Basha ironizon Berishën: Ku është revolucionin që do e rrëzonte për 6 muaj Ramën? S’jam bërë pishman për 9 shtatorin

 

Lulzim Basha ka ironizuar sërish Berishën nga takimi me të rinjtë në Vlorë. Ai thotë se nuk është penduar për ditën kur përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar.

‘Përgjigjet e drejtpërdrejta kanë sukses të jashtëzakonshëm. Por kjo nuk është një përgjigje të cilës mund t’i përgjigjem me po apo jo. Natyrisht përgjigjja e shkurtë është jo, nuk jam bërë pishman. Nuk jam bërë pishman sepse vendimin nuk e kam marrë i nisur as nga interesi im, as nga interesi i një grupi të ngushtë. E kam marrë nisur nga interesi i demokratëve, të cilët e kanë parë me 14 majin se ku na çon vendimmarrja e gabuar, se ku na çon gjykimi pa mend në kokë. Po gjykimi vetëm me emocion të cilin e kuptoj. Shiko, mua nuk do të më dëgjoni kurrë të bëjë bardh e zi. Bardh e zi është varfëri mendore dhe varfëri shpirtërore. Nuk do të më dëgjoni kurrë të lëpij atë që kam pështyrë. As të shkel mbi atë që kam ecur, me bindjen se ka qenë rruga e drejt. Maksimumi mund të pendohem, siç jam penduar për jo pak gjëra dhe të kërkoj ndjesë siç kam kërkuar ndjesë, por duhet të kërkoj edhe më shumë, por jo të rivizatojë të kaluarën nisur nga interesat e të sotmes apo të nesërmes, këtë nuk kam për ta bërë kurrë. Me Sali Berishën kemi pasur një rrugëtim me pjesët e veta pozitive, të padiskutueshme që edhe sot nuk mund t’i mohojmë as unë dhe askush tjetër. Unë i pai jo, sikundër me dritëhijet e veta. Unë nuk jam që në këtë moment, meqë ai shpall armik këdo që si pëlqen dhe unë ta shpall armik. Nuk jam për këtë. Në një moment, pas vendimmarrjes së Shteteve të Bashkuara për ta shpallu non grata, ne u ballafaquam me një vendimmarrje të vështirë, vendimmarrje që në fakt sfidon nëse je lider i vërtet apo i rremë.’- tha Basha.

Ai madje ka ironizuar thirrjet e Berishës për ‘revolucionin paqësor’.

“ E dëgjuat çfarë tha pas kësaj? Dëgjuat sulmet, baltën, shpifjet? Ku jemi sot? Ku e kemi sot revolucionin që do e rrëzonte për 6 muaj Edi Ramën? Ku e kemi sot retorikën gjithë inflacion të shitjes së zgjedhjeve? Sepse derisa mora atë vendim, kjo retorikë nuk ekzistonte. Shpifjet dhe balta që hidhen sot ndaj meje, është e njëjta që hidhte Edi Rama kundër meje. Po tani ku jemi? Jemi më mirë apo më keq? Pse jemi më keq? Sepse vendosi interesin e vet personal mbi interesat e demokratëve. Nuk është kurrë vonë për të hedhur hapin e duhur. Dhe sot hapi i duhur është të reflektosh dhe në rastin e tij të reflektojë dhe të tërhiqet. Kurrë nuk është vonë. Për të ruajtur atë vlerësim për aspektet pozitive të lidershipit të tij, por për të mos e thelluar edhe më tej zullumin, dëmin që i ka bërë demokratëve me pjesë të errëta që janë shfaqur në veçanti gjatë këtyre muajve, gjatë këtij një vit e gjysmë. Por kjo nuk është në dorën time, as në dorën tënde. Kjo është në dorën e tij. Në dorën tonë është të vazhdojmë verbtazi pas një rruge qore, apo të hapim rrugën tonë dhe të bashkohemi në këtë rrugë për të ecu përpara. Ky është vendimi që duhet të marrim. Shumica prej jush në këtë sallë besoj, por edhe të tjerë që prej dhjetoit të vitit 2021 e kanë marrë vendimin. Dhe ftesa ime është të bashkojmë sa më shumë qytetarë, sa më shumë deokratë eth kësaj rruge, sepse ky është shansi i vetëm për ta çuar Partinë Demokratike drejt fitoes dhe për ta çuar Shqipërinë tek ndryshimi i shumëpritur. Nuk ka asnjë asye për t’u kthyer mbrapa, duke përfshirë këtu edhe vendimin e 9 shtatorit. Prandaj, sa më shumë kohë kalon aq më i bindur jam që vendimi i 9 shtatorit ishte vendimi më i drejt, madje mund të them që nëse ka diçka që mund të korrigjoja, është që ky vendim të ishte marrë edhe më herët, për t’i çliruar demokratët edhe nga pesha e rëndë e të kaluarës.”- vijoi Basha.


Lajmi kryesor:

Basha me të rinjtë në Vlorë, ironizon Berishën: Ku është revolucionin që do e rrëzonte për 6 muaj Ramën? S’jam bërë pishman që e përjashtova


G.MO/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Gudia kulturore/ Polifonia shqiptare takohet me ritmet elektronike tek 'Art Turbina', 'Zëri i dhunës virtuale' tek Galeria e Arteve

Gudia kulturore/ Polifonia shqiptare takohet me ritmet elektronike tek 'Art Turbina', 'Zëri i dhunës virtuale' tek Galeria e Arteve