Basha kopjon kolonën zanore të fushatës së PS në Vlorë (VIDEO)

Basha kopjon kolonën zanore të fushatës së PS në Vlorë (VIDEO)

Selia e PS dhe selia e PD

Partia Demokratike ka vendosur të kopjojë kolonën zanore të përdorur nga Partia Socialiste në fushatën e saj në Qarkun e Vlorës.

Prej disa muajsh, socialistët në këtë qark kanë shpalosur sloganin e tyre lokal “Vlora Nuk Ndalet” të cilin e kanë shoqëruar edhe me një kolonë zanore këngën “Unstoppable” nga SIA.

Pavarësisht se kjo këngë përdoret nga socialistët në të gjitha takimet e zhvilluara prej muajsh ashtu sikurse edhe në postimet në rrjetet sociale, demokratët kanë zgjedhur të kopjojnë duke e përdorur në një nga takimet e zhvilluara nga Basha.

PD ka publikuar një përmbledhje të takimeve të zhvilluara nga Lulzim Basha nëpër rrethe dhe ka përdorur si kolonë zanore pikërisht “Unstoppable” nga SIA. Si duket PD nuk kopjon vetëm vetëm programet, nismat për të shkruar libra por edhe kolonat zanore të fushatave.

VIDEO e PS

VIDEO e PD

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dkdkdkm: 23/03/2021 19:50

    Sa keq. Ta hedhin ne gjyq nqs nuk e kane vjedhur dhe vete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Panik dhe frikë në Gjermani - Danimarkë, forcat speciale arrestuan tifozin e maskuar në çatinë e 'Iduna Park'

VIDEO/ Panik dhe frikë në Gjermani - Danimarkë, forcat speciale arrestuan tifozin e maskuar në çatinë e 'Iduna Park'