Basha me studentët e 'Bujqësorit': Objektivi ynë, Shqipëria destinacion i turistëve të pasur! Rinia potencial për zhvillimin e vendit (VIDEO)

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se objektiv i tij kur të vij në pushtet pas zgjedhjeve të 25 prillit do të jetë turizmi duke e kthyer Shqipërinë në destinacion për turistët e pasur. Gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Universitetit Bujqësor  të Tiranës, Basha tha se turizmi gjatë gjithë këtyre viteve ka mbetur peng i primitivizmit të shërbimeve publike, ku uji dhe dritat janë ende me orar.

"Sfida jonë, të prezantojmë një rrugëdalje të qartë nga kriza. Kështu s’mund të vazhdojë është koha për ndryshim. Profesionistë si ju mund të jepni kontribut në menaxhimin e mjedisit. Nuk ka turizëm me mjedis të shkatërruar. Më 25 prill, ta nisim bashkë këtë ndryshim. Turizmi, bujqësia, agropërpunimi, blegtoria, mjedisi, sektorë të ndërlidhur. Objektivi ynë, Shqipëria destinacion i turistëve të pasur. Turizmi ka nevojë për burime njerëzore të kualifikuara. S’ka turizëm pa furnizim 24 orë me ujë, me energji elektrike me orar. Turizmi ynë, peng i primitivizmit të shërbimeve publike", tha Basha.

Basha tha se sfida më e madhe e qeverisë së ardhshme do të jetë kthimi i potencialit të rinisë në një mundësi punësimi dhe zhvillimi për vendin. Basha tha se kjo do të frenojë ikjen e rinisë nga vendi.

“Gjëja e parë që duhet të bëjmë është që këtë kapacitet të jashtëzakonshëm ta përthithim, ta bëjmë pjesë të planit të zhvillimit të vendit, në mënyrë që mos të na largohet drejt vendeve të tjera. Është detyra e qeverisë ta ndalë  këtë katastrofë kombëtare të largimit dhe ky është prioriteti kryesor që ne kemi. Gjithë këtë potencial të madh të rinisë shqiptare ta vendosim në funksion të objektivit tonë kryesor që është zhvillimi ekonomik, ulja e papunësisë dhe hapja e vendeve të reja të punës. Vetëm përmes kësaj mund të sjellim një kosto jete të përballueshme. Vetëm përmes kësaj mund të përmirësojmë cilësinë e jetës të gjithë familjeve shqiptare. Vetëm përmes kësaj mund të ndalojmë emigracionin e të rinjve. Vetëm përmes kësaj mund të bëjmë të mundur që investitorët e huaj ta shohin Shqipërinë për atë që është në të vërtetë, një potencial i jashtëzakonshëm që po pret të zhvillohet. Por, ka një pengesë të madhe për zhvillimin dhe pengesa është pikërisht një qeveri që për 8 vite me radhë ka premtuar dhe s’ka mbajtur asnjë premtim. Ka dështuar të çojë përpara qoftë edhe një fushë të vetme të ekonomisë apo të zhvillimit” – tha Basha.

Duke u ndalur konkretisht tek bujqësia dhe blegtoria, kreu i opozitës tha se këto dy sektorë do të jenë prioritet i qeverisë së ardhshëm duke garantuar ekspertët e ardhshëm, se nesër qeveria e re do të ketë detyrë kryesore për zhvillimin e këtyre dy sektorëve të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin dhe me potencial të jashtëzakonshëm. 

“Sot avantazhi më i madh në bujqësi, në blegtori, në vendet e zhvilluara të botës është pikërisht dixhitalizimi dhe informatizimi. Tregu i prodhimit në fushën bujqësore dhe blegtorale ka veçoritë e veta  dhe informacioni për këtë është kyç  për vendimmarrje. Çfarë do të mbjellim? Si do të konkurojë  ky produk me cilësinë e vet dhe me çmimin me të cilin ne e nxjerrim në treg? Cilat janë avantazhet e produkteve tona? Po a mundet një fermer i vetëm apo qoftë dhe një bashkim fermerësh ta bëjë këtë të mundur pa ndihmën e shtetit? Sigurisht që jo. Prandaj është e rëndësishme që shteti të luajë rolin e vet  në këtë sektor më shumë se çdo sektor tjetër. Për ti dhënë mundësinë fermerëve dhe blegtorëve shqiptarë ta kthejnë këtë informacion  në mundësi për kultivim dhe për shitje  të produkteve. Kush arrin ta bëjë këtë me eficencë e ke kthyer bujqësinë dhe blegtorinë në një minierë floriri për ekonomitë e tyre kombëtare. Subvencione reale, mbështetje reale për fermerët, 100 milionë euro në vit, ky është plani ynë dhe këtu hyn dhe digjitalizimi sepse ne duam të shmangim çdo hallkë të korruptuar të drejtorive rajonale bujqësore që kërkojnë rryshfetin përpara se të japin subvencionin. Potenciali i jashtëzakonshëm, mahnitës i Shqipërisë por dhe i fermerit shqiptar, mbështetja e drejtpërdrejtë nga qeveria me fonde buxhetore por dhe me investime në infrastrukturë dhe në vetvete ky treg, krijon jo thjesht mundësi por një kërkesë, një etje për trurin, për profesionistët, për specialistët në menaxhimin e drejtpërdrejtë të bujqësisë dhe blegtorisë dhe në menaxhimin e çdo degë dhe sektori tjetër të ekonomisë që është i lidhur me të”, -  tha Basha.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mond: 28/12/2020 17:32

    Po si mund te flisni ju per mjedisin ? A e dini apo beni rolin? Jeni simboli i shkaterimit te mjedisit,ndotjes,shfarosjes se pyjeve dhe shjaterrimit te lumenjve, po ndertimet pa leje? Dmth dhe armiku nuk mund te bente ate qe ka ndodhur nen qeverisjen tuaj, tani te presim ato qe premtoni ju !?!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja