Rama: Basha-Meta lojë politike me të vdekurit e COVID! Viktimat s'janë vota që vidhen në PD apo kuti këpucësh me lekë të zeza që vijnë nga Gjiri i Lalzit për burime mediatike

TIRANË- Në një mesazh që ka zgjatur rreth 20 minuta, kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur akuzave të opozitës se po fshihen viktimat e COVID-19.  Kreu i qeverisë  e mohoi kategorikisht këtë akuzë çnjerëzore, siç ai e quan, duke thënë se qeveria nuk ka as mundësi praktike dhe as teorike ta bëjë një gjë të tillë. Rama nuk i ka kursyer ironitë teksa thotë se viktimat e COVID s’mund të fshihen si serverat e kryeministrisë një ditë pas 21 janarit, s'janë as vota që vidhen në PD apo kuti këpucësh me lekë të zeza që vijnë nga Gjiri i Lalzit për mediat.

E gjitha kjo për Ramën është një lojë politike e orkestruar nga kryedemorkati Lulzim Basha dhe presidenti Ilir Meta, si e vetmja formë që kanë për të marrë pushtetin. Nisur nga thirrjet e vazhdueshme të opozitës që Prokuroria të nisë hetimet, numri një i qeverisë tha se askush nuk e ndalon të bëhet pjesë në atë që ai cilëson si një marrëzi politikë.

Duke lënë me një anë opozitën, Rama iu drejtua qytetarëve duke iu kërkuar që të mos dyshojnë në shifrat zyrtare të raportua nga qeveria, si edhe të vazhdojnë që të respektojnë masat anti-COVID për të shmangur një karantinë të dytë. Mesazhin e tij, të cilin ndryshe nga herët e tjera kishte zgjedhur që ta shkruante në letër, Rama e mbylli me një shprehje të filozofit gjerman Immanuel Kant: Nëse dikush të akuzon për diçka që nuk e ke bërë, ose e ke bërë vetë ose do e bënte vetë nëse do kishte mundësi.

Akuzat e Bashës për fshehje të rreth 400 viktimave me COVID ka prodhuar reagime të shumta, ku së pari ishin mjekët e spitaleve COVID, të cilët kanë mohuar gjithçka. Ata thanë se kjo është një goditje e qartë ndaj punës së tyre. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë i ka bërë thirrje Bashës që të shkojë dhe të ballafaqojë të gjitha pretendimet e tij. Një reagim ka pasur edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, i cili tha është nuk fshehur asgjë dhe nuk kanë pasur asnjë të vdekur pa skedë.

VIDEO-mesazhi i plotë i kryeministrit Edi Rama

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:23
Akuzat e PD-së se po fshihet numri i viktimave me COVID/ Rama: Nëse Prokuroria do të përfshihet në këtë marrëzi politike, askush se ndalon! Mund të nxitet dhuna e qytetarëve ndaj mjekëve (VIDEO)

Një marrëzi politike e quan kryeministri Edi Rama, akuzat për fshehje të viktimave të COVID, ku tha se nëse Prokuroria e sheh të arsyeshme të përfshihet, askush nuk do e ndalojë. Për Ramën, e gjitha është një lojë e shëmtuar për të marrë pushtetin.

"Akuza për fshehjen e vdekje dobësi e frikshme e karakterit të kësaj opozite, kulmimi i një seri rastesh të përsërita, që kjo opozitë ngre akuza të shoqëruar me thirrje për Prokurorinë, por që do të thirrej edhe për të vdekurit në spital duke krijuar një trysni kaq të tepërt për mjekët që sot kanë nevojë për mbështetje, kjo e tejkalon nivelin e neverisë për politikën e këtij lloji. Nëse në kriminalizimin e çdo pune po reformë, apo jemi të detyruar të mësohemi me pahir, kriminalizimi i mjekëve tanë është i patorelueshëm.

Prokuroria e di vetë punën, nëse do e shohë të arsyshme që të përfshihet në këtë marrëzi politike, askush nuk do e pengojë, duhet mbajtur shënim nga një gjykatës si një lëndim i patolerueshëm i karakterit tonë si popull, virusi nuk na ndan dhe ky episod i luftës së shëmtuar për pushtet nuk duhet harruar nga asnjë shqiptar si një akt përçarjeje mes nesh, në luftën kundër këtij armiku të padukshëm, që nxit urrejtjen ndaj mjekëve tanë, që mund të nxisë edhe dhunën në rast se një familjarë mund të humbasë të afërmin e tij. Ne do ta fitojmë këtë luftë sidoqoftë, me besim të palëkundur dhe me durimin më të madh. Zbatoni rregullat, kufizoni lëvizjet, kontribuoni që të shmangim një mbyllje tjetër dhe as mos dyshoni në shifrat zyrtare dhe as mos bini pre e frikës nga asaj opozite që ju duan mish për luftën e tyre për pushtet. Do ta kalojmë këtë dimër të vështirë", tha Rama.

Mund të nxitet dhuna e qytetarëve për mjekët pasi kanë humbur të afërmit. Në do ta vijojmë këtë luftë”, shtoi Rama.

Në fund u ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat dhe të shmangin mbylljen e vendit. “Ju lutem të gjithëve zbatoni rregullat, kontribuoni që të shmangi një mbyllje tjetër dhe mos dyshoni për asnjë informacion zyrtar dhe mos bini pre e frikës që u duan mish për topin e tyre të verbër”, tha kreu i qeverisë.

Ora 18:20
Akuzat për fshehje të shifrave/ Rama: Ç'janë të vdekurit nga COVID, vota që vidhen në PD apo kuti këpucësh me lekë të zeza që vijnë nga Gjiri i Lalzit për mediat? (VIDEO)

Kryeministri Rama në daljen e parë për mediat pas akuzave të Lulzim Bashës se në "Shqipëri fshihet numri i të vdekurve nga COVID", Kryeministri Rama tha se si "mundet të bjerë kaq poshtë qenia politike sa të shkelë harbutërisht qenien njerëzore brenda saj dhe të provokojë deri në palcë çdo familje që në këtë kohë të mallkuar fatkeqësisht ka humburin të dashurin e vet dhe të fusë tmerrin në familjen që ka dikë të prekur nga ky virus vrastar".

"Si mundet të flihet më gjumë pasi arrin të nxjerrësh nga goja një të tillë makabritet, duke e trajtuar një popull të tillë si një fuqi të verbër e cila duhet nxitur deri në fund drejt hakmarrjes ndaj atyre që sipas kësaj pandehmë çnjerëzore përdorkan pushtetin për të manipuluar numrin e të vdekurve.

Ky nuk është karakteri i këtij, ky nuk është karakteri i këtij populli, ky nuk është as karakteri i politikës në vetvete dhe asesi karakteri i shumicës që qeveris sot.

Ky është një manifestim ekstrem i atyre llojeve karakteresh të dobëta që në krej historinë kanë bërë dëme të mëdha në kohëra vendimtare dhe e kanë penguar Shqipërinë dhe popullin shqiptar për të marrë frymë lirish me të gjithë papërgjshmërinë e tyre.

Nuk ka më turp se kaq. Megjithatë as këtë se thua më. Në këtë pikë nuk është e imagjinueshme se deri ku mund të shkojë paturpësia ndaj vendit dhe ndaj njerëzve të këtij vendi.

Çfarë janë ato që humbasin jetën në spitalet COVID? Vota që humbasin kur mbahen zgjedhjet në Partinë Demokratike? Apo kuti këpucësh me lekë të zeza që nisen Gjiri i Lalëzit drejt burimeve mediatike.

Kush janë mjekët e vijës së zjarrit në këtë luftë për jetë a vdekje ? Anëtarët e komitetit Nishani, që u mblodhën  për të përjashtuar djalin e Fahriut? Apo këshilltarët e Presidencës që shpërndajnë si zogjtë e korbit nëpër botë lajme të rreme me Shqipërinë?

Mos vallë profesorë me bluza të bardha që prej vitesh firmosin kartela mjekësore të pacientëve që fatkeqësisht humbin jetën janë njësoj akuzuesi i tyre që mohon edhe firmën e vet pasi  financon fushatën e partisë me para që nuk dihet nga vijnë.

A mos vallë të vdekurit në spital të treten në ajër si ata të shkretët në videon humbur të të Masakrës së Krushës, për ët cilën i akuzuari nga dëshmitarët di vetëm të shajë dhe të akuzojë vetë dëshmitarët. Apo të vdekurit mund të fshihen siç u fshinë serverat e videos të sigurisë së Kryeministrisë të nesërmen e 21 janarit?", ka thënë Kryeministri.

Ora 18:19
Rama: Çnjerëzore të luhet me numrin e të vdekurve dhe inskenimet fotografike te morgu i spitalit (VIDEO)

Kryeministri Rama tha se është çnjerëzore dhe madje edhe përtej çdo pikëpamje demokratike dhe lufte për pushtet që të luash me të vdekurit. Rama i cilësoi mashtrime për të ardhur në pushtet akuzat e Bashës dhe inskenime fotot e publikuara nga morgu i Tiranës, që përdoren për të luajtur me psikikën e popullit.

 "Shumëkush ma quan arrogancë, por ndoshta duhet ta shohin si shprehje të pasonit të madh që më mban në këtë detyrë pa pushim dhe pa orar, pasionit të madh për punën që më është besuar dhe Shqipërinë që dua për të gjithë fëmijët tanë. Ne kemi opinione të ndryshme për  ngjarjet dhe kjo është demokraci, por të shash dhe shpifës nuk është demokraci. Ne nuk mund të ndahemi politikisht edhe për numrin e të vdekurve dhe të bëjmë inskenime fotografike deri tek morgu i Spitalit. Në një luftë si kjo sprovohet jo vetëm qeveria por edhe morgu, por nuk mundet që opozita dhe presidenti të krijojnë komitetet e tyre alternative, ku njëri prej tyre thotë që qeveria ti blejë maskat qytetarëve dhe komiteti tjetër thotë virusi nuk ekziston. Në një luftë si kjo ne mund të ndahemi për rrugën se si duhet të mbështetet  ekonomia, kjo madje do të ishte e shëndetshme, por nuk mund të jemi rasti unikal në Europë, ku opozita dhe presidenti bëjnë aleancë me COVID-in për të rrëzuar qeverinë dhe ushqyer frikën në jetën e përditshme të shqiptarëve dhe shpërndajnë inskenime të fotove nga morgu. Kjo nuk është as demokratike dhe as njerëzore, ku në kulimin e pandemisë ku vala e dytë po trondit botën të bësh politikë me numrin e të vdekurve. Të dalësh e të thuash që qeveria po fsheh numrin e të vdekur, do të thotë të dalësh mbi demokratike dhe madje është brutale edhe në luftën për pushtet, kjo është çnjerëzore, si mund të ngacmohet deri në këtë pikë psikika e një populli dhe të cenohet integriteti njerëzor dhe profesional ku një armatë e tërë mjekësh prej 9 ,muajsh  kanë harrura fëmijët dhe familjet e tyre për t'ju përkushtuar familjeve të secilit prej nesh", tha Rama.

 

Ora 18:08
Akuzat se po fshihen viktimat e COVID/ Rama: S'është kritikë, por shpifje që më ndez gjakun! Të sharat tuaja më bëjnë më të fortë në këtë sfidë (VIDEO)

Kryeministri Edi Ram u është përgjigjur akuzave të mbërritura nga ana e opozitës se 'po fshihen viktimat e COVID'. Rama tha se këto akuza vijnë nga një grup pakice që nuk bën gjë tjetër veçse sehir. Ai ka komentuar edhe qëndrimin e tij duke thënë se nuk është arrogancë, por tregues i pasionit për punën.

"Këtë sprovë ashtu si edhe përballimi me pasojat e rënda ne shqiptarët nuk e kemi zgjedhur, por jemi të sfiduar ta përballojmë me forcën e karakterin. Mënyra e reagimit tregon se kush jemi, si njerëz, si qytetarë, tërmeti godet fortë në një kohë të shkurtër dhe më pas pasoja e rimëkëmbjes, ndërsa virusi godet nga pak dhe pasoja sfidojnë përditë rezistencën tonë. Në të dyja rastet del në pah karakteri ynë, si popull dhe familjarë. Jam krenar si kemi reaguar dhe se si njerëzit janë bashkuar, qoftë që janë bashkuar në muajt e tërmetit dhe të sakrificës së njerëzve. Krenar se si forcat e shtetit janë vënë në dispozicion të njerëzve në nevojë, Urgjenca, FA, deri te forca e sistemit shëndetësor, që nga bluzat e bardha te çdo ekspert dhe strukturë dhe deri te çdo mjek familjeje pa harruar edhe ministrinë e shëndetësisë. Jam shumë i keqardhur që kjo dalje u provokua nga krejt e kundërta e karakterit të fortë dhe virtyteteve. Teksa shumica e popullit bën më të mirën e vetë, një pjesë tjetër një pakicë e zhurmshme qëndron mënjanë, bën sehir, shan e akuzon, godet me gurë ata që qëndrojnë pa gjumë për të shpëtuar jetë njerëzish. Nuk jam këtu për t'u ankuar për baltën apo pështymat nga pakica se mua të sharat e panumërta besojini ose jo më bëjnë më të fortë dhe më japin më shumë energji për të udhëhequr betejat tona. Ka një ndryshim mes kritikave, sharjeve dhe shpifje, këto të fundit  më ndezin gjakun. Shumë kush e quan arrogancë sjelljen time, por ndoshta duhet ta shohin si pjesë e pasionit të madh që më mban në këtë detyrë", tha Rama.

Ora 17:56
'Po fsheh shifrat e viktimave me COVID', Basha: Ramës i duhen dy ditë të përgjigjet, po manipulon faktet

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se po manipulon faktet dhe po fsheh të vërtetën e shifrave të viktimave më COVID-19. Duke iu referuar lajmërimit të Ramës se do të flas sot në orën 18:00 për këto akuza të opozitës, 10 minuta para mesazhit që pritet të jap kryeministri, kryedemokrati Basha thotë se atij iu desh dy ditë për t'u përgjigjur ndaj këtyre denoncimeve në një kohë që sipas tij, të gjithë panë të vërtetën me fotot e publikuara nga morgu i Tiranës.

"Pasi denoncimit të fakteve se gënjeu për numrin e viktimave të Covid-19, Ramës ju deshën dy ditë për t'u përgjigjur. Dy ditë përpjekje për të manipuluar faktet dhe për të fshehur të vërtetën që pamë të gjithë. E ka kot sepse askush nuk i beson më! Kush gënjen për një çështje kaq të ndjeshme, gënjen për gjithçka. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për ta dhe nuk merret me gënjeshtra natë e ditë", shkruan Basha.

E.M.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Nga 1 dhjetori mësimi i kombinuar në klasa dhe online, ju duket vendim i drejtë?

Komento

Komente

  • Eri: 21/11/2020 22:27

    Cnjerzore eshte te shikosh kufomat perdhe sikur te ishin kafsh brenda nje spitali ne zemer te Tiranes.Turp eshte te fshehesh realitetin.Babzia dhe pushteti ju ka shkeput nga realiteti.Turp

    Përgjigju
  • Arbëri: 21/11/2020 21:49

    Futne me forc në psikiatri këtë Luli skicofrenin !

    Përgjigju
  • Njoni: 21/11/2020 20:27

    Klasë politike më qesharake, më e kriminalizuar, më tradhëtare, më hajdute, më imorale, më e pameritë se kjo e këtyre 30 vjetëve nuk besoj të ketë pasur ndonjëherë Shqipëria. Thonë që cdo popull meriton mbretin që ka.

    Përgjigju
  • Juri: 21/11/2020 20:21

    MOS U MERR SHUME ME HALETE E SHQIPERISE O RAMA. ..LERJU ZOTIN AI I MERR TE GJITHA HAQET...SHIKO PUNEN TI,,NDERTO SA MR SHUME PALLATE ....PER ATA QE U DEMTUAN NGA TETMETI....

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 21/11/2020 20:00

    Loqke pe tamami ky panxhar Lulushi.

    Përgjigju
  • Cubi: 21/11/2020 19:25

    Eshte opozita e qenve. Opozit e kriminalizuar qysh ne diten e lindjes se saj. Embushur me kriminela e spiun te udb. Tradhetar e antishqiotar,brez pas brezi. Haram kush u jep vot keture monstrave. Mos pafshin kurr pushtet me sy.

    Përgjigju
  • Une: 21/11/2020 18:55

    Ja mbaroi dhe ky muhabet ashtu sic mbarojne gjithnje dhe askush nuk mban pergjegjsi per Babalet e sotme. Kryeministri nuk fut njerez ne burg dhe Luli, Saliu, Mona me psikopatin president Meta dhe tufen e analistave perverse e medioker kane lirine te bastardojne kete milet se jashte ka kohe qe ju kane hequr vizat me gjithe familjet e tyre.

    Përgjigju
  • vlora: 21/11/2020 18:37

    Z,K/minister neqoftese eshte e vertete per ate qe aludonte znj.Gjikondi se keto foto i ka nxjere drejtori i morgut qe eshte militant i LSI fajtor jeni ju qe e keni lene ate monster dhe sa me shpejt duhet ta shkarkoni dhe tja jepni prokurorise si perhapes te panikut

    Përgjigju
  • Olimpiada: 21/11/2020 18:29

    Un njoh pak a shum 100 veta,çdo njeri prej ketyre me far e fis dhe shoqeeri njohin edhe keto nga 100 persona,po ti mbledhim krijojm nje rreth shum te madh njerzish te lidhur me gjerat qe ndodhin,pytja i drejtohet me shume dallaverexhive,pse ska vdekur ose prekur virusi nga rrethi i njerzve qe un bej pjese? pse? eshte e thjesht nuk ekziston,ekzistojn rrenat,vdesin njeres per infrakt,per pleqeri,diabet,tencion dhe rrensat pjes e rrensave boteror i fusin per covidin qe i hanget mortja

    Përgjigju
  • O SEDTYRON NJERI: 21/11/2020 18:29

    TI MOR KLLUF I SKADUAR VETËM TI QEKE QORRRRR E SE KE PA LULIN QË VRAU NË 21 JANAR 4 TË PA FAJSHËM BASHK ME KRYEKRIMINELIN SALMUT BERSHURA. APO NUK QUHET O KLLUF. VETËM TI E DASHKE KTË MONSTËR KRIMINEL HAJDUT QË 7×7=42 PO DHE TI SI LYLI DUHET TË JESH ANALFABET IDJOT. PO EDHE TI EGËZOFSH LYLIN IDJOT E MERE MBAJE NË SHPI O KLLUF.

    Përgjigju
    • Cubel breca.: 21/11/2020 19:30

      Hajvana jan te tere bashk me ata qen qe I komandojn. Funderrina e monstra e ketij kombi.

  • redi: 21/11/2020 18:28

    Covid eshte nje mortje ,por politizimi i tij eshte mortje politike.Pushtetin nuk e japin bavalet por populli.Asnje pozite ne BE nuk do guxonte te luante me panikun e popullit .Ju qofshit

    Përgjigju
  • Klea: 21/11/2020 11:05

    Lul nje idjot qe sduhet degjuar fare

    Përgjigju
    • Ste detyron njeri: 21/11/2020 14:08

      Spo ta sjellin lulin me zor ne shtepi. Ke 90% te mediave qe as ja zene dot emrin ne goje. Pse harxhon kohe me komente per lulin, keni lulplehun tuaj ju sa per 1000 e paçi me jete edhe 30 mandate te tjera.

  • Iliri: 21/11/2020 11:01

    Nga njeriu që është në hall mund të pritet gjithçka.E kush e garanton që në një moment regjisorët e Babales të kenë përgatitur skenën duke shpërndarë trupat e sendet e të ndjerëve. Është përsëritës.

    Përgjigju
  • MONSTRA: 21/11/2020 09:28

    LYL SHAL NGJIT KRIMINEL HAJDUT ËSHTË MONSTRA MË E NDYR. KY KRIMINEL IDJOT PO BËN SI IDJOT SE MENDON QË DUKE GËNJYER SA MË SHUM DIÇKA DO BESOHET. PO KTË KËRM ME EMRIN LYL E BESOJN VETËM PAKICA INJORANT E ANALFSBET SE NJERZIT NORMAL ME FJALËN E KTIJ AS NË WC NUK SHKOJN. PTY KRIMINEL HAJDUT ORDINER.

    Përgjigju
  • sula: 21/11/2020 09:22

    ne fakt nuk ka aq shume vdekje qe te lihen per dhe viktimat,nje dhome sa te lihen si duhet gjindet,eshte respekt ne fund te fundit,te gjithe do vdesim dhe te mos hidhemi ashtu se eshte fyerje per pasardhesit

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Vrasja e të riut në Bulqizë/ Policia jep njoftimin zyrtar