Basha nuk ndalet, mbledh me qindra në Kukës: Plani ynë ekonomik do rrisë të ardhurat dhe ndal largimet nga vendi, do heqim traun në Rrugën e Kombit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë sot në Kukës. Ashtu siç e ka bërë traditë këtë fushatë, Basha u prit nga grumbullime njerëzish, disa edhe pa maska. Këtë herë ishin me qindra në bastionin e PD, një rrezik shumë i madh për të gjithë të pranishmit. 

Paraditen e sotme Basha ka bërë një ndalesë fillimisht tek tuneli i Kalimashit. Nga aty ai është shprehur kundër traut dhe pagesës së rrugës, pasi kjo penalizon marrëdhëniet me Kosovën. Për këtë ai u zotua se 25 prilli do të jetë dita që çdo shqiptarë do të votojë ndryshimin dhe heqjen e traut. Ai gjithashtu rrugën e Kombit e ka quajtur si një nga sfidat e mëdha që është tejkaluar dhe një projekt madhor për Shqipërinë. 

“Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj shikojeni edhe 3 jave atë tra. Në prill Shqipëria voton ndryshimin, Kukësi voton ndryshimin dhe ndryshimi i parë për çdo shqiptare dhe shqiptar nga Konispoli në Podujevë, të jetë heqja e traut. Nuk ka kaluar shumë kohë nga ai moment që na i mbushi zemrat me një besim si qytetarë të një kombi që ndërtoi tunelin më të gjatë në Ballkan dhe lidhi Shqipërinë me Kosovën. 8 vite me radhë ai që për 2 javë e gjysmë do të largohet me votën më masivë të shqiptarëve që duan ndryshim nuk bëri asgjë por përkundrazi i futi shkopinj nën rrota Kosovës, shkatërroi ekonominë tonë, uli në nivelin më të ulët marrëdhëniet ekonomike dhe politike midis dy vendeve tona. Ne ndërtuam rrugën, ne ndërtuam tunelin, ai vuri traun! Sot dua t’jua përsëris jo vetëm banorëve të qarkut të Kukësit por çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, se vota më 25 prill për Partinë Demokratike, vota për numrin 9 është votë për heqjen e traut dhe çdo pengese midis Shqipërisë dhe Kosovës. Kostot e shtuara financiare që kanë ulur ekonominë, tregtinë midis dy vendeve tona do të zhduken. Çdo pengesë do të zhduket dhe ne do të funksionojmë si një trup i vetëm dhe kështu do ta bëjmë të mundur që djemtë e Kukësit dhe vajzat e Kukësit të kenë mundësi të punojnë me dinjitet dhe Kukësi të kthehet në një qendër turistike, universitare dhe krenarie kombëtare për Shqipërinë dhe për Kosovën. Faleminderit nga  zemra për pritjen dhe si gjithmonë mbani maskat dhe distancën.”- tha Basha.

Në Kukës Basha ka vendosur lule në një bust të Havzi Nelës. Më pas duke iu drejtuar simpatizantëve të PD atje se Rama i ka poshtëruar e diskriminuar për 8 vite, por i ka bërë gabim hesapet më kuksianët.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:55
Basha me të rinjtë në Kukës: Plani ynë ekonomik do rrisë të ardhurat dhe ndal largimet nga vendi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka përmbyllur vizitën e tij në qytetin e Kukësit me një takim me të rinj të këtij qyteti ku i shpjegoi atyre planin e Partisë Demokratike për mënyrën se si do të mbështeten të rinjtë, sipërmarrjet, si dhe familjet e reja. Ai gjithashtu tha se me planin ekonomik që parashikon uljen e taksave, uljen e çmimit të naftës dhe të energjisë dhe thithja e investimeve të huaja do të rindez e ekonominë shqiptare që do të mundësoj vende të reja pune dhe paga më të mira. 

“Unë e kuptoj që me 200 mijë lekë rrogë, nuk jetohet. Nuk jetohet! Dhe dikush që thotë që unë kam 200 mijë lekë rrogë, më mirë iki, futem në borxh, futem në kamion dhe shkoj në Angli. Dhe ndryshimi në radhë të parë për mua do të thotë mirëqenie, rritja e pagës minimale kjo qё the. Paga minimale prej 360 mijë lekësh apo 300 eurosh, por qё nuk do tё vij me dekret as me deklarata para fushate do tё vij me njё plan tё mirё, dhe ne kёtё plan e kemi, kemi ekspertët pёr ta zbatuar atё, kemi vendosmërinë pёr ta zbatuar atё. Sipërmarrja rinore, në veçanti, do të ketë masa të diskriminimit pozitiv pa dëmtuar konkurrencën, se ju e dini, një ekonomi që të ecë përpara duhet të ketë konkurrencë, duhet të ketë kushte të barabarta por diskriminim pozitiv në kuptimin për t’ju hequr ato vështirësi shtesë që ka një i ri apo një e re, që do të nisë një biznes. Megjithatë, në tërësi paketa jonë e ndihmës për biznesin, besojmë, jemi të bindur se do t’ju lërë në xhepat tuaj miliona që sot shteti jua merr dhe ju nuk e dini se ku i çon. Krijimi i një familje të re është një gëzim, është një lumturi e pa përsëritshme për vet çiftin, për prindërit, për të afërmit e tyre. Dy janë arsyet kryesore pse po plaket Shqipëria, largimi i të rinjve  dhe rënie e çifteve të reja dhe e lindshmërisë. Ndaj, ndër politikat tona kryesore për ta ndalur këtë plakje të Shqipërisë, këtë tkurrje, këtë zvogëlim të Shqipërisë, janë pikërisht mbështetja e çifteve të reja, si për strehimin ashtu edhe për fëmijët e porsalindur. Duke filluar nga viti ynë i parë i qeverisjes, ne do të financojmë 100% interesat e kredive bankare për çiftet e reja që blejnë një banesë në mënyrë që të themelojnë familjen e tyre, që do të thotë se deri në fund të mandatit tonë të parë, në fund të 4-vjeçarit, 20 mijë çifte të reja do të kenë mundësinë të blejnë banesat e tyre me një kredi që e marrin në bankë ku interesi shlyhet 100% nga fondet që qeveria do vërë në dispozicion dhe natyrisht kjo është një ndihmë shumë e madhe. Është një ndihmë e madhe në kuptimin e prekshëm të fjalës, të mundesh të blesh një banesë, një apartament në një qytet apo në një zonë ku ke dhe punësimin por është edhe psikologjike. Ndihma e dytë që do të japim është që për çdo fëmijë të porsalindur, deri sa të bëhet 5 vjeç do të ketë një bonus prej 30 mijë lekë të vjetra në muaj. Sigurisht, nuk është një mrekulli por është në përputhje me mundësitë që ka Shqipëria dhe nuk është një ndihmë e vogël, shkon të paktën për të përballuar shpenzimet që vijnë, shpenzimet ekstra që vijnë me lindjen e një fëmije dhe me një rritjen e një fëmije deri në moshën 5-vjeçare. Plani ynë për arsimin, tekstet shkollore falas. Plani i mbështetjes së studentëve me pagesën e tarifave për të gjithë ata që vijë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë në muaj. Futja e konceptit të trajnimit dual në institucionet e arsimit të lartë që gjysmën e kohës ta kaloni me praktikë. I gjithë plani ynë ekonomik me uljen e taksave me çmimin e naftës dhe të energjisë dhe thithja e investimeve të huaja dhe rindezja e ekonomisë shqiptare, rindezja e ekonomisë së brendshme do t’i shërbejnë pikërisht këtij qëllimi, krijimit të vendeve të punës dhe ne kemi përllogaritur këto masa brenda katër viteve të para do të arrijmë të krijojmë diku midis 100-110 mijë vende të reja pune kryesisht për të rinjtë. Pra ndihmë për familjen, ndihmë për prindërit e rinj, për strehimin, për fëmijët. Pra për ti dhënë fund tkurrjes së popullsisë dhe mbi të gjitha një plan konkret për të avancuar me zhvillimin ekonomik të vendit. 3 miliardë euro investime gjermane në Maqedoni, 40 mijë vende të reja pune vetëm për të rinjtë në Serbi kjo është arsyeja. Se për çdo të ri që largohet nga Serbia largohen 12 nga Shqipëria se këtu nuk i keni këto e pra po ju them dhe diferenca e vetme është një qeveri që kujdeset për ju apo një qeveri që nuk i bëhet vonë për ju. Këtë të fundit e kemi patur për tetë vite me radhë. Me 25 prill është dita t’i tregojmë derën. Votoni për partinë demokratike, votoni për numrin 9, votoni për ndryshimin dhe kur flas për ndryshimin, flas për ndryshimin e jetës suaj, familjeve tuaja dhe të gjithë Shqipërisë!” – tha Basha.

Ora 14:51
Basha me minatorët në Kalimash: Kukësi është zbrazur prej keqqeverisjes së këtyre 8 viteve (VIDEO)

Gjatë vizitës në Kukës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me disa minatorë të cilët sipas njoftimit të PD janë të të papunë nga mbyllja e minierës së të Kalimashit

Minatorët patën ankesa edhe për kryetarin e bashkisë Kukës, ku sipas tyre di të vendos vetëm gjoba dhe asnjë punë nuk ka bërë për kuksianët.

Në fjalën e tij, Lulzim Basha u shpreh se keqqeverisja e 8 viteve është ndier më shumë në qytetin e Kukësit dhe këtë e tregon ikja masive e njerëzve.

 “Kam parë me sytë e mi si është zbrazur Kukësi këto vite dhe sa më shumë zbrazet Kukësi aq më shumë rëndohesh retorika dhe gjuha boshe e kryeministri në ikje dhe e qeverisë në ikje. Ndaj, sot duhet të jem i kursyer në fjalë. Masat e para që do marrim do të jenë çlirimi i vargonjve që mbajnë ekonominë peng, që mbajnë pasuritë e Kukësit peng. Vargonj të tillë si trau i rrugës së kombit që do të hiqen, vargonj të tillë si korrupsioni. Korrupsioni politik është arsyeja e vetme pse ju jeni sot pa punë, korrupsioni politik është arsyeja e vetme pse vuajnë naftëtarët dhe minatorët. Korrupsioni politik është arsyeja e vetme pse pasuritë e mëdha që do ishin bekim në çdo situatë tjetër, për çdo popull tjetër janë kthyer në mallkim për ju dhe për familjet tuaja. Dhe unë ua jap fjalën se masat e para që do marrim është që këto pasuri t’i kthejmë në funksion të mirëqenies tuaj. Të gjithë sipërmarrësit e ndershëm, investitorët vendas dhe të huaj do të kenë tek qeveria ime një mbështetje të fuqishme për t’i rindezur fabrikat, për të hapur fabrika të reja, për të hapur fronte të reja pune. Dhe këto janë qëllimet kryesore të planit tonë ekonomik, taksa  e sheshtë 9%, ulja e çmimit të karburantit, ulja e çmimit të energjisë për ata që prodhojnë dhe për ata që eksportojnë prodhimet shqiptare, ulja e kontributit të sigurimeve shoqërore kanë një qëllim madhor, të vejë në lëvizje ingranazhet e ekonomisë, të rihapi frontet e punës, të ripunësoj dhe të punësojë rininë e Kukësit, ata që kanë punuar dhe kanë humbur vendet e punës për shkak të padrejtësive dhe korrupsionit qeveritar dhe të rrisë rrogat, të rrisë pagat që mos të punojë për lëmoshë, mos punojnë për të mbajt frymën gjallë, por të punojnë me dinjitet siç punojnë minatorët, e përpunuesit, e naftëtarët në gjithë vendet e tjera atje ku qeveria kryen detyrën e vet. Dhe unë ju garantoj se mbas 25 prillit qeveria që do të zgjidhni me votën tuaj, qeveria ime, ndryshimin e parë që do të sjellë do të jetë një qeveri që do të punojë për ju”, tha ndër të tjera Basha.

Ora 12:51
Basha vendos plisin e bardhë dhe lule për Havzi Nelën: Asnjë votë për atë që poshtëroi Kukësin dhe kuksianët (VIDEO)

Nga Kukësi ku sicc e ka bërë traditë këtë fushatë, Lulzim Basha u prit nga grumbullime njerëzish, disa edhe pa maska, në qytetin e Kukësit. A ka vendosur lule në një bust të Havzi Nelës.  Më pas duke iu drejtuar simpatizantëve të PD atje se Rama i ka poshtëruar e diskriminuar për 8 vite, por i ka bërë gabim hesapet më kuksianët.

‘’Më 25 prill vullkani i ndryshimit do të bëjë që kuksianët dhe bijtë e tyre do të jetojnë me dinjitet, këtu në Kukësin tuaj, në Kukësin tuaj. Ndryshim do të thotë mirëqenie, mirëqenie do të thotë pagadinjitoze. Që vjen nga një ekonomi që prodhon, hap vende pune. Shumë shpejt do të marrë fund diskriminimi. Ju jap fjalën një ndër inkubatorët e teknologjisë së informacionit në bashkëpunim me universitetin në Austri do të hapet këtu në Kukës. Jo thjesht dhe vetëm me një qendër arsimimi dhe kualifikimi, investime amerikane, gjermane, austriake, do e kthejmë në atë që e ka bërë zoti, kryeqendër të Verilindjes. Ju falënderoj gna zemra, që kur nuk u dorëzuat. 8 vite dështime, 8 vite diskriminim, 8 vite poshtërim, 8 vite varfëri, mos i harroni, më 25 prill asnjë votë për atë që ju poshtëroi. Votat tuaja për Partinë Demokratike. Zoti e bekoftë Kukësin dhe kuksianët, fitore!’’- tha Basha.

Në një moment Basha vendosi edhe plisin e bardhë, simbol të shqiptarisë, të cilën e mori nga një prej të pranishmeve.

1617363640_606701c08db2bbashakukes.jpg

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trimi: 03/04/2021 09:31

    Është më se e qartë tash që ky dell injorant në shumë fusha bashkë me Berishën kanë vënë në jetë këtë plan. Infektim masiv të tufës ku në të kundërt qeveria kërkon vaksinim masiv të turmës. Pra këta duan me doemos që të infektojn sa më shumë njerëz që munden në mënyrë që të thonë më vonë që Qeveria dështoi me vaksinat që gjoja paskan qen të skaduara. Është kaq e thjesht!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'