Basha humb zgjedhjet për popullaritetin në Facebook, del i fundit mes liderëve politikë (Foto)

Basha humb zgjedhjet për popullaritetin në Facebook, del i fundit mes liderëve politikë (Foto)

Ish-Kryeministri Sali Berisha, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ishte i pranishëm ditën e sotme në qarkun e Korçës, ku zhvilloi një takim edhe me të rinjtë  e Devollit. Përveç deklaratave politike që Basha lëshoi në këtë takim, ku tha se të rinjtë shqiptarë janë pa shpresë dhe pa rrugëdalje, një tjetër detaj bie padyshim në sy në daljet e Bashës.

Kryetari i PD, siç shihni edhe në këtë foto është ndjekur në kohë reale në faqen e tij në Facebook nga vetëm 95 njerëz.

Lulzim Basha, gjatë live-t në Facebook, gjatë takimit të tij në Devoll

Një shifër shumë e ulët kjo, krahasuar me rivalët e tij politikë, por edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje live në Facebook.

Kryeministri Edi Rama njihet për popullaritetin e tij në PS. Në faqen e tij në Facebook, çdo ditë sa herë që Rama hyn live numërohen mijëra njerëz dhe views.

Kryeministri Edi Rama gjatë një daljeje live, views në faqen e tij në Facebook

E njëjta gjë ndodh edhe me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili gjithashtu ndiqet në shifra të larta në rrjetet sociale.

Siç duket, Basha zgjedhjet për popullaritetin në Facebook i ka humbur. Mbetet të shohim çfarë do të ndodhë në zgjedhjet reale, ato lokale të vitit 2019, nga të cilat na ndajnë vetëm pak muaj.

/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë