Basha kritika sistemit elektoral:
Deputetët janë larg qytetarëve

Basha kritika sistemit elektoral:<br />Deputetët janë larg qytetarëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me mbështetës në Kukës. Basha foli për situatën politike, sociale dhe ekonomike në vend, ndërsa shprehu rezerva për sistemin zgjedhor aktual, i cili sipas tij ka shkëputur politikanët me qytetarët. 

Hallka e dobët është fakti se politikani me sistemin aktual nuk e ka të lidhur fatin e tij me qytetarin. Ka humbur çdo lidhje me realitetin sepse fatin e tij nuk e ka të lidhur më me qytetarët. Këtu duhet të ngulemi fort ne demokratët e të nxjerrim konkluzionet tona. Së pari, ne nuk mund të lejojmë kurrë që ne demokratët të humbim lidhjen me realitetin, të humbim lidhjet me qytetarët, të jetojmë një realitet që s'ka lidhje me hallet dhe problemet e tyre. Detyra jonë e parë është të jemi afër njerëzve, t'i kuptojmë dhe t'i prekim hallet që ata prekin në mënyrë të përditshme e të bëjmë gjithçka për tu ardhur atyre në ndihmë”, deklaroi kryetari i PD. 

Nga Kukësi, kryetari demokrat akuzoi kryeministrin Rama se po i jep një tjetër goditje kuksianëve, duke iu vendosur taksën për Rrugën e Kombit, e cila sipas tij, do dyfishojë çmimin e biletës së udhëtimit dhe do të rrisë kostot në çdo drejtim. Ai tha se PD s'do lejojë vendosjen e asnjë takse për këtë rrugë. 

“Nuk mjafton fakti që nuk ka hapur një vend të ri pune në Kukës, nuk ka bërë një investim në Kukës. Por tani dëshiron ti vendosë Kukësit një rrethim, një barrikadë, një mur në formën e taksës për Rrugën e Kombit. Pse duhet të paguajnë kuksianët taksë për Rrugën e Kombit ?! Pse duhet të paguajnë kuksianët taksë për Rrugën e Kombit kur secili prej nesh paguan 240 lekë shtesë taksë për karburantin që me ardhjen e Edi Ramës. Ne nuk do të lejojmë vendosjen e një takse që do të ndalojë qarkullimin e lirë midis Kukësit dhe Tiranës, midis Prishtinës dhe Tiranës. Rrugën që e ndërtuam me kaq sakrificë e përkundër përpjekjeve për ta penguar, do ta kemi jo vetëm Rrugën e Kombit por rrugën e kombit të lirë dhe rrugën e lirë të kombit për qytetarët dhe mallrat shqiptare, të Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Lulzim Basha.

Duke e cilësuar të rëndë gjendjen e vendit dhe domosdoshmërinë e nevojës për ndryshim, Basha vuri theksin tek detyra që u del përpara demokratëve, për ta ndryshuar në radhë të parë Partinë Demokratike. Basha tha se qeverisja aktuale degjeneroi në gjendjen e sotme sepse i braktisi qytetarët, dhe e lidhi fatin e saj me krimin e me një grusht njerëzish e klientësh.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai