Basha i përgjigjet Ramës: Mashtrimi me shifrat e viktimave me COVID përgjegjësi e jotja, jo e mjekëve! Lëri sulmet politike dhe prano një hetim të plotë (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur mesazhit të kryeministrit Rama se po gënjen dhe po bën sulme politike me shifrat e viktimave me COVID, ndërsa ka kërkuar një hetim të plotë për këtë çështje. Kryedemokrati Basha tha se Rama vazhdon t'i ikë përgjegjësisë dhe se mashtrimi me shifrat zyrtare është përgjegjësi e tij dhe jo e mjekëve, që po sakrifikojnë gjithçka në këtë betejë. Basha tha qeveria ka braktisur shqiptarët dhe familjet e tyre, për të cilat nuk jep asnjë mbështetje financiare si dhe po shpërfill dhimbjen dhe vuajtjet e qytetarëve shqiptarë, që kanë nevojë për ndihmë. 

"Shqiptarët prisnin sot përgjigje. Por Rama vazhdon të gënjejë dhe t'i ikë përgjegjësisë.  Ai ka gënjyer në lidhje me numrat e viktimave. Nuk janë shifra, por janë qytetarë, janë nëna, baballarë që kanë humbur jetën. Pasi i ka braktisur dhe i ka lënë pa asnjë mbështetje mjekët dhe infermierët në frontin e përballjes me pandeminë, ai po i keqpërdor ata. Mashtrimi me shifrat zyrtare është përgjegjësi e Ramës, jo e mjekëve që po sakrifikojnë gjithçka në këtë betejë. Ai ka braktisur shqiptarët dhe familjet e tyre, për të cilat nuk jep asnjë mbështetje financiare nga qeveria. Rama po shpërfill dhimbjen dhe vuajtjet e qytetarëve, që kanë nevojë për ndihmë. Njerëzit po vdesin përditë. Spitalet po kolapsohen. Biznesi po falimenton. Varfëria dhe papunësia po rriten. Në vend që të ndihmojë shqiptarët, në vend që të përballet me të vërtetën dhe realitetin, Rama vazhdon avazin e sulmeve politike dhe gënjeshtrave. Nëse nuk ke asgjë për të fshehur, prano direkt një hetim të plotë të të gjithë informacioneve që jo mjekët, por ti, ke fshehur në lidhje me viktimat e COVID-19. Boll u fshehe pas gënjeshtrave dhe sulmeve politike. Jepu përgjigje të vërteta qytetarëve të Shqipërisë", tha Basha.

Gjatë një interviste televizive, Lulzim Basha bëri akuza të rënda ku tha se shifrat e viktimave me COVID po fshihen dhe se në të vërtetë janë më shumë, ndërsa disa media publikuan disa foto nga morgu i Tiranë me trupa të pajetë që shiheshin në tokë. Kjo ka sjellë reagimin e  ashpër  të mjekëve, që i cilësuan akuza tronditëse dhe të pavërteta, por dhe kryeministrit Rama, i cili tha se këto janë akuza çnjerëzore dhe pjesë e luftës për pushtet që tejkalon çdo kufi.  

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Endri: 21/11/2020 21:03

    Ky eshte totalisht i felliqur. Zoti te denofte o plehre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia