Migjen Basha më në fund është i yni, Cana është dëmtuar, Rama nuk do të jetë në Oslo, ndërsa Salihi shprehet optimist për një rezultat pozitiv, kjo është rezymeja e ditës së dytë në ekipin kuqezi. Ekipi kombëtar po vijon përgatitjet në qytetin e Durrësit, por nuk e ka nisur me këmbë të mbarë, pasi gjatë seancës stërvitore të ditës së djeshme është dëmtuar kapiteni kuqezi Lorik Cana. Mbrojtësi në minutat e fundit të seancës stërvitore është rrëzuar duke pësuar një dëmtim në kavije, stafi mjekësor i është gjendur menjëherë pranë.

29-vjeçari nuk ka pasur asnjë kontakt fizik me shokët e ekipit, por është rrëzuar në ecje e siper. Tashmë pritet deklarata e stafit mjekësorë mbi gjendjen e futbollistit, por nga pamja e parë gjendja nuk duket shumë serioze, pasi ka dalë me këmbët e veta nga fusha. Në fund të seancës stërvitore Cana është larguar nga fusha sëbashku me trajnerin De Biasi duke biseduar, ndërsa italiani ka deklaruar se ka besim që Cana do të jetë në fushë të premten, pasi është i fortë.

Ndërkohë që seance stërvitore e ekipit tonë do të vazhdojë edhe nesër dhe pasnesër përpara se të niset për në Oslo. Pas seancës së sotme ka dalë në konferencë Salihi dhe Lila duke vlerësuar kundërshtarin dhe shprehur besimin se në Norvegji do të shkojnë për fitore. Sakaq dje kanë dalë në koferencë për mediat Salihi dhe Lila. Sulmuesi ka deklarur se do të luftojnë për të marrë maksimumin përballë Norvegjisë. “Jemi të ndërgjegjshëm që do të jetë një ndeshje e fortë, aq më tepër që luajmë në fushën e tyre, por kjo nuk do të thotë që do të dorëzohemi, përkundrazi do të luajmë si të barabartë në fushë.

Jam i kënaqur me ftesën dhe mendoj se do ta justifikoj” thotë sulmuesi. Ndërsa Lila shprehet se mbrojtja do të jetë në qendër të vëmendjes këtë ndeshje, pasi kudërshatri ka një mesatare shtatlarte. “Jemi të motivuar se luajmë fatet e botërorit në përballë një kundërshtari dy ndeshje radhazi. Nëse gabojmë dalim jashtë” përfundon Lila. Por lajmi më i rëndësishëm dje ka qenë aprovimi i FIFA-s për Migjen Bashën duke i dhënë të drejtë që luajë me Norvegjinë. Pas kërkesës së gjatë të FSHF, FIFA i ka dhënë të drejtë Migjen Bashës për të veshur fanelën kuqezi, gjë të cilën mund të bëjë që nga ndeshja e radhës.

Migjen Basha ka lindur në Zvicër më 9 qershor 1987. Karrierën e nisi me Luisanën në vitin 2004-2005, ndërsa tani luan me Torinon. Prania e mesfushorit e ka lehtësuar detyrën e De Biasit për zgjedhjen e formacionit të parë përballë nordikëve. Ndërsa Rama këtë ndeshje e ka të vështirë që të luajë, pasi ka problem me dokumentacionin duke e shtyrë debutimin për ndeshjen miqësore me Lituaninë.



Dylber Balla