Basha: Kuvajti, 3 mln euro Bashkisë
së Tiranës për kompleksin arsimo

TIRANE- Kuvajti do të financojë projektin e ndërtimit të një kompleksi edukimi në rrugën “Don Bosko” në kryeqytet. Financimi me vlerë 3 milionë euro, pritet t’i hapë dritën jeshile ndërtimit të një shkolle 9–vjeçare, një shkolle të mesme, një kopshti dhe çerdhe të integruar, si dhe ndërtimin e një Qendre Sociale Multifunksionale. Kjo u bë e ditur gjatë takimit që kryebashkiaku Basha, njëherësh edhe kryetar i PD-së, ka zhvilluar me delegacionin parlamentar kuvajtian, të kryesuar nga Saud Nashmi Al-Huraije.
 
Kryebashkiaku Basha shprehu mirënjohje për mbështetjen që Kuvajti i ka dhënë Bashkisë së Tiranës në realizimin e disa projekteve të rëndësishme për qytetin, si sheshi “Skënderbej”, konkursi për zgjatimin e Bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës, etj.
 
“Kuvajti ka dhënë një ndihmë të madhe për shqiptarët në momente të vështira pas rënies së regjimit komunist, apo gjatë dhe pas luftës së Kosovës”, tha Basha.
 
Më tej, Basha ka kërkuar nga parlamentarët kuvajtianë të nxisin investitorët e tyre për të shtrirë aktivitetin në Tiranë, ndërsa e konsideroi kryeqytetin e shqiptarëve një destinacion atraktiv për vizitorët kuvajtianë.
 
Ndërkaq, parlamentarët kuvajtianë duke shprehur kënaqësinë e takimit me zotin Basha dhe të bashkëpunimit të deritanishëm theksuan gadishmërinë e Kuvajtit për çdo projekt të Bashkisë së Tiranës, si dhe për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin ekonomik.
 
“Tirana është një qytet që ia vlen të vizitohet dhe investohet”, deklaruan parlamentarët të cilët u angazhuan të nxisin investitorët e tyre të investojnë në Tiranë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti