Basha mesazh kritikëve: Kush s'njeh masakrën zgjedhore tenton përçarjen e PD! S'mund t'i biesh me shkelm sakrificave pse disave iu është errësuar mendja (VIDEO)

Përballë demokratëve të Mirditës, Lulzim Basha teksa u këkori votën për të vijura për të drejtura PD, shtoi se nga kjo garë partia do të dalë më të fortë dhe më të bashkuar.  Ndërsa shpreh bindjen se Edi Rama kërkon përçarjen e Parisë Demokratike, Basha tha se ai nuk do të lejojë këtë gjë pasi PD nuk u gjunjëzuar as para masakrës zgjedhore dhe nuk do gjunjëzohet as para diversioneve që kërkon të bëjë.   

"Unë e dua Partinë Demokratike ashtu siç e doni ju, të bashkuar, të pandarë, të fortë dhe ju kërkoj të më jepni mundësinë ta vazhdoj me besimin tuaj drejtimin e kësaj beteje për t’ja numëruar orët një orë e më parë regjimit dhe për t’i thënë shqiptarëve dhe Shqipërisë ka 2021-sh, por ka edhe përgjigje të vendosur, sepse ky vend e di që ka 91-sh, po ka edhe 92-sh. Nuk do bjerë Shqipëria, nuk do të bjerë demokracia, do të bjerë Edi Rama dhe kriminelët e tjerë një orë e më parë. Në këtë proces ku jemi futur ne reflektojmë të njëjtat vlera me të cilat u futëm në fushatë. Është fakti që ne projektuam këto vlera ato të qytetarësisë, së ndjeshmërisë së halleve të njerëzve dhe zgjidhjeve për hallet e tyre. Është pra fakti që jemi dhe mbetemi një parti e vlerave. Vlerat tona janë forca jonë jo dobësia jonë. E tillë është edhe kjo garë e brendshme përballë një kundërshtari që e ka mbyllur për 12 vjet dhe e konsideron stallë lopësh partinë e tij. Por le të mos harrojmë për asnjë çast se betejën e vërtetë e kemi me Edi Ramën dhe regjimin e tij. Kam bindjen e thellë se kam të drejt është që ky moment është një oportunitet pra, për Edi Ramën në kushtet e hedhjes poshtë të instrumenteve të përçarjes për të mbjell sërish një farë përçarje mes nesh. Ju e dini, unë kam bërë dhe ju siguroj që do vazhdoj të bëjë të gjitha përpjekjet e mia që kjo mos të ndodh. Por në këtë mision kërkoj dhe ndihmën tuaj ", tha Basha.

Duke iu drejtuar kritikëve të tij, Basha tha se nuk duhet t'i biesh me shkelmë sakrificës së demokratëve vetëm se disave i u janë errësuar përkohësisht mendjet dhe zemrat.  

"Kërkohet një vetëdijesim për të tejkaluar personalen, sektaren, gruporen në këtë moment. Kërkohet një vetëdijesim për të mos i rënë me shkelmë sakrificës të demokratëve për shkak se na janë errësuar përkohësisht mendjet dhe zemrat. Ndaj, dua ta them fare qartë dhe hapur, rreziku që 25 prillin ta konsiderojmë fitore të Edi Ramës dhe jo siç është një masakër zgjedhore, mund të përbëj shkak për një përçarje në radhët tona. Sikundër ju kërkoj të bëjmë gjithçka të mos e lejojmë këtë pëçarje. Le të dëgjojmë njëri-tjetrin të gjithë mendimet, pakënaqësitë, mosmarrëveshjet, kritikat, por për asnjë çast mos të harrojmë detyrën tonë kryesore karshi Partisë Demokratike dhe mbi të gjitha karshi shqiptarëve, nevojën për të dal më të bashkuar nga ky proces. Më të vendosur mendje ndarë për t’i shkuar deri në fund luftës që kemi nisur së bashku" tha Basha.


Lajmi kryesor:

SHBA e shpalli 'non grata', Basha në vendlindjen e Berishës, kërkon votat e demokratëve duke i thurur lavde ish-kryeministrit: Të gjitha arritjet e mëdha në vend mbajnë vulën e tij


I.K/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë

Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë