Basha u premton sipërmarrësve të agjencive në Durrës: Unifikim të TVSH 6% për të gjithë operatorët turistikë! Portin e Durrësit do e nxjerrim nga duart e krimit

Kreu i PD, Lulzim Basha, vijoi në Durrës shpalosjen e Programit Shqipëria Fiton për Turizmin. Gjatë bisedës me sipërmarrës të agjencive turistike, Basha teksa tha se turizmi është në krizë nga politikat e gabuara të nërmarra gjatë pandemisë, tregoi me detaje atë çka ai do të sjellë pas 25 prillit nëse fiton, në mënyrë që sipas tij të kthejë standardet e duhura turizmin shqiptar.

Sipas tij  sipërmarrja në tërësi ka marrë paketën më minimale të ndihmës ekonomike ndër vendet e rajonit. Ndaj edhe prioriteti kryesor i programit të tij, Basha thotë se është ekonomia, është punësimi dhe këtu hyn edhe turizmi si një nga  degët me potencialin më të madh për   të ndihmuar në arritjen e këtij objektivi, hapjen e 110 mijë vendeve të punës, thithjen e investimeve, krijimin e një klime të përshtatshme të biznesit.

Një tjetër premtim që Basha u ka dhënë sipërmarrësve, është se me ardhjen në pushtet, qeveria e tij do të bëjë unifikimin e taksës së tatimit mbi vlerën e shtuar, të TVSH-së 6% për të gjithë operatorët turistikë. Sipas tij inspektoriatet do të kenë një moratorium 12 mujor deri në një reformim sipas modelit Europian. 

“Disa prej pikave të programit janë reforma që prekin të gjithë ekonominë, siç është taksa e sheshtë 9%, siç është ulja e çmimit të karburantit, siç është reduktimi masiv i burokracisë, i lejeve, i autorizimeve, i kërkesave që kërkon për çdo sektor që aksesohet nga shteti, duke përfshirë dhe sektorin e turizmit. Siç është çështja e çmimit të karburantit por dhe angazhime të tjera që kanë të bëjnë me të gjithë ekonominë. Një pjesë është e fokusuar te turizmi. Është e fokusuar te turizmi për të theksuar natyrën e turizmit si prioritet kombëtar brenda planit tonë të zhvillimit ekonomik. Dhe këtu objektivat tona janë të qarta. Një rritje prej 15% çdo vit dhe një rritje prej të paktën 2% nga 8 në 10 e sektorit të turizmit në vetvete ku natyrisht nuk përfshihet sektori i agjencive të udhëtimeve ku bashkë me të volumin në ekonomi është më shumë se dyfish”, - iu tha Basha përfaqësuesve  të sektorit të agjencive turistike.  

Gjatë takimit ai ka hedhur akuza ndaj qeverisë e cila sipas tij s'ka mbajtur premtimet në 8 vite qeverisje. Ai foli edhe për Portin e Durrësit, ku tha se me ardhjen në pushtet, ai do të dalë nga duart e krimit të organizuar që sipas tij janë të lidhura me qeverinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:53
Basha akuza qeverisë: Kur të vijmë në pushtet Porti i Durrësit do të dalë nga duart e krimit

Kreu i PD Lulzim Basha në një komunikim me përfaqësues të Agjencive Turistike në Durrës foli edhe për Portin e Durrësit, ku tha se me ardhjen në pushtet, ai do të dalë nga duart e krimit të organizuar që sipas tij janë të lidhura me qeverinë.

"Nuk ka rëndësi se kush do të jetë në krye të pushtetit vendor, do të jetë e njëjta parti apo aleatë i koalicionit qeverisës pas 25 prillit apo do të jetë opozita e pas 25 prillit. Për mua qëllimi që na bashkon është t’i kthejmë qytetarëve shërbimet dhe investimet për taksat që paguajnë. Për portin e Durrësit është folur shumë këto 8 vite dhe është investuar shumë pak.

Ndërkohë ka pasur një sërë aferash të cilat kanë zhvendosur përfitimet financiare që vijnë nga porti në duart e klaneve brenda qeverisjes të lidhura me krimin e organizuar që vazhdon të mbetet një problem i madh në qytetin e Durrësit dhe jo vetëm, në gjithë Shqipërinë. Zero tolerancë për krimin e organizuar. Një kryeministër i lidhur me krimin nuk e lufton dot krimin. Një kryeministër i lidhur me krimin nuk lufton dot krimin. Një kryeministër që përdor krimin për vota, nuk e lufton dot krimin, nuk ua heq dot nga qafa. Mund të thoni çfarë të doni për mua dhe ta thoni lirshëm sot edhe nesër se nuk jam as natyrë noprane, as natyrë hakmarrësi. Çfarë të doni, por një gjë nuk e thoni dot. As kam qenë kurrë i lidhur me krimin, përkundrazi kam një rekord të suksesshëm të luftës kundër krimit që ju ka sjellë të gjithë ju një avantazh që nuk e ëndërronit para vitit 2010: Heqjen e vizave, se tani është bërë e mirëqenë.

Porti i Durrësit do të dalë nga duart e krimit të organizuar dhe klaneve qeveritare të lidhura me të. Porti i Durrësit do t’i kthehet në radhë të parë Durrësit, në radhë të dytë Shqipërisë. Është porti i Shqipërisë, natyrisht është port i durrsakëve. Për këtë keni zotimin dhe angazhimin tim. Nesër, porti i Durrësit do të jetë i Shqipërisë, do të jetë i Durrësit. Jo i krimit të organizuar, as i klaneve qeveritare të lidhura me të. Ne kemi përzënë investitorë të huaj nga porti i Durrësit, por them ne, në fakt i ka përzënë ky. Investitorë perëndimorë për të bërë këto lloj-lloj manovrash e aferash që s’ka durrsak që nuk i di.

Padiskutim që ne do bëjmë gjithçka që ta forcojmë portin e Durrësit dhe të thithim investime të huaja dhe porti i ka të gjitha funksionet e veta. Ka funksionet e kroçiereve, i cili duhet sipas planit tonë të shumëfishohet si kapacitet. Ka dhe funksione të tjera, të cilat duhet të planizohen në përputhje me strategjitë afatgjata që janë hartuar me ekspertët më të mirë ndërkombëtar, por që braktisen sa herë që u erren sytë pushtetarëve nga aferat korruptive", tha Basha.

Ora 10:01
Basha iu premton sipërmarrësve: Unifikim të TVSH 6% për të gjithë operatorët turistikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një bashkëbisedim sot me sipërmarrës të bizneseve në Durrës, deklaroi se me ardhjen në pushtet, qeveria e tij do të bëjë unifikimin e taksës së tatimit mbi vlerën e shtuar, të TVSH-së 6% për të gjithë operatorët turistikë. Basha vijoi tu shpjegojë sipërmarrësve unifikimin e TVSH-së 6 përqind për të gjithë operatorët turistikë.

"Besoj e keni parë nga plani ynë që ne do të bëjmë unifikimin e taksës e tatimit mbi vlerën e shtuar, të TVSH-së 6% për të gjithë operatorët turistikë. Në programin tonë 6% unifikohet TVSH-ja për të gjithë operatorët turistikë, për të gjithë operatorët turistikë për të gjithë zinxhirin, për të gjitha këto. Dhe një nga masat që prek gjithë ekonominë por dhe ju në veçanti është inspektoriatet. Inspektoriatet do të kenë një moratorium 12 mujor deri në një reformim sipas modelit Europian. Që do të thotë 12 muaj nuk do të ushtrojnë absolutisht asnjë nga sjelljet, pranitë terrorizuese me biznesin dhe pas kësaj me modelin europian që do ti reformojmë këto inspektoriate, ajo që duhet të prisni ju është një rezultat I ngjashëm më  atë që ndodh në Europë. 7 deri në 10 % e biznesit kontrollohet sipas analizës së riskut, por nuk vijnë inspektorët nga mëngjesi deri në darkë duke shkatërruar nervat , duke shpërdoruar kohën, energjitë e sipërmarrësit në çdo fushë, e në veçanti sektorit të turizmit i cili vuan pastaj nga problem I tretë I cili parashtrove nga fakti që sezoni këtu mbetet tmerrësisht i shkurtër për potencialin që ka vendi. Dhe në funksion të zgjatjes së sezonit duhen marrë disa duhen ndërmarrë disa hapa. Një nga hapat kryesorë që duhet ndërmarrë është padiskutim kualifikimi i forcës punëtore.

Dhe këtu duhet të përsëris diçka që besoj tregon thellësinë e angazhimit tonë ndaj këtij sektori: Sot akoma në opozitë, për këto javë që na ndajnë nga 25 prilli dua t’iu deklaroj me përgjegjësi të plotë që kemi vendosur kontaktet dhe jemi gati të institucionalizojmë bashkëpunimin me institucione Europiane të trajnimit në fushën e turizmit me traditë mbi 100-vjeçare.

Në të dyja format edhe me pranimet e tyre fizike në Shqipëri  edhe në formatin online dhe kjo do të mundësojë që një trekëndësh bashkëpunimi mes qeverisjes si përfaqësusese i interesit publik, promovuese e interesit publik dhe vendimmarrëse politike midis jush sipërmarrjes, në këtë rast sipërmarrjes turistike dhe përmes botës akademike si pika e tretë e këtij trekëndëshi ne të dalim nga kjo situatë paradoksale ku nga njëra anë na duhet krah i kualifikuar pune që nga bazë, që nga kuzhinier, ndihmës kuzhinier, kamarier e gjithçka tjetër deri tek nivelet e larta të menaxhimit dhe nga ana tjetër rinisë nuk i jepet mundësia as të trajnohet dhe as të punësohet në vendin e vet që është një nga vendet më të bukura në botë dhe që e do shumë e detyrohet të largohet të shkojë në vendet e huaja ku pastaj shkëlqen në këto fusha ku mund të shkëlqente në vendin e vet. Ne kemi kaq shumë dhe nuk e vëmë në funksion, në funksion të kujt?", tha Basha.

Ora 09:53
Basha: Nxjerrim turizmin nga errësira, frenojmë emigracionin që është plagë kombëtare! Turizmi në krizë nga politikat e gabuara

1613120290_hhhhh.jpg

Kreu i PD, Lulzim Basha, gjatë bisedës me sipërmarrës të agjencive turistike, tha se turizmi është një nga fushat më të prekura gjatë pandemisë. Sipas tij qevveria nuk ka marrë masat e nevojshme, ndërsa shtoi se sipërmarrja në tërësi ka marrë paketën më minimale të ndihmës ekonomike ndër vendet e rajonit.

Ndaj edhe prioriteti kryesor i programit të tij, Basha thotë se është ekonomia, është punësimi dhe këtu hyn edhe turizmi si një nga  degët me potencialin më të madh për   të ndihmuar në arritjen e këtij objektivi, hapjen e 110 mijë vendeve të punës, thithjen e investimeve, krijimin e një klime të përshtatshme të biznesit.

"Turizmi është një nga sektorët e goditur më fortë kudo në botë nga pandemia, morën ndihmë direkte ekonomike pikërisht për të parandaluar këtë që të ndodhi ty dhe që për fat të keq nuk je i vetmi. Nga informacionet dhe nga bisedat që kam pasur, të vetmit që nuk morën ndihmë direkte ekonomike ishit ju.

Kur them ju, sipërmarrja në tërësi ka marrë paketën më minimale të ndihmës ekonomike ndër vendet e rajonit, s’po e krahasoj me vende të tjera. Dhe kjo e ka çuar krizën që ekzistonte para pandemisë në një alarm të kuq në kuptimin që çdo ditë raportohen dhjetëra biznese që mbyllen, qindra vende pune që humbin. Në një situatë ku ne jo vetëm duhet ta mbajmë stabël punësimin, por na  duhet ta rrisim punësimin për të parandaluar apo për të frenuar një tjetër plagë kombëtare që është  emigracioni masiv, në veçanti i krahut të të kualifikuar të punës dhe i rinisë shqiptare. 

Ndaj edhe prioriteti kryesor në program është ekonomia, është punësimi dhe këtu hyn edhe turizmi si një nga  degët me potencialin më të madh për   të ndihmuar në arritjen e këtij objektivi, hapjen e  110 mijë vendeve të punës, thithjen e investimeve, krijimin e një klime të përshtatshme të biznesit që do t’i paraprijë kësaj dhe rritjen e të ardhurave individuale dhe familjare të shqiptarëve. 

Mund të ishte parandaluar nëse qeveria këtu do të kishte marrë minimalisht ato masa që kanë marrë  në  vendet e tjera kufitare, Maqedoninë e Veriut po them. Por sot ndonëse ky është një problem që ty të ka pllakosur ty personalisht, familjarisht, dhe ato 10 familjet e atyre 10 të punësuarve që s’janë më. Prapë se prapë theksin dua ta vë tek  potenciali për nesër se ku jemi sot e dinë të gjithë. Se si kemi ardhur deri këtu po kështu është e qartë, është e qartë edhe për ne.

 8 vjet dështime, 8 vjet premtime në stratosferë të pambajtura, 8 vjet kur i zoti I shtëpisë kujdeset vetëm për  vete dhe jo për shtëpinë. Pra kur kryeministri dhe qeveria kujdesen për veten dhe jo për njerëzit, padiskutim që këtë impakt kanë sjellë për turizmin , këtë impakt kanë sjellë për të gjithë ekonominë", tha Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taypi: 12/02/2021 22:37

    Po ik or lule zim se na hape barkun. Je me te verte debil i mer njerzit per budallenj. Kur do gjykohesh per viktimat e21 janarit qe i vrave ne mes te bulevardhit'per milionat qe vodhe ne rugen e kombit etj... Nuk i haron populli or lule zim. Ti dhe Monika jeni anti shqiptare ju nuk e doni shqiperine Po si nuk del nje burre e te ta numeroje ne lule te ballit se ate meriton ti per ate zot

    Përgjigju
  • Lufi: 12/02/2021 17:01

    Pse nuk i bere per 8 vjet kur ishit ne pushtet,,pse nuk i bete resortet ju te pd,,tani u kujtuat para fushates elektorale....tani u kujtove ti,O LUL BY..A. ,,,taniKEMI EDI RAMEN QE FO SJELLIN INVESTITORE TE FUQISHEM NE DURRES....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet