Hapen 11 kuti në Bashkinë Lezhë/ Testi i parë mbi procesin zgjedhor: Bie pretendimi se ka më shumë vota se votues (VIDEO)

TIRANE - Procesi zgjedhor i 30 qershorit u mbajt mes polemikave të shumta politike, mes presionit nga opozita joparlamentare për të mos shkuar në zgjedhje, nga presidenti me një dekret që zhdekretoi 30 qershorin, akt i konsideruar nul nga mazhoranca, dhe me sulme të dhunshme ndaj KAZAZ-ve. Teksa 30 qershori u bë fakt dhe shqiptarët shkuan në votime, 'lufta' u përqendrua e gjitha tek pjesëmarrja.

Me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ në disa bashki (proces që është në vijimësi), Partia Demokratike, më tej Bindja Demokratike, dhe së fundi Eduart Ndocaj nga Partia Konservatore, hodhën akuza ndaj procesit se pati më shumë vota se sa votues, një pretendim që mazhoranca sipas tyre e ka bërë për të rritur pjesëmarrjen.

Testi i parë politik mbi këto pretendime, kaloi këtë të premten në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ku u hapën dhe u rinumëruan votat në 11 qendra votimi në Bashkinë e Lezhës, nga 126 kuti në total që kishte bashkia e Lezhës. Vendimi i rinumërimit u mor pasi KQZ dje pranoi kërkesën e kandidatit për Bashkinë e Lezhës, Eduart Ndocaj, i cili solli disa prova materiale (dëshmi nga qytetarët) që tregonin sipas tij se në këto qendra kanë dalë më shumë vota se sa numri i personave të regjistruar në lista si votues. Ndryshe ndodhi me ankimimin e Bindjes Demokratike me të njëjtën përmbajtje në thelb (Kanë rezultuar votues edhe ata që nuk kanë qenë në Shqipëri), e cila u refuzua nga KQZ pasi nuk solli prova.

Në mbledhjen me dyer të hapura të transmetuar LIVE në mediat informative, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rinumëroi votat në këto 11 qendra votimi (11 kuti) nga ku në përfundim numri i votave doli i njëjtë me ato që të shkruara në procesverbal nga numëruesit e 30 qershorit.

Salvador Kacaj,  ishte kandidat i Bindjes Demokratike që u tërhoq nga zgjedhjet por emri i tij nuk u hoq nga fleta e votimit për shkak se ato ishin printuar, kishin kaluar gabim në kutinë për Pjerin Ndreun, kandidatin e Partisë Socialiste që i fitoi zgjedhjet.

Pas hapjes se 11 kutive rezultoi se për Pjerin Ndreun nuk është shtuar asnjë votë, ndërsa ka pasur vetëm një gabim njerëzor në procesverbal mes dy kandidatëve të tjerë, Eduard Ndocaj dhe Salvador Kacaj. Gabimi ka ndodhur në radhitjen në procesverbal, me 2 edhe 5 vota, të cilat ishin 5 dhe 2 në fakt (invert) për dy kandidatët. Pra Eduart Ndocaj 'rekuperoi' 3 vota të cilat i kishin kaluar Kacajt.

Nënkryetari i KQZ-së Denar Biba në një koment të këtij procesi, tha se "disa politikanë dhe shoqëria donin një Big Brother dhe doli që gjithçka është në rregull".

Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri kërkoi që të shikoheshin listat e zgjedhjeve, dhe shprehu keqardhje se si asnjë subjekt zgjedhor nuk e kërkoi këtë në ankimimet e bëra që ai i quajti farsë.

Zguri: Si nuk tha një ankimues: |Të shikohen listat e zgjedhjeve. Listat e votuesve qenkan (po përmend Migjenin) "Molle e ndalume" në këtë proces zgjedhor. Dhe këtë e them me shumë dhimbje. Subjektet zgjedhore më shumë të drejtën e tyre ankimore e kanë përdorur si një hile.

Anëtari i KQZ, Arben Skënderi tha se: Listat e zgjedhësve mbeten në arkiv të shtetit. Nëse ndonjë subjekt do të bëjë ndonjë analizë mund të shkojë t'i marrë pasi t'i çojmë në arkivin e shtetit. Në procedurë ankimore KQZ vepron vetëm mbi kërkesat e palëve.

Kodi Zgjedhor parashikon se nëse numri i votave ndikon në rezultatin e zgjedhjeve atëherë shpallen qendrat e pavlefshme.  Edhe nëse 11 qendra do të shpalleshin të pavlefshme, Pjerin Ndreu sërish do të mbetej në avantazh, pasi ka një diferencë prej rreth 12 mijë votash.1562919274_hapenkutiteelezhes.jpg

Hapja e 11 kutive të votimit të Bashkisë Lezhë

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Berisha lë rrugën e Elbasanit, do u bashkohet protestuesve në pikat e tjera

Berisha lë rrugën e Elbasanit, do u bashkohet protestuesve në pikat e tjera