TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bashan në emër të opozitës së bashkuar, shprehet se mbështet çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, teksa flet për shtim të kushteve, edhe pse deri më tani nuk ka një raport zyrtar që konfirmon një gjë të tillë. Ai flet për kushte të reja shtesë të vendeve të tjera, përveç 9 të vendosura nga  Bundestagu për të cilat thotë se PD dhe Opozita e Bashkuar do të të punojë që ta bëjmë realitet hapjen e negociatave.

“Në këto ditë të vështira për Shqipërinë & mbarë botën, nevoja për shpresë është edhe më e madhe. Mirënjohje @EPPGroup për mbështetjen. Në emër të PD dhe Opozitës së Bashkuar rikonfirmoj kërkesën tonë ndaj Këshillit Europian të miratojë në parim hapjen e negociatave për Shqipërinë. Megjithë shtimin e kushteve deri në hapjen e tyre, ne mbështesim këtë proces jetik për shqiptarët. PD dhe Opozita e Bashkuar do të të punojë që ta bëjmë realitet hapjen e negociatave përmes zbatimit të 9 kushteve të @Bundestag dhe kushteve të reja shtesë të vendeve të tjera”, shkruan Basha.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës

Integrimi i dy vendeve të Ballkanit Perëndimor, të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ka qenë në fokus të këtyre ditëve. 73 deputetë të Parlamentit Europian i kanë dërguar një letër Këshillit të Europës për caktimin e një date për hapjen e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në letër kërkohet që BE të mos përsëris vendimin e tetorit 2019 që nuk dha një datë për hapjen e negociatave për dy vendet, e ndërsa referuar Reuters, të cilët pohojnë se kanë parë draftit, 27 vende do t'i thonë PO hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.