TIRANE- Kreu i opozitës, Lulzim Basha deklaroi sot se "prej një viti Partia Demokratike ka ngritur zërin për emërimet kriminale në administratën Rama-Meta".
Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, Basha tha se "ne kërkuam hetim parlamentar për kriminalizimin e administratës por Rama-Meta e bllokuan këtë hetim në kundërshtim me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke ju bërë mburojë të inkriminuarve që kanë sjellë në administratë".
Duke vënë në dukje se sot kërcënohen dëshmitarët e mbrojtur sepse ligjin në polici dhe qeveri e bën mafia dhe kriminelët e veshur me pushtet, kreu i PD-së tha se kriminelë të rrezikshëm nga listat e Europolit dhe Interpolit kanë sot veshin, krahun dhe mbështetjen e kreut të qeverisë dhe ministrit të tij të Brendshëm.
"Nuk ka alibi apo justifikim që ta zbehë këtë këmbanë alarmi. Ky realitet nuk mund të fshihet nga asgjë dhe nga askush. Nuk ka kurë tjetër për këtë mynxyrë përvec përballjes dhe luftës pa kompromis kundër krimit të organizuar. Sic pohoi dje edhe ministri i brendshëm gjerman, kjo kërkon kurajo. Këtë kurajo nuk e ka e nuk mund ta ketë ai që ka themeluar këtë aleancë me krimin. E sigurtë është që këtë kurajo e kemi ne dhe qytetarët shqiptarë", tha Basha./ATSh/
/Shqiptarja.com