TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori pjesë në punimet e Asamblesë politike të Partisë Popullore Europiane, në Bruksel.
Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se "Problemi kryesor është problemi i krimit, krimi me lidhje në politikë, penetrimi i kriminelëve në postet drejtuese deri në parlamentin shqiptar, instalimi në Shqipëri i bandave më të rrezikshme në rajon".
"Ky natyrisht është thelbi i rezolutës parlamentare dhe angazhimeve dypalëshe për t'u marrë më këtë problem, natyrisht, përsërita që opozita është e gatshme dhe kërkon të nisë menjëherë nga puna. Por, kërkohet vullnet i të dy palëve. Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë prioritet tjetër për Shqipërinë, nëse krimi në vend që duhet të ndodhet para drejtësisë dhe prapa hekurave, ndodhet në Parlament dhe bën bashkëqeverisjen. Padyshim që vullneti politik i Partisë Popullore Europiane dhe institucioneve europiane është dhe më i fuqishëm për të na mbështetur", u shpreh Basha për mediat pas takimit.
Kryetari i PD-së, Basha, iu përgjigj mediave në lidhje me marrëveshjen e arritur midis mazhorancës dhe opozitës, me lehtësimin e Parlamentit Europian dhe theksoi se "Ne jemi të vendosur të punojmë për zbatimin e rezolutës. Unë kam besim të plotë se nëse ka vullnet politik për të mos penguar punën e përbashkët, ka plot burra dhe gra në Partinë Socialiste, të cilëve u ka ardhur në majë të hundës dhe janë gati të japin kontributin e tyre, jo për interesin e PS-së dhe as për interesin e PD-së, por për interesin e qytetarëve shqiptarë, që meritojnë dhe domosdoshmërisht duhet të kenë një Parlament të çliruar nga krimi".
Basha ka folur edhe per reformën territoriale, duke theksuar se "ajo nuk është gjë tjetër veçse një hartë elektorale që bie ndesh me interesat e qytetarëve shqiptarë" dhe e ka konsideruar 21 qershorin (zgjedhjet lokale) si një referendum të madh qytetar kundër ndarjes territoriale. /ATSH/
/Shqiptarja.com