Kryetari i Partisë Demokratike i është përgjigjur deklaratës së Kryeministrit të vendit, Edi Rama ku ka thënë se kokoshi 200 milionësh vijon betonizimin e Tiranës dhe për parkun e lodrave tek liqeni kushedi kujt i ka marrë ryshfet.

Në një postim në rrjetin social, Facebook, Basha ka shtuar Rama po dhunon me kërbaç qytetarët ndërkohë që milionat i mban për vete duke shkelur ligjin e kushtetutën.

Ja statusi i Lulzim Bashës në Facebook
Kokoshi 200 milionë, politikani me i pasur i Europës ne vendin me te varfër te saj - sipas mediave amerikane - betonizuesi i Tiranes ne 11 vite, sot del haptasi si ideatori i betonizimit të parkut. Sa milionë euro rryshfet ka marre nga oligarkët këtë rradhë? Kerbac e burg per qytetaret, milionat per vete duke shkelur kushtetute e ligj.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)