Basha: Nuk ka marrëveshje politike me Ramën, opozita do vijojë protestat (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mohuar zërat se do të ketë një marrëveshje PS-PD, në kuadër për të zgjidhur krizën politike. Sipas Bashës, kjo krizë zgjidhet me parimet për të ndëshkuar ato që vodhën votat, ndonëse mazhoranca e kaloi "testin" e parë politik që u akuzua nga opozita se ka ndryshuar pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet e 30 qershorit.

"Kjo krize nuk mbyllet me pazar mes PS-PD, siç po flasin mercenarët e Ramës. Kriza zgjidhet me parime.  Parimi i parë, është fundi i pandëshkueshmërisë i atyre që kanë vjedhur votat. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtesi me ramen kryeministër nuk ka për të patur.  30 qershori është dërrmimi më i madh politik dhe moral i ndonje pushteti ne keto 30 vjet. U faktua ajo që ne paralajmëruam: Eshte varreza politike e Edi Rames", tha Basha.

Ai ka mbledhur ditën e sotme kryesinë dhe ish-deputetët në selinë blu. Nga mbledhja me dyer të mbyllura, mësohet se ende nuk është përcaktuar një datë e re për protestën e opozitës, por ka kërkuar angazhim të strukturave për vijimësinë e aksionit opozitar.

"Duhet të jemi të qartë në mesazhet tona: Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramen, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Zgjedhje të lira me Edi Ramën nuk ka. Synimi ynë është largimi i tij, është qeveria tranzitore, është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. Do të vazhdojmë aksionin politik, do të vazhdojmë protestat. Është koha të bëhemi gati që përveç protestës, të shpalosim bashke me njerezit alternativën, që shumicen Rama ik, shumicen qe kerkon ndryshim ta kthejme ne nje mazhorance politike dhe qeverisese", tha Basha.  

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 12/07/2019 23:02

    Vazhdo bjeri dajres megjithe Gaz Bardhin se I bini bukur.

    Përgjigju
  • Lori: 12/07/2019 18:33

    Po ti qenke fare gomar...po ik ore lere fare kete pune se nuk je ti per gje. Asgje nuk ke ndritur nga gjithe ca ke kapur. Ku te kane lidhur qe nuk shkulesh do? Ik ore ne cmende me budallalleku tend. Po politika i do te gjitha o gomar, prssin, aksion, terheqje, bisedime po ti smbushke fare mo ca je ti

    Përgjigju
  • Ben: 12/07/2019 16:25

    Doctorri,d.m.th. Sala,ketij nuk i jep ilaç qetesues,e beri karagjoz fare.I jep vetem ilace te skadume,dhe Luli ben kot si qen i tërbum.

    Përgjigju
  • Vlora: 12/07/2019 16:10

    i bej thirrje gjithe doktoreve ta fusin pacientin brenda se do ftohet.

    Përgjigju
  • Sabri: 12/07/2019 16:05

    Po ikni na leni pak ne paqe more te pangopur, Po na i çuat investimet per lesh more te babzitur na keni bere te flasim me veten more....

    Përgjigju
  • robi: 12/07/2019 15:37

    Mos harroni në ballë të protestës vendoseni Nora Bythderrja të Gjithollog'ja surratgerdalla dhe Erisa me hundën si pinoku se ato po trajnojnë lristat e haremit veror të Jales pas vdekjes politike të leshitdhise me 30qershor.

    Përgjigju
  • Lili: 12/07/2019 15:10

    ORE QE JE KOMPLET DEBIL TI KETE E DINIM NE PO TE ISHE I TERI NUK NA E NERRTE MENDJA. O LULASH

    Përgjigju
  • Dita: 12/07/2019 14:15

    Je i deshtuar ne politike!!! Njerezit duan te jetojne cdo dite jo tju sherbejne fustaneve te politikes si skllever!!!

    Përgjigju
  • asl: 12/07/2019 14:03

    Ne radhe te pare ai vjedh zgjedhjet ok por ju dhe vidhni dhe vrisni prandaj rri ngroh vezet e fol sic i ka hije nje politikani se flet si labak rugesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë