Pa program, me disa humbje në kurriz të tij dhe me shumë demokratë të zhgënjyer kundrejt vendimeve të marra në krye të PD, Lulzim Basha vijon të këmbëngul para demokratëve se ai është i duhuri për drejtimin e PD dhe se partinë po tentojnë ta përçajnë me diversionet që po bëhen nga kundërshtari. Përballë demokratëve të Tropojës , Lulzim Bashën ka marrë në mbrojtje Sali Brishën dhe thurur lavde ish kryeministrit duke i atribuuar atij të gjitha arritjet e mëdha të vendit, duke thënë se ato kanë vulën e tij dhe të PD-së.
Basha tha se beteja e vërtetë është me kundërshtarin dhe armikun e madh të demokracisë regjimin Rama-Doshi. Ndërkohë pak ditë më parë Sali Berisha u shpallur non grata nga SHBA për akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik dhe familjarëve.
"Të gjitha arritjet e mëdha të këtij vendi kanë vulën tonë, kanë vulën tuaj, gjithçka, që nga rrëzimi i komunizmit dhe demokracia, që nga futja në Këshillin e Europës, anëtarësimi në NATO, heqja e vizave, statusi kandidat, zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturorë kanë vulën e demokratëve, kanë vulën e Partisë Demokratike, kanë padiskutim vulën me nënshkrim e Sali Berishës. Ndaj, le ta zhvillojmë këtë proces statutorë që na e diktojnë rregullat e brendshme duke e konsideruar një vlerë të shtuar dhe një oportunitet, një mundësi, por po kështu të mos harrojmë se beteja e vërtet është me kundërshtarin, me armikun më të egër të demokracisë dhe të shqiptarëve, me regjimin e Edi Ramës, Tom Doshit dhe kriminelëve me të cilët ka ndaluar përkohësisht aspiratën e Tropojës dhe të Shipërisë për ndryshim", tha Basha.
Basha foli edhe për djegien e mandateve duke thënë se kishte vetëm një qëllim, atë të zgjedhjeve të parakohshme. Duke mbrojtur vendimin e paprecedentë, Basha tha se pa këto beteja do të shkonin duke u zvarritur drejt 25 prillit si bashkëfajtorë dhe si fasadave të regjimit.
"Siç e dini fare mirë nën drejtimin tim dhe me vendimet e mia, janë ndërmarrë disa prej akteve më të paprecedentë në 30 viteve pluralizëm. Por nuk janë ndërmarrë as për veten time dhe as për fatin tuaj, janë ndërmarrë për ta çliruar Shqipërinë nga ky regjim. Djegia e mandateve kishte një dhe vetëm një objektiv: zgjedhje të parakohshme dhe shembjen një orë e më parë të një parlamenti të dalë nga një tjetër palë zgjedhjesh ilegjitime siç ishin ato të 2017-ës. Sot është e lehtë të rishkruash historinë sepse siç e thotë populli "të mençur pas Kuvendit e trima pas lufte ka boll", por ne duhet të kujtojmë e duhet të jemi të vetëdijshëm se pa këto beteja do të shkonim duke u zvarritur drejt 25 prillit si bashkëfajtorë dhe si fasadave të regjimit dhe jo ballë për ballë regjimit dhe njësoj e bërë njësh me qytetarët, të cilëve ua kthyem bashkë me mandatet edhe besimin. Se edhe betejat ne do të luftojmë e do t'i çojmë deri në fund për ta dhe familjet e tyre. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër sepse njësoj si në 91-shin njerëzit na ndoqën e na besuan" tha Basha.
Basha u shpreh se dorëzimi përballë atyre që e konsiderojnë 25 prillin fitore të Ramës dhe jo masakër zgjedhore, mund të çojë në një përçarje. Basha kërkoi mbështetjen e demokratëve duke thënë që me votimin e tij do të vendosim PD mbi vetën e tyre dhe nuk do japin shans kundërshtarit të bëjë diversionet që ka nisur me kërkesat për bashkëpunim pa vija të kuqe.
"Vëllezër dhe motra, ne ndodhemi në një krizë politike e cila vetëm u thellua nga 25 prilli. Këtë e dimë të gjithë ne, e di dhe kundërshtari politik të cilit nuk i qesh buza sepse e di çfarë ka bërë, e ndaj është vërsulur me dy mënyra për të zbut krimin që ka kryer jo thjesht ndaj Partisë Demokratike, ndaj demokratëve por dhe Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe ndaj demokracisë. Mënyra e parë dhe e preferuar e tij, është ajo e diversionit. Diversioni kësaj radhe ka marrë formën e shtrirjes së dorës për bashkëpunim pa vija të kuqe. Përgjigjja është e qartë: të bashkëpunosh me autorin e masakrës zgjedhore, do të thotë të bëhesh bashkëautor i masakrës zgjedhore. Të bashkëpunosh pa vija të kuqe me njeriun që tjetërsoi vullnetin e shqiptarëve, që e ndaloi përkohësisht dhe dhunshëm shpresën e tyre për ndryshim, që futi demokracinë dhe vendin, siç e thash në një “arest kardiak”, do të thotë të bëhesh bashkëfajtor. Ndaj, përgjigjja ime ka qenë prej momentit të parë dhe mbetet e qartë: kryetari i Partisë Demokratike në detyrë dhe kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, nuk e njeh rezultatin e tjetërsuar më 25 prill. Pa këtë nuk ka themel mbi të cilin mund të ndërtojmë aksion politik në dobi të Shqipërisë dhe shqiptarëve, por vetëm aksion që do të na çojë drejt humnerës, drejt zvogëlimit, drejt zhdukjes. Ka një dhe vetëm një rrugë përpara, që kjo është rruga e betejës me të keqen. Kështu jemi ringritur sa herë jemi goditur nga pabesitë e fatit apo të kundërshtarëve", tha Basha.
VIDEO/Fjala e plotë
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike Lulzim Basha edhe gjatë takimeve të tij me demokratët ku kërkon të vijojë të jetë në krye të PD ka hasur kundërshtinë e disa demokratëve të zemëruar që i kërkon atij dorëheqjen.
Por duket se Basha e ka gjetur zgjidhjen për këtë. Në një video të publikuar nga CNA, Basha gjatë takimit me demokratët në Roskovec, si për t'i qetësuar i ka ftuar për kafe dhe se i kanë të paguara nga ai.
“Unë kisha ngarkuar një njeri dhe do ulesha me të. Tani që jemi bashkë, siç jemi, meqe në orën 5 kemi një takim, direkt në kafe për pyetje përgjigje dhe kafen do ja u paguaj unë. Do u qeras unë”, dëgjohet të jetë shprehur Basha.
Përballë demokratëve të Mirditës, Lulzim Basha teksa u këkori votën për të vijura për të drejtura PD, shtoi se nga kjo garë partia do të dalë më të fortë dhe më të bashkuar. Ndërsa shpreh bindjen se Edi Rama kërkon përçarjen e Parisë Demokratike, Basha tha se ai nuk do të lejojë këtë gjë pasi PD nuk u gjunjëzuar as para masakrës zgjedhore dhe nuk do gjunjëzohet as para diversioneve që kërkon të bëjë.
"Unë e dua Partinë Demokratike ashtu siç e doni ju, të bashkuar, të pandarë, të fortë dhe ju kërkoj të më jepni mundësinë ta vazhdoj me besimin tuaj drejtimin e kësaj beteje për t’ja numëruar orët një orë e më parë regjimit dhe për t’i thënë shqiptarëve dhe Shqipërisë ka 2021-sh, por ka edhe përgjigje të vendosur, sepse ky vend e di që ka 91-sh, po ka edhe 92-sh. Nuk do bjerë Shqipëria, nuk do të bjerë demokracia, do të bjerë Edi Rama dhe kriminelët e tjerë një orë e më parë. Në këtë proces ku jemi futur ne reflektojmë të njëjtat vlera me të cilat u futëm në fushatë. Është fakti që ne projektuam këto vlera ato të qytetarësisë, së ndjeshmërisë së halleve të njerëzve dhe zgjidhjeve për hallet e tyre. Është pra fakti që jemi dhe mbetemi një parti e vlerave. Vlerat tona janë forca jonë jo dobësia jonë. E tillë është edhe kjo garë e brendshme përballë një kundërshtari që e ka mbyllur për 12 vjet dhe e konsideron stallë lopësh partinë e tij. Por le të mos harrojmë për asnjë çast se betejën e vërtetë e kemi me Edi Ramën dhe regjimin e tij. Kam bindjen e thellë se kam të drejt është që ky moment është një oportunitet pra, për Edi Ramën në kushtet e hedhjes poshtë të instrumenteve të përçarjes për të mbjell sërish një farë përçarje mes nesh. Ju e dini, unë kam bërë dhe ju siguroj që do vazhdoj të bëjë të gjitha përpjekjet e mia që kjo mos të ndodh. Por në këtë mision kërkoj dhe ndihmën tuaj ", tha Basha.
Duke iu drejtuar kritikëve të tij, Basha tha se nuk duhet t'i biesh me shkelmë sakrificës së demokratëve vetëm se disave i u janë errësuar përkohësisht mendjet dhe zemrat.
"Kërkohet një vetëdijesim për të tejkaluar personalen, sektaren, gruporen në këtë moment. Kërkohet një vetëdijesim për të mos i rënë me shkelmë sakrificës të demokratëve për shkak se na janë errësuar përkohësisht mendjet dhe zemrat. Ndaj, dua ta them fare qartë dhe hapur, rreziku që 25 prillin ta konsiderojmë fitore të Edi Ramës dhe jo siç është një masakër zgjedhore, mund të përbëj shkak për një përçarje në radhët tona. Sikundër ju kërkoj të bëjmë gjithçka të mos e lejojmë këtë pëçarje. Le të dëgjojmë njëri-tjetrin të gjithë mendimet, pakënaqësitë, mosmarrëveshjet, kritikat, por për asnjë çast mos të harrojmë detyrën tonë kryesore karshi Partisë Demokratike dhe mbi të gjitha karshi shqiptarëve, nevojën për të dal më të bashkuar nga ky proces. Më të vendosur mendje ndarë për t’i shkuar deri në fund luftës që kemi nisur së bashku" tha Basha.
Asgje e mire nuk ka ardhur nga ai mortja o mashtrues ordiner
PërgjigjuO lyl o dyl po a e kupton ti që je kart e djegur e del e mbron super kartën e djegur kriminelin hajdut salmutin. E ti je i mbaruar o i uruar nuk e kupton që ti me gjith partin tēnde keni mar fund o merhum.
Përgjigju