Basha konfirmon pjesëmarrjen në tubimin e Metës: Në shesh si qytetar! Detyra ime në mbrojtje të Kushtetutës (VIDEO)

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha konfirmon pjesëmarrjen në tubimin e nesërm të 2 marsit thirrur nga presidenti Ilir Meta. Basha bën me dije se në atë tubim nuk do të marrë pjesë si lider i opozitës, por si një qytetar në mbrojtje të Kushtetutës.

"Si qytetar i vendit tim, si bashkëshort dhe si prind, është detyra ime të mblidhem së bashku me bashkëqytetarët e mi në mbrojtje të kushtetutës! Mirutakofshim nesër në orën 17:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit", shkruan Basha.

Megjithatë pavarësisht deklaratave të tilla, burime ekskluzive i thanë Shqiptarja.com se Basha ka një rol të rëndësishëm në këtë tubim. Ai është ngarkuar me një detyrë shumë të rëndësishme, të kujdeset që të sjellë të paktën 10 mijë veta në shesh. Për këtë, Basha u ka dhënë urdhër strukturave të partisë që të jenë në shesh krah presidentit Ilir Meta në tubimin anti-qeveritar, siç Shqiptarja.com ka raportuar më herët. Kryedemokrati ka shpërndarë dy porosi për të djathtë përmes mesazhit të tij, që kjo të shpërndahet tek të gjitha strukturat e partisë dhe të bisedohet me sekretarin e Përgjithshëm për masat organizative, duke lënë të kuptohet se strukturat në rrethe duhet të nisin organizimin për transportimin drejt Tiranës të militantëve të djathtë në tubimin opozitar të drejtuar nga kreu i shtetit.

Të gjithë përfaqësuesit e opozitës kanë konfirmuar pjesëmarrjen, megjithatë theksin e kanë vënë se në shesh do të jenë si qytetar, jo si pjesë e një partie opozitare. Tubimi do të zhvillohet ditën e nesërme, më 2 mars dhe është organizuar nga Presidenti Ilir Meta. Ai do të nisë në orën 17:00- 19:00, orari zyrtar, por ndoshta mund të zgjasë edhe më shumë në varësi të zhvillimeve. Ky tubim është thirrur me moton "Për Kushtetutën, për Shqipërinë", mes akuzave nga kreu i shtetit për "grusht shteti" nga qeveria Rama. 

 

Postimi i plotë i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:57
Kur Lulzim Basha e quante Ilir Metën 'streha e fundit e maskarenjve' (VIDEO)

Teksa kreu i Partisë Demokratike u bën thirrje mbështetësve të PD-së që t'i bashkohen tubimit të thirrur nga presidenti Ilir Meta, duken kontradiktore deklaratat që kryedemokrati bënte për presidenti aktual. Basha e quante Metën "streha e fundit e maskarenjve", e ndërsa sot zgjedh që t'i bashkohet edhe vetë kësaj strehe.

"Ilir Meta është streha e fundit e maskarenjve, këtë tani e dinë të gjithë", dëgjohet të ketë thënë Basha në një nga protestat e opozitës.

 

Ora 17:16
Voltana Ademi liston 10 arsyet se përse do i bashkohet Metës në tubimin e 2 marsit

Voltana Ademi, kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës do të jetë ditën e nesërme në shesh, mes shumë demokratëve të tjerë që i janë bashkuar tubimit thirrur nga Presidenti Ilir Meta. Ajo ka listuar një sërë arsyesh se përse qytetarët sipas saj duhet t'i bashkohen presidenti Meta.

"Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë,
Me përgjegjësi për të ardhmen,
Me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale,
Me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social,
Për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut,
Me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare,
Me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor,
Si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit,
Për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror,
Me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar,
Me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit”
Mbrojmë kushtetutën e republikës tonë,
Vendin tonë, Shqipërinë",
shkruan Ademi.

Postimi i plotë i Ademit

Ora 14:42
Pas udhëzimit të Bashës, Bardhi vë në zbatim 'urdhrin' e Metës: Të gjithë anëtarët e PD në shesh për të mbrojtur Kushtetutën

Partia Demokratike vijon 'fushatën' për të mbledhur në tubimin anti-qeveritar të presidentit Ilir Meta të thirrur ditën e nesërme, pak ditë pasi kryedemokrati Lulzim Basha udhëzoi strukturat të nisin mbledhjen e mbështetësve.  Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka shpërndarë spotin e Metës për 2 Marsin, teksa thotë se të gjithë anëtarët e PD duhet të bashkohen në këtë tubim në mbrojtje të Kushtetutës.

"Kushtetuta është marrëveshja më e rëndësishme e një shoqërie që garanton bashkëjetesën tonë. Kur shkelet Kushtetuta, bie shteti, bie demokracia, cenohen të drejtat e njerëzve. Çdo qytetar duhet të reagojë. I ftoj anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike të bashkohen në manifestimin e 2 Marsit, në mbrojtje të Kushtetutës, në orën 17:00, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit", shkruan Bardhi.

Basha iu bind 'urdhrit' të presidentit Ilir Meta që Shqiparja.com zbardhi ekskluzivsht, për të mbledhur njerëz për tubimin e dy marsit. Ai shpërndau dy porosi për të djathët, që kjo të shpërndahet tek të gjitha strukturat e partisë dhe të bisedohet me sekretarin e Përgjithshëm për masat organizative, duke lënë të kuptohet se strukturat në rrethe duhet të nisin organizimin për transportimin drejt Tiranës të militantëve të djathtë në tubimin opozitar të drejtuar nga kreu i shtetit. Burime konfidenciale thanë për Report Tv, se Presidenti i ka kërkuar Bashës mbështetje në këtë aksion të tij kundër qeverisë për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. "Dua nga ty 10 mijë njerëz", i është drejtuar në zyrën e tij Meta Bashës.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/03/2020 02:23

    Per Meten,Bashen,Berishen,Ramen,e politikane te tjere :-nje kauze eshte e humbur n.q.s mitingjet behen te organizuara me autobuza,pagesa ,miell ,celulare.Studentet e Dhjetorit fituan se ishte nje kauze e drejte dhe nuk I organizoj askush e nuk I pagoj askush.Motivi e frymezimi I vetem ishte LIRIA.

    Përgjigju
  • Cimi: 02/03/2020 00:00

    O bashe ske faj.. nga njera ane amerika te thote mos shko nga ana tjeter i ke borxhe likes nga protestat e tuja.. E moj kushtetute sa flitet ne emrin tend

    Përgjigju
  • E vertete: 01/03/2020 23:32

    Meta eshte streha e fundit e Maskarenjvr

    Përgjigju
  • Popull: 01/03/2020 22:33

    Do isha i lumtur që këtë protestë ta organizonte populli vetë dhe jo këta që kanë 30 vjet që po i pijnë gjakun këtij populli, për të rrëzuar Ramën ka 1000 arsye, por këta dy pushta META DHE BASHA janë pjesë e bandës RAMA BERISHA dhe këto protesta i kanë për pordhë dhe jo se po i dhimbset SHQIPËRIA që po zbrazet përditë.

    Përgjigju
  • Uturaku: 01/03/2020 19:46

    O lul mos harroni ju te pd-se te merrni uturakun per liken se mos mbushet nga frika e arrestimit,jo per gje po do qelbeni, apo do ti rrini afer se mos nxjerr na nje kallep floriri me kaken e ta merrni.

    Përgjigju
  • Nul Noka: 01/03/2020 18:25

    O Lulushke ti hoqi breket Iliri! Tani prit kur ta fusi,se ky hajdut eshte mesuar tja fusi shokeve e miqeve o Lulo.

    Përgjigju
  • Goni: 01/03/2020 18:21

    Moj Volhajne do maresh Filipin ne protesten e presidentit hajdut?

    Përgjigju
  • Lush berbali: 01/03/2020 17:43

    Nuk ka nevoje per arsye. Cilido mut qe ta therrase ne proteste kunder Edi Rames ,Voltana shkon e para. Jo per gje,por kujton se po ja mbarojne te tjeret para saj.

    Përgjigju
  • qytetari: 01/03/2020 17:16

    si qytetar i vendit tim me pasuri ne gjithe boten,si prind i femijeve te mi qe i studjoj jashte me leket tuaja o popull eshte detyra ime te jem neser ne bulevarde per mbrojtjen e kushtetutes qe na ben neve te paprekshem dhe te pavdekshem,se ne duam qwe ligji te mos na preki p0er vjedhjet e bera 30 vjet se duam me shume akoma.

    Përgjigju
  • Lalka: 01/03/2020 17:14

    O Lule o bolke po lepitke mbete o panxhar Maliqi

    Përgjigju
  • Tosi: 01/03/2020 17:07

    Po kryegangsterin e pd leshelis Komandantin e naziskineve te Mamurrasit Flamur Herman Geringun do e marresh ne miting se ja eksperience me molotovin ne deren e kryeministrise dhe me dhomat e gazit ne Aushvic.

    Përgjigju
  • Lulushke moje Lulushke: 01/03/2020 17:01

    Do te vije rradha edhe Ty ,ku Populli zvare do te mare,Nuk do te jene Simpatizante te PS por te PD .. Durim ..

    Përgjigju
  • dada: 01/03/2020 16:57

    Mos cfare halli na zgjidhe bravo Luli ne gezime te ardhshim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen