“Një foshnjarak që kërkon të rritet” e ka cilësuar Petrit Vasili kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në emisionin 5 pyetje nga Babaramo, duke folur për deklaratën e këtij të fundit se nuk do të bëjë koalicion kurrë me LSI-në.
 
“Është një foshnjarak që kërkon të rritet, i gjithë problemi është qesharak. Nuk mund të përgjigjem për argumente e një të parrituri.”- tha Vasili.
 
Vasili ka deklaruar edhe se marrëveshja qeverisëse me PD-në ishte realizuar mes Metës dhe Berishës me 3-4 pika themelore.
 
“Kemi pasur një marrëveshje me 3-4 pika themelore. Një ndër pikat kryesore liberalizimi i vizave. Çështja e marrëveshjes u përmbyll brenda afatit.”- tha Vasili

Vendoret, Vasili: Kemi marrë përsipër reston e zgjedhjeve
Petrit Vasili  u shpreh se çështja komisionit të dekriminalizimit është një çështje e cila ka mbetur pas për shkak se opozita ka braktisur të gjitha komisionet e ngritura për këtë çështje, njësoj sikurse bëri edhe me seancat parlamentare. “Ne u përgjigjëm pozitivisht për çdo kërkesë të opozitës”, - tha Vasili.
 
Ndërkohë referuar zgjedhjeve vendore, nënkryetari i LSI u shpreh se mazhoranca ka krijuar një ekip të fortë tek i cili ka të gjitha bindjet se do ta çojë drejt fitores. “Të gjithë deputetët por edhe strukturat e tjera drejtuese në rang lokal janë të vetëdijshme për barrën politike që marrin mbi supe për sa kohë që i hyjnë kësaj gare për ta fituar atë”, - tha Vasili.

Intervista e Petrit Vasilit te "5 pyetje nga Babaramo" 
A mund të funksionojë normalisht Parlamenti në këtë situatë?
Funskionimi normal i Parlamenti detyrim Kushtetues. Por edhe një angazhim i çdo deputeti. Çdo lloj tensionimi politik, apo edhe situatë qesharake si ky i tanishmi, tregojnë padurimin për të ardhur në pushtet.
 
Pse Meta nuk bën të njëjtën gjë si në vitin 2011? Kur dha dorëheqjen dhe u hetua. 
Ju po më shtrëngoni të marr seriozisht një problem që e kam të vështirë ta marr si të tillë. Histori njerëzish të pretenduar se kanë bërë diçka. Njerëz që kanë thënë në fillim se është kunati i Berishës, porositësi, pastaj dolën gjëra të tjera. Kësaj maskarade, që ka pasur qëllime për të bërë shantazh.
 
Çfarë interesi ka pasur Doshi t’i blënte shantazh Metës?
Këtë e di Doshi. Shembulli i Prokurorisë për t’u përshëndetur. Mos përjashtimi i askujt për t’iu marrë në pyetje. I kemi sqaruar që të gjithë. Të gjithë ata që ishin pretenduar se dinin gjë kanë mohuar se dinin gjë dhe kanë pohuar se kjo ishte një Sajesë.
 
Është fantazi?
Kemi një prononcim zyrtar të MB, që ka bërë një prononcim të paanshëm. Nisi me kunatin e Berishës, procesi evoluoi deri te Meta. Tahiri e sqaroi se pavarësisht se faktorët lëviznin nga e djathta në të majtë nuk kishte elementë për një krim. Kjo histor ka vetëm një detyrim, për rreptësi ligjore nga Prokuroria dhe Gjykata. Mohimet e bënë historinë parodi.
 
Në fakt opozita thotë se dëshmitarët janë manipuluar nga Policia?
Kur porositësi ishte Agim Rama, dhe e nxorën pa faj këtë. Le ta thotë Berisha që kunati im është fajtor. 
 
Sipas Berishës, historia është mbajtur e fshehtë nga “Shpellat e mafias”. 
Ne duhet ta respektojmë publikun. U lëviz menjëherë sapo u dëgjuar ky thashetheme, u vunë lëvizje edhe Prokuroria edhe Ministri i Brendshëm, pas hetimit rezultoi e gjitha një sajesë. Tom Doshi refuzonte të bënte kallëzim dhe të shkonte në institucionet përkatëse. Dy ditë më parë deklaratat kishin të bënin me familjarët e kryedoganieres. Pas deklarimit për atentatin Prokuroria nisi hetimkryesisht.
 
Si e shikoni zhvendosjen e fokusit nga strukturat e PS te kreu i LSI-së?
Fokuson e dinë ata. Çështja ka filluar kryesisht. Hetimet e Prokurorisë pas deklarimeve. Si ka mundësi që Doshi e pengonte në mënyrë sistematike.
  
A ka një sfond politik në marrëdhëniet PS-LSI?
Në planin politik, ka një front PS-LSI në një krah dhe PD në krahun tjetër që ka rrëmbyer antikauzën e Doshit. PD në vështirësi të mëdha, ka rrëmbyer antikauzën dhe e ka kthyer në betejë politike. E ka akomoduar atë në një kauzë. Nuk ka se për çfarë të flasë, nuk flet as për zgjedhjet e ardhshme.
 
Si e shikoni deklaratën e Doshit se “Rama ka një tutor, Ai është Ilir Meta”?
Qenia e tij në politikë, rastësi. Dy burrat sollën të majtën në pushtet dhe po ndërmarrin një sërë reformash, Unë nuk e njoh logjikën e tutorëve.
 
Dëshmitë e Mark Frrokut dhe Tom Doshit janë kontradiktore, kush gënjen?
I vetmi rast kur unë ua bëj një ftesë të tërëve. Ua lëmë atyre që kanë t drejtën Kushtetuese të përcaktojnë drejtësinë.
 
Sa qendruat në Prokurori?
Rreth 12-15 minuta.
 
Nga kontakti me Prokurorët, çfarë kuptuat?
Nuk kam asnjë të drejtë të japë vlerësim. Për herë të parë pashë një prokurori që bënte punën ditë e natë. Kemi vajtuar shpesh në Prokurori, pashë vullnetin për t’i shkuar çështjes deri në fund.
 
Ajo çfarë dëshmuat përbën risi?
Absolutisht, dhashë një argument qesharak. Një koment për komentet televizive të ditës. Prokuroria ka pyetur këdo q është prononcuar
 
I vetmi që nuk kanë thirrur në Prokurori Basha. Ka deklaruar se nuk do bëjë kurrë koalicion me PD? 
Është një foshnjarak që kërkon të rritet, i gjithë problemi është qesharak. Edhe Berisha e ka marrë vesh historinë , deklaroi se e kishte marrë vesh nga Paloka. Nuk mund të përgjigjem për argumente e një të parrituri.
 
Ka një perceptim se kontakti me PD ishte Lulzim Basha
Kemi pasur një marrëveshje me 3-4 pika themelore. Një ndër pikat kryesore Liberalizimi i vizave. Çështja e marrëveshjes u përmbyll brenda afatit.
 
Meta tha se e kam dhënë njëherë dorëheqjen për Shkëlzen Berishën, nuk e jap dy herë. Si e lexoni këtë deklaratë?
Meta ka dhënë një deklaratë duke pasur parasysh shumë gjera. Keni parë që edhe në “Facebook” Shkëlzeni reagon bashkë me Berishën, ata kanë një simbiozë edhe në politikë.
 
U fol edhe për një video?
Meta nuk foli për videon. Vuri në dije reagimin e një prindi që tha për djalin e tij Budalla.
 
Çfarë lidhje ka Dritan Prifti në këto histori, ju jeni i pari që keni përmendur pularinë?
Nuk e kam përmendur Priftin, kam përmendur një metaforë politike,  që ka bërë që të dalin disa pula nga pularia.

Çfarë ndodh me komisionin për dekriminalizimin? 
Opozita e bojkoton procesin e filluar nuk është pjesëmarrëse.

Ndodh në të gjitha komisionet?
Jo jo për të gjitha sepse ata nuk kanë një deklaratë konkrete që kanë bërë bojkot

Ka një bazë mbi të cilin duhet të fillonte ky komision?
Duhet të kishte filluar ky proces por sjemi marrë ndonjëherë me dekriminalizim ndaj duhet të uleshim në tavolinë që të diskutonim e të bënim përzgjedhjen. Në momentin kur duhet të fillonte nuk filloi kurrë sepse e bojkotoi opozita. Për të shpëtuar mandatet opozita u kthye në kuvend dhe për ta ishte një sajesë

Po ju?
Në u përgjigjëm pozitivisht për çdo kërkesë të opozitës

Seanca e fundit zgjati 15 min
Rastësisht zgjati sa deklarata ime në prokurori. Kemi folur për gjëra të rëndësishme në këtë parlament por doktori nuk na lejon dhe seanca e fundit ishte për të krijuar disiplinë në kuvend. Doktori ka krijuar idenë se ai e ka këtë të drejtë për të folur me dhe pa radhë. Ai ka humbur të drejtën të flasë në miting ndaj nuk e humbet dot edhe të drejtën për në kuvend

15 bashkitë që i janë lënë LSI...
Nuk iu lanë por iu besuan. Në kohën e negocimeve ka qenë metodologjia e zgjedhjeve sepse ne nuk i kemi maksimizuar votot në 2007 sepse atëherë ishte një strategji jo e mirëllogaritur. Dhe ajo ishte strategji e maksimizimit të votave që është detyrim për votuesit. Tashmë është një konsolidim i ri ndaj kemi të drejtë propozimi por jo maksimizimi .

Prisni surpriza të tipit që të ulet numri
Jo jo këtu ka një mirëkuptim politik. Arsyet e këtyre proporcioneve jkanë edhe grupi i kandidaturave potenciale. Kjo frymë është edhe në anën e PS. 

Një eksperiencë jopozitive në zgjedhjet e 2011 me PD. A besoni se mund të ndodhë e njëjta gjë
Ccështja e ndershmërisë është një virtyt që jo të gjithë e kanë. Lsi dhe Meta e kanë. Por 2015 i gjithë procesi ka krijuar një klimë të mirë dhe idenë e prerë që këtu kandidon skuadra e mazhorancës. Objektivat që merren në pushtetin lokal janë objektiva lokale dhe kjo duhet të jetë e mirëpërcaktuar. 

A do ketë përgjegjësi politike për deputetët?
Kushdo që futet në një garë me konkurrim ka përgjegjësi të mëdha. Deputetët janë një skuadër e rëndësishme politike dhe kanë një rol, një llogore për të mbrojtur

Ju është bërë e ditur nga kryetarët?
Nuk ka patur nevojë sepse deputetët e dinë mirë këtë.

Në zyrën e Ramës ju shoqëruat Metën, çfarë u diskutua?
Po them as më shumë e as më pak se në radhë të parë ishte unifikimi i krijimit të një skuadre politike që lufton për të fituar zgjedhjet lokale dhe ju keni parë se si kemi bashkëpunuar. Nuk kam qenë në takimet e tjera. Sepse kanë qenë të shumta takimet me aktorët, faktorët e rretheve .

U diskutua dje kandidati i Tiranës?
Jo nuk u diskutua. Deri në fund të muajit kjo punë do të zgjidhet.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)