Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur sulmeve të Ilir Metës, i cili e akuzon si përgjegjës për djegien e mandateve në 2019. Basha tha se Meta ka qenë nxitësi kryesor i djegieve të mandateve.
Basha e akuzoi si pazarxhi që ka mbajtur Ramën në pushtet, ndërsa tha se s’ka më asnjë bashkëpunim me Metën. Këtë të fundit e ‘këshilloi’ që të zgjidhë problemet me drejtësinë.
“Meta ka qenë nxitës i djegies së mandateve. Disa e kanë kurajën ta pranojnë, disa si Ilir Meta hedhin gurin fshehin dorën, këtë bëri pas 12 janarit, pastaj shkoi u puth me Ramën në Shkodër në prani të Tadic. Bëri si i flaktë gjatë përpjekjes sonë për të garantuar kushte zgjedhore në 2017, shkoi u bë president i Edi Ramës. Ilir Meta është përfitues më i madh i pushtetit të Ramës. Meta është faktori kryesor për ardhjen e Edi Ramës në pushtet 2013 dhe për mbajtjen e tij në pushtet në 2017, madje dhe në 2021 me çmenduritë e tij të Malit me Gropa. Meta ka pushuar së ekzistuari si faktor politik. Me Metën dhe LSI s’ka për të patur më asnjë marrëdhënie politike, është një pazarxhi kronik, që problemet si ka më me PD dhe shqiptarët, por i ka aty ku i ka dhe të përballet me problemet që ka”, tha Basha.
Lajmi kryesor:
Basha akuza Metës: Pazarxhi kronik, nxitësi kryesor i djegies së mandateve! Xhaçka sërish në Kushtetuese? Shërbim ndaj Ramës! Begaj të shpërndante Kuvendin
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
28.9%
-
Pak
41.5%
-
Aspak
29.5%
Vota total: 325
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Basha: Po bëjmë gati draftin për ta çuar çështjen në Kushtetuese! Rama dhe Berisha janë bashkë, ndëshkojini me vote
27 Korrik, 10:16
-
Nga ‘sevapi’ i Damianit për Berishën te Salianji 4 vite në Apel
26 Korrik, 19:21
-
Meta rikthehet sërish te paralelja: Mirëmëngjes nga kuadrati më i famshëm në Tiranë
26 Korrik, 11:45
-
Opozita peng i problemeve personale të Berishës, luhatjeve mendore të Metës dhe paaftësisë të Bashës
26 Korrik, 11:21
-
106 vota pro, PS-PD miratojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Lista të hapura në 2/3 dhe votë të diasporës! ‘Përplasen’ demokratët, akuza për pazar Berisha-Rama
26 Korrik, 07:30
-
Ylli Pata: Pse po ikin nga PD deputetët që mbështetën Lul Bashën?
25 Korrik, 19:25
-
Basha ironizon dakordësinë për Kodin Zgjedhor: Morën vendim t'i ndajnë listat në biznes klas për vete dhe karroceri për të tjerët
25 Korrik, 19:16
-
'Pak orë na ndajnë nga puçi kushtetues', Basha reagon për Zgjedhoren: Shqiptarët duan ndryshim, Rama dhe Berisha jo
24 Korrik, 14:59
-
Mandati i Xhaçkës, Bardhi: PS po injoron Kushtetutën! SPAK të veprojë, mos zbatimi i vendimeve, vepër penale
24 Korrik, 14:40
-
Vendimi i Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës, PS: Nuk mund të imponojë votën e deputetëve! Do kërkojmë interpretimin e Komisionit të Venecias
24 Korrik, 11:49
-
Çollaku i PD sulmon Metën: S’i takon t’i japë leksione demokratëve, në protestë ishte i ftuar, jo zoti i shtëpisë
23 Korrik, 20:34
-
Mero Baze: I treti në bronx
23 Korrik, 19:43