Berisha i la afat deri 5 janar për të liruar zyrën, Basha teston bazën: Nga nesër zbresim në terren! Emrat e rinj që zëvendësojnë të shkarkuarit, Arta Sakja kryetare e Këshillit

TIRANË- Sot, Sali Berisha i la afat deri në 5 janar për të liruar zyrën, e përballë këtij ultimatumi Lulzim Basha nuk do të rrijë duarkryq! Pas kritikave të shumta, edhe nga përkrahës të 'Foltores', Basha do të nisë "testimin" në bazën e partisë, e ku fokusi kryesor do të jenë demokratët që nuk e kanë mbështetur në betejën e tij me ish-kryeministrin. Nga nesër, Lulzim Basha ka njoftuar se do të zbresë në terren dhe kjo porosi u është lënë të gjithëve, me qëllimin për të bashkuar partinë, që për herë të parë pas 31 vitesh është më e përçarë se kurrë.

 "E ardhmja kërkon sfida, prandaj nga nesër të gjithë duke filluar nga unë do duhet të jemi në terren. Të punojmë me gjithë ata burra që ishin me ne, por edhe me ata qe sot nuk na besojnë, por u përdorën për mish për top", mësohet të ketë thënë Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Kjo mbledhje, përveç porosisë kryesore të Bashës, që tregon edhe aksionin politik që do të zhvillojë kryedemokrati, u zgjodhën edhe zëvendësuesit e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që u shkarkuan në 12 dhjetor me argumentin se kanë cënuar interesin elektoral dhe politik të PD, ose e thënë shkurt, të gjithë që mbështetën Sali Berishën dhe Kuvendin e 11 dhjetorit, dhe nuk u angazhuan për 18 dhjetorin. Në krye të Këshillit Kombëtar të PD-sa nga sot do të jetë Arta Sakja, që më parë ka qenë Sekretare të Burimeve Njerëzore. Ajo vjen në këtë post në vend të Edi Palokës, një nga mbështetësit e Sali Berishës që dolën hapur krah tij që në krye të herës, kur u përjashtua nga grupi parlamentar të PD-së.

Ndërkohë, janë zgjedhur edhe sekretarët dhe anëtarët e rinj të kryesisë. Sekretari për Çështjet Zgjedhore u emërua Indrit Sefa, Sekretar për pushtetin Vendor Roland Bejko, Sekretar për Diasporën Kreshnik Çollaku, Sekretar Organizativ, Flamur Hoxha e ndërsa anëtarë të kryesisë u zgjodhën Elidon Bushati, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Agron Kapllanaj dhe Xhelal Mziu. Megjithatë, zgjedhja e tyre nuk ka kaluar pa debate. Ervin Salianji, Roland Bejko, Jemin Gjana janë shprehur se anëtarët e rinj duhen të zgjidhen nëpërmjet garës, por më pas ato u zgjodhën automatikisht në baze të numrit të votave që morën kur u votua Kryesia e Re në fund të gushtit.

Emrat e rinj
Arta Sakja kryetare e Këshillit Kombëtar
Sekretari për Çështjet Zgjedhore Indrit Sefa
Sekretar për pushtetin Vendor Roland Bejko
Sekretar për Diasporën Kreshnik Çollaku
Sekretar Organizativ, Flamur Hoxha
Propozimi për anëtarë të kryesisë: Elidon Bushati, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Agron Kapllanaj dhe Xhelal Mziu

Emrat e shkarkuar
Edi Paloka (Kryetar i Këshillit)
Anëtarët e kryesisë:
Flamur Noka
Aldo Bumçi
Gent Strazimiri
Albana Vokshi
Oerd Bylybashi
Sekretarët
Ervin Minarolli
Ivi Kaso
Belind Kelliçi
Ledina Mandia

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:31
Emrat e rinj të Kryesisë, zbardhen debatet në mbledhje! Salianji kundër Bashës: Të kthejmë garën, jo emërim

1640095719_bashaa.jpeg

Zgjedhja e emrave të rinj të Kryesisë nuk kanë kaluar pa debat. Mësohet se anëtarët, mes tyre Ervin Salianji, Roland Bejko, Jemin Gjana kanë kërkuar që të kishte kandidatura, pra për një post në sërë propozimesh në fund të zgjidhej me votë.

Ervin Salianji: Duhet të kthejmë garën dhe votën, pas 18 dhjetorit, jo emërimin. Ky është Këshilli i parë pas Kuvendit të datës 18 Dhjetor, u pa qartë që foltorja nuk arriti qëllimin për të deligjitimuar asnjë institucion të PD. Po ashtu herën e kaluar në këtë Këshill u votua me votim të hapur dhe nuk kishte asnjë kontestim dhe rrethanat e reja, por këto rrethana dhe pritshmëria e demokrateve dhe shqiptarëve tashmë nga në është shumë më e madhe. Kështu disa problematika te ngritura janë shqetësime për demokratet, dhe duke qenë se kjo mbledhje është mbledhja e parë pasi Kuvendi Kombëtar i datës 18 Dhjetor zgjodhi të ardhmen duke u ndare nga çdo praktike e keqe e së shkuarës në radhe të parë. Personalisht kam bërë dhe do bej betejë për demokratët, e mendoj që  gara është themeli se si mund të përmirësohet shtëpia jonë PD. Duke qenë se jam i zgjedhur vete anëtar kryesie dhe nuk kam ambicie të tjera, propozoj që të kemi votim të fshehtë dhe të propozoni alternativa të tjera për pozicionet.

Roland Bejko: Unë jam dakord që të kemi votim dhe të kenë kandidatura alternative sepse do të kishin më shume legjitimitet

Spiro Cura: Jam dakord ose që të paktën kandidaturat e propozuara të dalin dhe të mbajnë një fjalë para se të zgjidhen

Lulzim Basha: Diskutim tjetër kundër…

Jemin Gjana: Kjo është e njëjta trupë që ka qenë dhe herën e kaluar, jam dakort me propozimin e Salianjit dhe Bejkos që të paktën nga hera tjetër të procedojmë në këtë mënyrë, por sot kjo trupë duhet të votojë siç ka votuar herën e kaluar dhe të themi të vërtetën që në këtë parti kështu janë zgjedhur përherë mos bëjmë sikur nuk kemi qenë këtu

Gaz Bardhi: Propozimi i kryetarit është, propozime alternative të mblidhen nga firmat e 1/4 të anëtarëve të Kuvendit.

Ora 18:27
Pasi shkarkoi Edi Palokën, Arta Sakja zgjidhet në krye të Këshillit Kombëtar të PD! LISTA e plotë e emrave që zëvendësojnë të shkarkuarit

Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD do të jetë Arta Sakja, e cila vjen pas shkarkimit të Edi Palokës. Ajo u zgjodh sot me votat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar në mbledhjen e kësaj të enjteje. Ndërkohë, në mbledhje u zëvendësuan edhe emrat e tjerë të shkarkuar me argumentin se cenuan interesin elektoral dhe politik të PD-së.

Emrat e rinj të Këshillit Kombëtar të PD
Arta Sakja kryetare e Këshillit Kombëtar
Sekretari për Çështjet Zgjedhore Indrit Sefa
Sekretar për pushtetin Vendor Roland Bejko
Sekretar për Diasporën Kreshnik Çollaku
Sekretar Organizativ, Flamur Hoxha
Anëtarë të kryesisë: Elidon Bushati, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Agron Kapllanaj dhe Xhelal Mziu

Ora 18:20
Zbardhen porositë e Lulzim Bashës në mbledhjen e Këshilli Kombëtar

1640267559_bashaa.jpg

Zbardhen porositë e Lulzim Bashës në mbledhje. 

"E shkuara do të mbetet e shkuar. E ardhmja kërkon sfida, prandaj nga nesër të gjithë duke filluar nga unë do duhet të jemi në terren. Të punojmë me gjithë ata burra që ishin me ne, por edhe me ata qe sot nuk na besojnë, por u perdorën per mish për top.  Ata janë njerëz që kanë sakrifikuar janë të zhgënjyer me ne. Por ne duhet të punojmë me ta t'i bindim, e të bëhemi bashkë. Basha përpara anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Nga nesër secili duhet të jetë prezent në terren me demokratët duke filluar nga unë", ka deklaruar Basha. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 6 janar: 24/12/2021 07:05

    5 JANARI VJEN SHPEJT, ,,,LULI MENDOJ SE DO IKI NE 4 JANAR NE HOLANDE..GJOJA PER NDONJE BLERJE,,,DHE DO SHIKOJE NGA TELEVIZIONE SESI DO I MARRIN ME SHKELMA SHOKET E TIJ,,NGA SHQUPI,,,DO FLUTUROJNE NJEREZIT NGA KATI I DYTE....

    Përgjigju
  • Loni: 23/12/2021 19:42

    Sa shume ia paska pare hajrin ky Lul Brava partise. Po si nuk e leshon karrigen? Ka marre nepermjet kunatit miliona euroa nga ata qe ky u thote oligarke. Lul brava behu gati pas dates 5 janar qe te perballesh me domokratet. Nuk ka polici shteti dhe grupe kriminale qe te te mbajne me.

    Përgjigju
    • Zaçja: 23/12/2021 22:39

      Mas 5 Janarit, Loni prej betoni Peti prej verteti!!????????????

  • Foltorja: 23/12/2021 18:31

    Lulush shko por,kujdes se mos harron e nuk merr me vete xhelin e flokëve dhe bojën,se na shëmtohesh o qingu prej hollande,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë