Zgjedhja e emrave të rinj të Kryesisë nuk kanë kaluar pa debat. Mësohet se anëtarët, mes tyre Ervin Salianji, Roland Bejko, Jemin Gjana kanë kërkuar që të kishte kandidatura, pra për një post në sërë propozimesh në fund të zgjidhej me votë.
Ervin Salianji: Duhet të kthejmë garën dhe votën, pas 18 dhjetorit, jo emërimin. Ky është Këshilli i parë pas Kuvendit të datës 18 Dhjetor, u pa qartë që foltorja nuk arriti qëllimin për të deligjitimuar asnjë institucion të PD. Po ashtu herën e kaluar në këtë Këshill u votua me votim të hapur dhe nuk kishte asnjë kontestim dhe rrethanat e reja, por këto rrethana dhe pritshmëria e demokrateve dhe shqiptarëve tashmë nga në është shumë më e madhe. Kështu disa problematika te ngritura janë shqetësime për demokratet, dhe duke qenë se kjo mbledhje është mbledhja e parë pasi Kuvendi Kombëtar i datës 18 Dhjetor zgjodhi të ardhmen duke u ndare nga çdo praktike e keqe e së shkuarës në radhe të parë. Personalisht kam bërë dhe do bej betejë për demokratët, e mendoj që gara është themeli se si mund të përmirësohet shtëpia jonë PD. Duke qenë se jam i zgjedhur vete anëtar kryesie dhe nuk kam ambicie të tjera, propozoj që të kemi votim të fshehtë dhe të propozoni alternativa të tjera për pozicionet.
Roland Bejko: Unë jam dakord që të kemi votim dhe të kenë kandidatura alternative sepse do të kishin më shume legjitimitet
Spiro Cura: Jam dakord ose që të paktën kandidaturat e propozuara të dalin dhe të mbajnë një fjalë para se të zgjidhen
Lulzim Basha: Diskutim tjetër kundër…
Jemin Gjana: Kjo është e njëjta trupë që ka qenë dhe herën e kaluar, jam dakort me propozimin e Salianjit dhe Bejkos që të paktën nga hera tjetër të procedojmë në këtë mënyrë, por sot kjo trupë duhet të votojë siç ka votuar herën e kaluar dhe të themi të vërtetën që në këtë parti kështu janë zgjedhur përherë mos bëjmë sikur nuk kemi qenë këtu
Gaz Bardhi: Propozimi i kryetarit është, propozime alternative të mblidhen nga firmat e 1/4 të anëtarëve të Kuvendit.
Lajmi kryesor: