Basha i përgjigjet Metës: PD
nuk bën koalicion me LSI-në

Basha i përgjigjet Metës: PD<br />nuk bën koalicion me LSI-në
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur deklaratës së Ilir Metës, i cili u shpreh më herët se nuk do të ketë bashkëpunim mes PD dhe LSI.
 
Kryetari demokrat i ka dhënë fund dilemave lidhur me një koalicion të mundshëm me forcën politike që demokratët bashkëqeverisën nga 2009-a deri në 2013-ën.
 
Reagimi i Bashës vjen pas deklaratës së Metës, i cili shoi çdo iluzion që e lidhte LSI-në me PD-në. Por edhe Basha ka mbajtur një qëndrim refuzues ndaj LSI-së.  
 
PD nuk do të bëjë koalicion me LSI-në”, pohoi Basha. Lideri i opozitës deklaroi gjithashtu se PD-ja do të mbështesë rikandidimin e Bujar Nishanit për një mandat të dytë si President Republike. “Meqenëse Presidenti Nishani ka shprehur dëshirën për të rikandiduar ne do ta mbështesim atë”, – tha Basha.
 
Ndërkohë ai konfirmoi se opozita shqiptare është e vendosur të mbështesë integrimin e Shqipërisë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai