Basha: I vetmi i vend në Europë ku
e keqja ka kapur partinë e pushtetin

Basha: I vetmi i vend në Europë ku<br />e keqja ka kapur partinë e pushtetin
TIRANE - Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka vijuar akuzat ndaj qeverisë, duke u shprehur se të dënuar për krime e prostitucion, janë të vendosur në Parlament. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Basha, akuzon duke nënvizuar jemi i vetmi vend në Europë që e keqja ka mbërthyer pushtetin.

Duke ju referuar edhe Kreut të ri të Këshillit të Qarkut Vlorë, Sadrit Danaj, Basha e akuzon se ai është një person që është dënuar për rrëmbim fëmije. Kreu opozitar, nënvizon se ky lloj pushteti nuk është ajo që meriton Shqipëria dhe shqiptarët.

“E keqja po mberthen vendin - keto jane fakte, jo fjale. E keqja ka mberthyer parti politike dhe vete pushtetin. Jemi te vetmit ne Europe ku te denuar per krime e prostitucion jane deputete ne kuvend. Te vetmit ne Europe ku rrembyes femijesh emerohen Kryetare Keshilli Qarku nga kryeministri. Ky nuk eshte perfaqesimi qe meritojme. Kjo nuk eshte Shqiperia qe duam dhe enderrojme...” shkruan Basha në Facebook. 

basha fb

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin