Basha kërkon të ruajë 'karrigen' në Strasburg: Mos më hiqni, po rindërtoj Ukrainën! KiE për Report Tv: Nëse s’dorëhiqet, ikën në janar

Për të shkuar në sallën e Këshillit të Evropës në delegacionin shqiptar, vijon të jetë gjallë një konflikt, kush duhet të vijë nga demokratët, Lulzim Basha apo Albana Vokshi? Në 2 shtator 2024 Kuvendi i Shqipërisë njoftoi se me kërkesë të Gazment Bardhit e kishte hequr Lulzim Bashën dhe e kishte zëvendësuar me Albana Vokshin. Por ish kryetari i PD-së nuk dorëzohet.

Në këtë shkresë të siguruar nga Report TV, Lulzim Basha i kërkon kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali të mos e heqë nga delegacioni i Strasburgut, pasi ai po punon për rimëkëmbjen e Ukrainës, dhe largimi i tij nga delegacioni, do të dëmtonte imazhin e Shqipërisë.

“Siç është botërisht e njohur, unë jam ngarkuar në detyrën e Raporterit për Mbështetjen Rindërtimit te Ukrainës, detyrë të cilën vazhdoj ta kryej deri më datë 16 prill 2025, në lidhje me mekanizmat për konfiskimin e aseteve të ngrira të Federatës Ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të Ukrainës. Ne këto rrethana, Kërkesa për zëvendësimin tim përben jo vetëm shkelje te rregullave te Asamblesë por edhe një veprim që cenon imazhin e Shqipërisë ne raport me përkushtimin e saj krah vendeve anëtare të Këshillit të Europës për mbajtjen përgjegjëse te Federatës Ruse për shkatërrimin dhe krimet e kryera gjatë agresionit te saj te paligjshëm kundër Ukrainës.”, thuhet në letrën e Bashës për Kuvendin.

Report Tv pyeti Këshillin e Evropës nëse ky rol raportues që ka Lulzim Basha, është i pa transferueshëm tek dikush tjetër.

Informacioni i ardhur konfirmon se Basha është ende anëtar i Asamblesë, edhe për pak kohë, por jo për shkak të punës së tij për rindërtimin e Ukrainës.

“Në mungesë të dorëheqjes, z. Basha mbetet anëtar deri më 27 janar 2025 (në mëngjes). I takon Kuvendit të Shqipërisë, kur të dorëzojë kredencialet e delegacionit të tij për hapjen e sesionit të janarit 2025, të modifikojë përbërjen e tij duke zëvendësuar zotin Basha me zonjën Vokshi, në përputhje me vendimin që mori shtatorin e kaluar.”, tha për Report Tv Nathalie Bergellini , zëdhënëse e KiE

Kështu, në fund të janarit, Basha nuk do të mundë të përfaqësojë Shqipërinë në sallën e Këshillit të Evropës, dhe duhet të dorëzojë edhe mandatin si reporter për Ukrainën, 3 muaj më herët, nga 16 prilli i vitit 2025 kur i mbaronte mandati.

Gjithmonë, nëse letrat e tij në drejtim të Kryetares së Kuvendit, nuk do të ofrojnë zgjidhje kompromisi.

 

Kerkesa e Bashes dhe pergjigjja e KIE
 

G.M./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 06/11/2024 16:43

    Ai pafillo nuk duhej te ishte ne politics E kuptoni se ne cfar niveli eshte!? Sa bie nga ofiqet vete e kerkon suflaqe

    Përgjigju
  • Riciklim: 06/11/2024 14:03

    Basha del nga politika , mesa duket ne vend te tij vjen Gon Shehaj

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 06/11/2024 20:37

      Gon shehaj nuk di te lidhi kepucet jo te Cartoceto nga parlamenti , nje interesaxhi qe shkon mbrapa lekut , hajdut me cizme .a , shehaj eshte kokrra e injorantit .

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Rasti Bove dhe kërkesa e Igli Tares, trondit mjeku në Itali: Në Serie A një lojtar është i papërshtatshëm për të luajtur

Rasti Bove dhe kërkesa e Igli Tares, trondit mjeku në Itali: Në Serie A një lojtar është i papërshtatshëm për të luajtur