë mundësi të garojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Burime për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku bëjnë me dije se pas dakordësisë me një parti të vogël, emri i së cilës ende nuk dihet, Basha ka depozituar në Gjykatën e Tiranës kërkesën për ndryshimin e emrit të asaj partie në ‘Koalicioni Euro-Atlantik’ dhe kryetari nuk do jetë ai vetë, por një person i besuar i tij.

Report Tv e ka konfirmuar këtë hap të Bashës, por dilema është cilën parti ka blerë Basha për të bërë të mundur që të jetë zyrtarisht si parti në zgjedhje? Opsioni kryesor ishte partia e Aleanca Demokracia e Re e Edmond Stojkut, por ai në një intervistë për Report Tv e mohon, duke thënë se partia e tyre nuk është në shitje. Një opsion tjetër është partia e Eduart Ndocajt, por as për këtë nuk ka një konfirmim.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Stojku shprehet se partitë nuk krijohen për t’u shitur e blerë.

“Të shohësh në televizion një lajm për partinë tënde, as nuk e ke diskutuar me askënd, askush nuk di asgjë, është me të vërtetë shumë fyese. E bëj me dijeni për publikun, ne nuk jemi në shitje. Partia Aleanca Demokracia e Re nuk është në shitje. Kemi të drejtën e vetëvendosjes, për t’u çelur, funksionuar si parti dhe për t’u mbyllur vetë. Partitë nuk krijohen për tu shitur dhe blerë dhe kjo është vërtetë çudia më e madhe që kam parë këto ditë.

Kam miqësinë time me të gjithë politikanët shqiptarë, po ashtu edhe me Bashën. Që në ditën e parë kur Bashës i kthyem të gjithë shpinën, unë ju gjeta pranë thjesht për faktin që ne jemi edhe patriotë. Kemi diskutuar për shumë gjëra, edhe për euroatlantizimin, që përdor thjesht formalisht për propagandë, për reklamë. Në bisedat tona politike s’kam ndjerë ndonjëherë ndonjë mendësi euroatlantike, se cila është strategjia, programi, bashkëpunimet vlera e një bashkëpunimi ose koalicioni parazgjedhor nuk është kaq e thjeshtë. S’mund të bëhet me deklaratën e një juristi të caktuar partie politike”, shprehet Stojku.

Sipas tij, mentaliteti i shitblerjes dhe vulave falso ka ikur me kohë.

“S’kemi për të thënë diçka të re, ajo që duhet të zgjidhim sot me publikun. Bëj me dije se paritë krijohen jo për tu shitur dhe për tu blerë. Dhe mentaliteti i shitblerjes dhe vulave falso ka ikur me kohë. Jo më në 2025, të flitet se ne sot morëm partinë e filanit dhe atë parti e mori Lulzim Bashën”, thekson Stojku.

Lulzim Basha ka mbetur pa parti që pasi Gjykata e Apelit i dha vulën e Partisë Demokratike, Sali Berishës. Ai ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë, por ende nuk ka një vendim. Në këto kushte kur ende po lufton për marrjen e Partisë Demokratike, Basha ka nisur lëvizjet që mos të mbesë pa përfaqësim në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, pasi ‘Demokratët Euroatlantikë’ nuk janë të regjistruar zyrtarisht në Gjykatën e Tiranës si parti.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lavdosh: 23/01/2025 20:49

    Ky Basha gjithmone ka qene nje kopjac i keq. Nuk ka kellqe per te bere dicka te tijen. Ne kete rast po kopjon Berishen qe u fut ne votime nen emrin e PL. Thhjesht dembel, genjeshtar, pa ide, vision dhe kopjues shume i keq

    Përgjigju
  • Miku: 23/01/2025 20:02

    Basha ka kete historik: 1. Rruga e kombit e perfolur si afere. 2. Vrasjet e 21 janarolit. 3. Gjumi i thelle si krebashkiak. 4. Humbjet e njepasnjeshme ne zgjedhje (sidomos ajo kur i dha Rama doren pas marreveshjes). Ik o burre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vota e Diasporës do i bëjë gropën Opozitës, pas zgjedhjeve PD do kërkojë heqjen e saj!

Spahiu: Vota e Diasporës do i bëjë gropën Opozitës, pas zgjedhjeve PD do kërkojë heqjen e saj!