Basha me minatorët në Kalimash: Kukësi është zbrazur prej keqqeverisjes së këtyre 8 viteve (VIDEO)

Gjatë vizitës në Kukës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me disa minatorë të cilët sipas njoftimit të PD janë të të papunë nga mbyllja e minierës së të Kalimashit

Minatorët patën ankesa edhe për kryetarin e bashkisë Kukës, ku sipas tyre di të vendos vetëm gjoba dhe asnjë punë nuk ka bërë për kuksianët.

Në fjalën e tij, Lulzim Basha u shpreh se keqqeverisja e 8 viteve është ndier më shumë në qytetin e Kukësit dhe këtë e tregon ikja masive e njerëzve.

 “Kam parë me sytë e mi si është zbrazur Kukësi këto vite dhe sa më shumë zbrazet Kukësi aq më shumë rëndohesh retorika dhe gjuha boshe e kryeministri në ikje dhe e qeverisë në ikje. Ndaj, sot duhet të jem i kursyer në fjalë. Masat e para që do marrim do të jenë çlirimi i vargonjve që mbajnë ekonominë peng, që mbajnë pasuritë e Kukësit peng. Vargonj të tillë si trau i rrugës së kombit që do të hiqen, vargonj të tillë si korrupsioni. Korrupsioni politik është arsyeja e vetme pse ju jeni sot pa punë, korrupsioni politik është arsyeja e vetme pse vuajnë naftëtarët dhe minatorët. Korrupsioni politik është arsyeja e vetme pse pasuritë e mëdha që do ishin bekim në çdo situatë tjetër, për çdo popull tjetër janë kthyer në mallkim për ju dhe për familjet tuaja. Dhe unë ua jap fjalën se masat e para që do marrim është që këto pasuri t’i kthejmë në funksion të mirëqenies tuaj. Të gjithë sipërmarrësit e ndershëm, investitorët vendas dhe të huaj do të kenë tek qeveria ime një mbështetje të fuqishme për t’i rindezur fabrikat, për të hapur fabrika të reja, për të hapur fronte të reja pune. Dhe këto janë qëllimet kryesore të planit tonë ekonomik, taksa  e sheshtë 9%, ulja e çmimit të karburantit, ulja e çmimit të energjisë për ata që prodhojnë dhe për ata që eksportojnë prodhimet shqiptare, ulja e kontributit të sigurimeve shoqërore kanë një qëllim madhor, të vejë në lëvizje ingranazhet e ekonomisë, të rihapi frontet e punës, të ripunësoj dhe të punësojë rininë e Kukësit, ata që kanë punuar dhe kanë humbur vendet e punës për shkak të padrejtësive dhe korrupsionit qeveritar dhe të rrisë rrogat, të rrisë pagat që mos të punojë për lëmoshë, mos punojnë për të mbajt frymën gjallë, por të punojnë me dinjitet siç punojnë minatorët, e përpunuesit, e naftëtarët në gjithë vendet e tjera atje ku qeveria kryen detyrën e vet. Dhe unë ju garantoj se mbas 25 prillit qeveria që do të zgjidhni me votën tuaj, qeveria ime, ndryshimin e parë që do të sjellë do të jetë një qeveri që do të punojë për ju”, tha ndër të tjera Basha.


Lajmi kryesor:

Basha nuk ndalet, mbledh me qindra në Kukës: Plani ynë ekonomik do rrisë të ardhurat dhe ndal largimet nga vendi, do heqim traun në Rrugën e Kombit


K.T./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja