Basha me fermerët në Berat: Pa një qeveri që nuk është e lidhur me krimin, mos prisni ndryshime

Fermerët e Poshnjës së Beratit i shprehën këtë të hënë kreut të Partisë Demokratike shqetësimet e tyre në lidhje me mungesën e subvencioneve, çmimin e lartë të naftës dhe mungesën e infrastrukturës. Gjatë bashkëbisedimit, kreu i opozitës iu shpreh se fajtori i gjendjes aktuale është Rama dhe qeveria e tij, që punon për një grusht klientësh të cilët pasurohen nga taksat e tyre dhe të shqiptarëve. 

"Me 2.2 miliardë euro, ne mund të arrinim fare lehtësisht të shpërndanim 150 milion euro në vit për fermerët. Me 2.2 miliardë euro ne mund të arrinim të rrisnim pensionet 30 përqind për gjithë shqiptarët.  Në vend që ndodhin këto dhe të ju prekin dhe të shpërndahet leku tek të gjithë shqiptarët, 10 veta marrin 2.2 miliardë euro dhe pjesa tjetër e popullit mbetet me gisht në gojë", u shpreh Basha, duke shtuar se Partia Demokratike me programin e saj do të ofrojë ndryshim pozitiv. "Nuk ka asnjë vend të Europës që bujqësia të funksionojë pa subvencione, as në Ballkan. Ne s’themi se premtojmë mrekullira, por të paktën subvencione sa jep Kosova dhe Maqedonia do të japim. 150 milionë euro në vit janë të domosdoshme që të paktën të ulin kostot e mekanikës apo në rastin tuaj të plastmasit të serave, të pesticideve, të imputeve, fidanëve etj", tha Basha. 

Çmimi i rritur i naftës ishte një nga problemet kryesore të fermerëve, por kreu i opozitës i propozoi atyre një zgjidhje. 

“Absolutisht për të gjithë vendin, hapi i parë do të jetë heqja e taksës Rama mbi naftën. Në momentin e parë që do të aplikojmë këtë masë, nafta do të jetë minimalisht 300 lekë më e lirë dhe pastaj do të ecim me hapa të tjerë me naftën bujqësore. Por, hapi i parë për të gjithë ekonominë do të jetë ulja e çmimit të naftës me 300 lekë,” u shpreh Basha.

Basha iu bëri thirrje fermerëve të Poshnjës që për të përqafuar ndryshimet ekonomike, duhet të ndryshojnë fillimisht gjendjen politike. “Pa ndryshuar gjendja politike, pa pasur një qeveri që e ka të lidhur fatin me ju dhe jo me banditët dhe kriminelët, mos prisni të ketë ndryshim as në tavolinën tuaj, as në xhepat tuaj, as në serat tuaja, as në arat tuaja. Një shprehje kam dëgjuar këto 3-4 javë që kam lëvizur: Na ka shkuar në palcë! Nuk ka pse të na shkojë në palcë. Ne jemi shumica, ju jeni shumica. Ejani ta marrim fatin tonë në duart tona!”- tha kreu i PD-së .

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës

Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës