TIRANE - Pas reshjeve intensive të mbrëmjes së djeshme kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka mbledhur mbrëmë shtabin e Emergjencave të Bashkisë së Tiranës, nga ku ka shpërndarë në terren mbi 900 punonjës për të mbajtur nën kontroll situatën pas shtimit të reshjeve.
Ndërkohë sot nënkryetari, Enno Bozdo, ka inspektuar situatën në terren. Bozdo ka parë nga afër prurjet ne Lumin e Tiranës, e cila pas ndërhyrjeve të bëra nga Bashkia e Tiranës për rehabilitimin e tij, ka bërë të mundur që për herë të parë të mos ketë përmbytje ne zonën përgjatë tij.
Bozdo gjatë inspektimit është ndalur në shkollën “Qazim Turdiu” e cila ka pasur prezencë uji. Ndërkohë qe parashikohet shtimi i reshjeve te shiut, nënkryetari i Bashkisë i ka bërë thirrje bizneseve të cilat kanë objekte poshtë nivelit te rrugës, të marrin masa për të parandaluar dëmet që mund të shkaktohen nga rritja e nivelit të reshjeve.
Edhe këtë herë, Bozdo i ka bërë thirrje qeverisë që të zhbllokojë projektet e bashkisë së Tiranës.
Më poshtë deklarata e plotë e Enno Bozdos
"Jam këtu për të inspektuar shkollën “Qazim Turdiu” ku u raportua gjatë mbrëmjes një situatë me ujë në oborr të shkollës me një përmbytje të lehtë. Për fat të mirë tashmë ujërat janë tërhequr. Dje në mbrëmje, kryetari i Bashkisë, Z. Lulzim Basha ka mbledhur shtabin e emergjencës së Bashkisë së Tiranës për t’i bërë ballë situatës së reshjeve. Nuk bëhet fjalë vetëm për sot, por të dhënat meteorologjike tregojnë që deri të dielën ka për të pasur reshje. Për momentin kemi më shumë se 930 forca të Bashkisë të ndërmarrjeve të ndryshme, plus Ujësjellës kanalizimet të cilët monitorojnë Tiranën në pika të nxehta. Për fat të mirë, rreziku më i madh i Tiranës, që është Lumi i Tiranës, tashmë për shkak të punimeve të kryera atje është shmangur. Vjet në një situatë si kjo, ne kemi pasur më shumë se tetëqind shtëpi dhe banesa, si dhe dëme të thella materiale në të gjithë banorët. Kurse tashmë për shkak të punimeve të bëra nga Bashkia e Tiranës, pavarësisht se ato janë bllokuar me urdhër politik, kjo situatë për fat të mirë nuk verifikohet më”.
“I bëjmë thirrje biznese që për shkak të ditëve që do të vijnë të cilat pritet që të jenë me reshje, ato veçanërisht që ndodhen nën nivelin e rrugëve dhe nën nivelin e ujërave të marrin masa për të shmangur derdhjen e ujërave në mjediset e tyre dhe i themi gjithë Tiranës se Bashkia e Tiranës është në një pozicion pritje, kemi shpërndarë të gjitha forcat tona. Do ndërhyjmë me shpejtësinë më të madhe, ashtu si ndërhymë në përmbytjen e fundit për të bërë ç ‘është e mundur për të lehtësuar një situatë të mundshme emergjente që mund të pritet këto ditë. Thirrja ime shkon përsëri për qeverinë, shkon për kryeministrin Edi Rama, i bëj thirrje që të zhbllokojë projektin e Bulevardit dhe të Lumit të Tiranës, në mënyrë që ne t’i japim një zgjidhje përfundimtare jo vetëm çështjes së përmbytjes, por edhe çështjes së një infrastrukturave të mirëqenë për Tiranën",- përfundoi nënkryetari i Bashkisë.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com