Pas udhëzimit të Bashës, Bardhi vë në zbatim 'urdhrin' e Metës: Të gjithë anëtarët e PD në shesh për të mbrojtur Kushtetutën

Pas udhëzimit të Bashës, Bardhi vë në zbatim 'urdhrin' e Metës: Të gjithë anëtarët e PD në shesh për të mbrojtur Kushtetutën

Gazment Bardhi

Partia Demokratike vijon 'fushatën' për të mbledhur në tubimin anti-qeveritar të presidentit Ilir Meta të thirrur ditën e nesërme, pak ditë pasi kryedemokrati Lulzim Basha udhëzoi strukturat të nisin mbledhjen e mbështetësve.  Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka shpërndarë spotin e Metës për 2 Marsin, teksa thotë se të gjithë anëtarët e PD duhet të bashkohen në këtë tubim në mbrojtje të Kushtetutës.

"Kushtetuta është marrëveshja më e rëndësishme e një shoqërie që garanton bashkëjetesën tonë. Kur shkelet Kushtetuta, bie shteti, bie demokracia, cenohen të drejtat e njerëzve. Çdo qytetar duhet të reagojë. I ftoj anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike të bashkohen në manifestimin e 2 Marsit, në mbrojtje të Kushtetutës, në orën 17:00, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit", shkruan Bardhi.

Basha iu bind 'urdhrit' të presidentit Ilir Meta që Shqiparja.com zbardhi ekskluzivsht, për të mbledhur njerëz për tubimin e dy marsit. Ai shpërndau dy porosi për të djathët, që kjo të shpërndahet tek të gjitha strukturat e partisë dhe të bisedohet me sekretarin e Përgjithshëm për masat organizative, duke lënë të kuptohet se strukturat në rrethe duhet të nisin organizimin për transportimin drejt Tiranës të militantëve të djathtë në tubimin opozitar të drejtuar nga kreu i shtetit. Burime konfidenciale thanë për Report Tv, se Presidenti i ka kërkuar Bashës mbështetje në këtë aksion të tij kundër qeverisë për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. "Dua nga ty 10 mijë njerëz", i është drejtuar në zyrën e tij Meta Bashës.


Lajmi kryesor:

Basha konfirmon pjesëmarrjen në tubimin e Metës: Në shesh si qytetar! Detyra ime në mbrojtje të Kushtetutës (VIDEO)


/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Debat në ‘Studio LIVE’, Merkoçi: SPAK s'merret me hetime anonime, nivel prokurorie qyteti! Demalia: Asnjë fajtor për Gërdecin! Kur do bëhet drejtësi, kur të vdesë Berisha?

Debat në ‘Studio LIVE’, Merkoçi: SPAK s'merret me hetime anonime, nivel prokurorie qyteti! Demalia: Asnjë fajtor për Gërdecin! Kur do bëhet drejtësi, kur të vdesë Berisha?